‘Lushnja nuk i nënshtrohet diktaturës’, qytetarët marshojnë paqësisht në rrugët kryesore

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Për të 5-ën ditë me radhë, në qytete të ndryshme të Shqipërisë mbahet protestë homazh në kujtim të të riut, Klodian Rasha, i qëlluar për vdekje në orët e para të 8 dhjetorit.

Dhjetëra qytetarë marshuan në shenjë homazhi në qytetin e Lushnjës.

Me koret “Drejtësi për Klodianin” dhe ‘Lushnja nuk i nënshtrohet diktaturës’ qytetarët marshuan paqësisht në rrugët kryesore të qytetit.

Marshim homazh u mbajtën edhe në Cërrik. Qytetarët kanë ndezur disa qirinj dhe kanë mbajtur 1 minutë heshtje në shenjtë përkujtimi për 25-vjeçarin Rasha.

Nën moton “drejtësi për Klodianin”, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe minorenë kanë protestuar paqësisht në sheshin “Nënë Tereza” të Sarandës. Me qirinj dhe pankarta në duar ata kanë kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, i cili u vra nga një efektiv i policisë.

Prej 5 ditësh, protesta janë mbajtur edhe në qytete të tjera të vendit.
l.m/Fjala.al


Të fundit

49-vjeçari largohet nga ambientet e Spitalit Psikiatrik në Tiranë, alarmojnë familjarët: Është i rrezikshëm

Pasi mjeku i hapi kartelën për shtrim, krejt papritur Aleksandër Hoxha u largua në orën 10 të paradites, të...

Plagosja e 39-vjeçarit në Vlorë/ Zbardhet ngjarja, shpallet në kërkim 18-vjeçari

Vlorë- Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Uji i Ftohtë” ku u plagos me armë zjarri një 39-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në...

Covid në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, ja sa persona u infektuan në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për të dytën ditë radhazi se nuk ka asnjë humbje jete, teksa flitet për 20 raste të reja me...

Dita e dytë pa humbje jete nga COVID, Manastirliu tregon planin gradual të lehtësimit të masave

Sot është dita e dytë kur vendi ynë nuk ka pasur humbje jete për shkak të koronavirusit. Ky lajm i mirë është bërë me...

Plagosja e Regi Kaçorrit te Kompleksi Olimpik/ Drejtori i Policisë: E dimë kush është autori, qëlloi me armë dhe u largua

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e sotme afër “Rrugës së Kosovarëve” te Kompleksi Olimpik në Tiranë. Si pasojë e një...

Lajme të tjera

Web TV