Ky është shteti që fiton luftën kundër COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zelanda e Re ka hequr pothuajse të gjitha kufizimet pasi nuk raportoi asnjë rast aktiv në vend me coronavirus.

Në mesnatën e kohës lokale (12:00 GMT), e gjithë Zelanda e Re u zhvendos në nivelin një, më të ultën e një sistemi alarmi me katër nivele.

Sipas rregullave të reja, distancimi shoqëror nuk kërkohet dhe nuk ka kufizime në tubimet publike, por kufijtë mbeten të mbyllur për të huajt.

Zelanda e Re nuk ka raportuar asnjë rast të ri me coronavirus për më shumë se dy javë.

Kryeministrja Jacinda Ardern u tha gazetarëve se vallëzoi kur kuptoi se nuk ka asnjë rast të ri.

“Ndërsa jemi në një pozitë më të sigurt, më të fortë, ende nuk ka asnjë rrugë të lehtë për t’u kthyer në jetën para Covid, por vendosmëria dhe përqendrimi që kemi pasur në përgjigjen tonë shëndetësore tani do t’i jepet rindërtimit tonë ekonomik”, tha Ardern.

Zelanda e Re me popullatë prej rreth pesë milionë banorë ka regjistruar 1,154 raste me coronavirus ndërsa 22 persona kanë vdekur që kur virusi nisi në fund të shkurtit.

Të fundit

Trump përpiqet të mbrojë pasuritë e paluajtshme në gjyqin civil për mashtrime

Ish-presidenti Donald Trump po përballet në gjykatë me një padi civile prej 250 milionë dollarësh, sipas së cilës ai...

Shkatërroi martesën për shkak të lidhjes me shërbyesen, Schwarzenegger tregon pengun

Në një intervistë të fundit, Arnold Schwarzenegger ka reflektuar mbi jetën e tij dhe ka zbuluar edhe pengun më të madh ndonjëherë për të....

Kroaci/ Përfshihet nga flakët depoja e plastikës, mbyllen shkollat

Një zjarr i madh shpërtheu në mëngjes në një depo plastike në qytetin lindor kroat të Osijekut, i cili më pas u përhap në...

Paralajmërimi i ekspertëve: Mos hani kurrë këto katër ushqime

Ndoshta duhet të mendoni dy herë, herën tjetër kur blini diçka nga supermarketi. Ekspertët e sigurisë ushqimore kanë zbuluar katër ushqimet e shitura në raftet...

Yjet dhe dashuria/ Pse ju do, sipas shenjave të Horoskopit

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ju ka marrë partneri juaj? Përtej kimisë, romancës, dashurisë, tërheqjes që ekzistonte patjetër mes jush, për të qenë bashkë...

Lajme të tjera

Web TV