Balla nga selia e PS në Shkodër: Sulm i porositur nga Tirana. Basha i paaftë për të kundërshtuar Berishën dhe Metën

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Taulant Balla, numri dy i Partisë Socialiste ka akuzuar drejtpërdrejt nga Shkodra për sulmin e sotëm mbi selinë e PS-së, ish-kryeministrin Sali Berisha, Presidentin Ilir Meta, kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi. Ai tha se nga nesër selia e PS do jetë gati përsëri për rolin e vet dhe se nuk ka asnjë dyshim që do fitojë më 25 prill.

“Jam i bindur se çfarë ndodhi sot nuk është vepër e shkodranëve, pasi shkdoranët janë simbol i demokracisë. Ka ardhur nga PD që po e përdor Shkodrën për qëllime të ndyra politike dhe me ta është edhe Ilir Meta. Sulmi është një sulm i porositur nga Tirana dhe ka për autor Sali Berishën, Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe për fat të keq edhe Lulzim Bashën që s’ka mundësi të ndërhyjë në këtë urdhër. Nuk jemi sot për të parë selinë e dëmtuar të PS-së, sepse PS nuk është një seli, është forca më e madhe politike në Shqipëri, dhe nuk ka dyshim që do të fitojmë në 25 prill.

Këtu jemi për të denoncuar këtë skenar dhune që nisi duke vjedhur një protestë paqësore për një humbje jete. Ne socialistët i shprehim ngushëllimet tona familjes sepse një punonjës nuk përfaqëson Policinë e Shtetit, i cili po ndëshkohet për krimin që ka bërë. Ky është standardi dhe krahasimi ynë me ata. Në 2011 nuk zbatohej urdhri i prokurorisë për të arrestuar ata që kishin kryer vrasjet. Monika Kryemadhi është rekrutuese e minorenëve, i bëj thirrje të heqi dorë dhe prindërve që të mos i lejojnë. Prokuroria ka bërë verifikimet dhe ne nxisim t’i shkojnë deri në fund. Kjo protestë është iniciuar nga PD dhe LSI në Shkodër dhe nga Voltana Ademi”, tha Balla.

Të fundit

Shembet çatia e shkollës, 12 persona dërgohen me urgjencë në spital (Video)

Dymbëdhjetë persona, përfshirë nëntë fëmijë, janë plagosur pasi çatia e një shkolle në Florida u shemb pjesërisht. Incidenti ndodhi në...

Kamioni përplas 65-vjeçarin me biçikletë, mësohet gjendja e tij

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës ku ka mbetur i plagosur një 65-vjeçar. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije...

Ndryshon rregullorja/ Prekjet me dorë të topit, ja kur do të quhet penallti

Prekja e topit me dorë në zonë gjatë viteve të fundit është interpretuar në mënyra të ndryshme dhe ka pasur shumë pakënaqësi, teksa federatat...

Kush janë dy të rinjtë shqiptarë që u vranë me armë brenda makinës së tyre (Emrat+Foto)

Dy persona të moshës 24 dhe 28-vjeç kanë mbetur të vrarë nga një përleshje e armatosur që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në...

Tea dhe Bearti rikthehen në ‘Përputhen’

E papritur, por e vërtetë! Tea dhe Bearti do të rikthehen në “Përputhen”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë autorja e programit, Olsa...

Lajme të tjera

Web TV