Mjeku dhe drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi, do jetë i ftuar sot në orën 18.30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA TV.
Ai do të bëjë një analizë të asaj që po sjell protesta e të rinjve si reagim ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Mënyra si ka reaguar policia, dhunën e ushtruar dhe nëse këtë protestë po e mbështet opozita. Koduzi do të analizojë edhe se si e ka menaxhuar qeveria situatën e pandemisë. Përse PD është gjithnjë kritike për atë që po bën ministria e Shëndetësisë dhe si do ta menaxhonte PD nëse do ishte në pushtet. Këto dhe të tjera, na ndiqni në një intervistë me kreun e Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduzi.
Na ndiqni LIVE sot në 18.30 në “FJALA TV” në live stream, facebook dhe youtube. Një “Hard Talk” që nuk duhet të humbisni.