Meta mesazh për vdekjen e mjekut Kërci: Humbje e rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ndarjes nga jeta të mjekut Mihal Kërcit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se humbja e jetës së tij dhe disa mjekëve të tjerë, kërkon marrjen e masave të shpejta, pa kursyer asgjë.

Presidenti thotë se duhet siguruara sa më parë vaksina ku prioritet të jetë personeli mjekësor, ndërsa kërkon për ta shpërblim financiar dinjitoz dhe të shtuar.

Ndarja nga jeta e Dr.Mihal Kërcit, personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, është një lajm shumë i hidhur për familjen, pacientët dhe të gjithë mjekët. Ngushëllimet më të ndjera, për këtë humbje të rëndë, që kërkon reflektim të thellë.

Humbja e jetëve, si pasojë e COVID-19, të shumë mjekëve të shkëlqyer si Drini Dobi, Bledi Nini dhe të tjerë, është e pazëvendësueshme dhe boshllëku i krijuar në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve tashmë ka për të qenë shumë problematik.

Kjo situatë kërkon marrjen e masave të shpejta, pa kursyer asgjë. Përsosja dhe furnizimi i bollshëm e pa kufizim me mjetet më të mira mbrojtëse për personelin mjekësor. Dezinfektimi i vazhdueshëm dhe rigoroz i mjediseve mjekësore për arritjen e sigurisë maksimale të tyre.

Sigurimi sa më parë i vaksinës dhe vaksinimi me prioritet i personelit mjekësor. Shpërblim financiar dinjitoz dhe të shtuar. Janë këto disa nga masat më urgjente dhe efektive, që duhen marrë sa më parë. Çdo investim në këtë drejtim, ështe investim jo vetëm për jetën dhe shëndetin e mjekëve por edhe për shendetin e qytetarëve, të cilët presin shumë nga puna dhe përkushtimi i mjekëve, veçanërisht në këto kohë të vështira pandemie“, shkruan Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pas daljes nga ‘BBV3’, Ilnisa habit fansat, bën ndryshim drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me...

Ky vend u bën thirrjen e fortë qytetarëve: Largohuni menjëherë nga Izraeli

Australia u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Izraeli “nëse është e sigurt për ta bërë këtë”, pas raportimeve të...

SHBA vendos veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur veton për anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB, një lëvizje që qeveria izraelite e ka kundërshtuae me forcë. Një...

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

NGA Alba Malltezi  Është krijuar tashmë një refren i padrejtë dhe bezdisës për veshët e shqiptarëve, sikur drejtësia, aleatët tanë ndërkombëtarë, duan të “zhdukin” opozitën....

Pse lëngu i freskët i frutave nuk është gjithmonë i shëndetshëm

Kur themi lëng i freskët që del nga shtrydhja e frutave të stinës, ndodh rrallë që njerëzit ta refuzojnë. Fakti që është i freskët...

Lajme të tjera

Web TV