Si të harroni një histori të gabuar dashurie në dhjetë hapa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Keni dëshirë të qani? Bëjeni. Kur zemra thyhet duhet treguar durim dhe dashuri: kohë për të marrë veten dhe për t’u marrë me veten në kuptimin e plotë të fjalës. Por kujdes! Lotët mos i derdhni para atij ose asaj. Ja se si mund ta harroni një histori të gabuar dhe t’ia rinisni më së miri pas fundit të një dashurie.

Qani

Pavarësisht se sa mund të ketë zgjatur një histori dashurie, çdokush lëndohet në mënyrën e tij. Të ktheni faqe menjëherë nuk është edhe aq e lehtë, ndaj mos e sforconi veten: nëse ju vjen të qani, qani ose bërtisni pranë jastëkut tuaj të dashur.

Ndajeni dhimbjen tuaj

Flini për të, por jo me të gjithë, kuptohet: personat e duhur janë ata të cilët janë të aftë të dëgjojnë me objektivitet dhe të përgjigjen edhe në raste të pakëndshme. Jini gati të dëgjoni edhe ato që nuk do të donit t’i dëgjonit.

Merrni përgjegjësinë

Një marrëdhënie krijohet nga dy persona: kjo nuk do të thotë që ta fajësoni veten, por përkundrazi, të bëheni një person më i lirë falë ndërgjegjes suaj. Merrni përgjegjësinë që ta shihni situatën me qartësi.

Mësoni nga gabimet

Është e rëndësishme që t’i kujtoni gabimet që keni bërë gjatë marrëdhënies suaj dashurore dhe t’i kuptoni ato, për të mos i bërë më. Madje, ju sugjerohet që të shkruani një listë të të gjitha atyre gjërave, të cilat nuk do t’i dëshironi më nga një raport.

Lëvizni

Bërja e aktiviteteve fizike vë në lëvizje trupin dhe…mendjen! Kjo gjë përveçse ndikon në prodhimin e endorfinës, ju ndihmon të luftoni momentet e depresionit dhe të gjeni humorin e mirë. Ndërkohë që ky do të jetë një plus më shumë për të bërë takime të reja. Pra vetëbesimi juaj do të rritet ndjeshëm.

Lexo edhe :  Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

Mësoni

Përdorni gjithë mendjen dhe shpirtin tuaj për të marrë leksione të denja nga jeta që keni jetuar dhe në këtë rast nga një marrëdhënie dashurie e gabuar. Ëndrrat me sy hapur do t’ju ndihmojnë të qartësoheni nga mendimet, ndërsa do t’ju bëjnë të kuptoni se çfarë kërkoni vërtet nga dashuria!

Argëtohuni

Ka shumë mënyra se si mund të argëtoheni për të harruar atë dhe gjithë fundin e hidhur të një lidhjeje të gabuar. Dilni me shoqërinë, bëni shopping, ndiqni ndonjë kurs, shkoni në plazh. Ndërkohë, mos harroni kohën që mund ta shfrytëzoni vetëm për veten tuaj. Tashmë jeni sërish beqar/e. Bëni një banjë të mirë, shkoni në një qendër estetike-relaksuese, lexoni, shihni ndonjë film komik etj.

Eliminoni!

Më në fund do të jeni gati që të eliminoni përfundimisht prezencën e ish-it tuaj. Objektet e shtëpisë duhet t’ju japin pozitivitet, sepse nuk ja vlen që ato t’i lidhni me emocionet e së shkuarës. Pastroni shtëpinë, sistemojeni ndryshe. Hiqni nga “Facebook” të gjitha fotot me të.

Merrni frymë thellë

Largoni çdo lloj frike që mund të keni brenda vetes. Eksperimentoni sporte dhe hobe të reja për të kaluar kohën. Merrni frymë thellë vazhdimisht. Përkëdheleni veten tuaj me çfarëdo lloj gjëje që ju kënaq. Gatuani gjëra të mira edhe pse jeni vetëm dhe filloni të shijoni anën më të bukur të vetmisë. Mos harroni: më mirë vetëm sesa të keqshoqëruar.

Pranoni

Nëse jeni ndarë një arsye ekziston. Ndaj, pavarësisht se vendimi është marrë nga ju ose ai/ajo, pranoni realitetin. Përpara keni jetën tuaj. Bëjeni atë më të bukur!
l.m/Fjala.al

Të fundit

Rama zbulon shifrat/ “560 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë janarit”

560 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë janarit. Këtë shifër e zbuloi kryeministri Edi Rama me anë të...

Opozita zbret në shesh, protestë kombëtare para Kryeministrisë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë mbledhur para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një protestë masive pas akuzave të ish-zv/kryeministrit Arben...

Berisha del nga selia e PD-së, nis marshimin me militantët drejt kryeministrisë

Sali Berisha ka dalë nga selia e PD-së, rreth gjsyëm orë pasi duhej të niste protesta e opozitës në bulevardin përpara kryeministrisë. Berisha është i shoqëruar...

Zgjedhjet e 11 majit, Tom Doshi njofton futjen në garë, ja në cilin qark do të kandidoj

Tom Doshi do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Social Demokrate në Qarkun e Shkodrës. Vendimin ia ka bërë të ditur strukturave...

Vota e Diasporës/ Më të interesuarit emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi

Kjo e shtunë çoi në rreth 104 mijë, numrin e emigrantëve të regjistruar për të votuar me postë në zgjedhjet e 11 majit. Shifrat e...

Lajme të tjera

Web TV