Ja si ta ndjejmë atmosferën e festave edhe në punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që jashtë festohet, edhe në zyrat tuaja duhet t’i ndjeni emocionet e festave. Përgatitja e një peme të sjell një ndjenjë ndryshe, ndërkohë që të krijohet ideja e një ambienti familjar. Në këtë mënyrë përfitues janë të dyja palët, pasi edhe punonjësit janë më komod në punën e tyre dhe kanë një ndjenjë pozitiviteti.

Varni disa drita

Të shtosh drita në zyrë është një mënyrë shumë e thjeshtë dhe e këndshme për të shtuar erë festash në vendin e punës. Mund t’i zgjasni horizontalisht nga një cep i tavolinës në tjetrin ose në mure.

Shtoni ngjyrat

Shumë njerëz i lidhin festat me ngjyrën e kuqe dhe atë jeshile, prandaj mund t’i sillni festat në zyrë nëpërmjet shtimit të ngjyrave. Mund të vini vazo me lulet e kuqe të Krishtlindjeve (poinsettia) mbi tavolinën tuaj të punës, mund të varni llamba me ngjyra nga tavani ose nga drita kryesore, mund të merrni një kurorë të vogël lulesh e ta varni në mur, etj.

Vendosni një pemë Krishtlindjesh

Sigurisht që mënyra më perfekte për të sjellë një ndjenjë festive në zyrë është pema. Mund të merrni një pemë qeramike apo një pemë me zbukurime por në miniaturë, të cilat mund t’i vini në tavolinë.

Bëhuni kreativë

Po ndiheni më aventurierë se kurrë këtë vit? Atëherë mund të merrni parasysh letrat e murit apo letrat e paketimit.

Ato mund t’i përdorni për të improvizuar një oxhak apo për të mbështjellë karrigen, tavolinën, bravat e dyerve, etj. Duke qenë se do të tërhiqni vëmendjen e njerëzve të tjerë në zyrë, mund të mbani disa ëmbëlsira të vogla Krishtlindjesh në tavolinë për kureshtarët./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV