Sektori elektro-energjitik Shqipëri-Kosovë, Rama: Fundi do jetë integrimi në tregun europian

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ditën e nisjes së transmetimit të linjës 400 kv Shqipëri-Kosovë. Rama kujton se përpjekja ka filluar që në shkurt të 2010, por qeveria para ardhëse nuk e përfundoi brenda 2 vitesh për “arsyen e mosarsyes”.

Më tej Rama thotë se në qeverinë e tij zbatimi filloi në 2014 dhe projekti përfundoi në 2016, por u ndal nga veto e Serbisë. Sipas tij ky projekt u vu në jetë sot për meritë të Shengenit Ballkanik, teksa theksons e hapësira elektro-energjitike shqiptare që është krijuar sot është shembull për tregun rajonal dhe qëllim final ka integrimin në tregun europian.

Më në fund ia kemi dalë ta arrijmë këtë ditë, e cila faktikisht nëse kthehemi pas dhe shohim historikun e këtij procesi, ka marrë shumë kohë. Ka qenë shkurti i 2010, plot 10 vjet më parë kur qeveria e Shqipërisë miratoi për ndërtimin e linjës së transmetimit Shqipëri-Kosovë. Sipas zotimit të kryeministrit parardhës, linja që do përfundonte brenda 2 vitesh, ishte një prej projekteve më të mëdha, me potencialin për rregullimin e energjisë.

Duke hequr këtë pjesë të fjalës, që pajtohem, sepse është një nga projektet më të mëdha, dua të kujtoj se puna nuk filloi kurrë. Për arsye të mosarsyes që nuk ka nevojë të qëndrojmë këtu gjatë, jo vetëm që asgjë nuk nisi, por sistemi ynë elektroenergjitik degradoi deri sa u bë një barrë shtypëse mbi shpatullat e shtetit, që rrezikonte ta falimentonte shtetin“, u shpreh Rama.

Më tej ai sqaroi se në 2014 qeveria e re jona filloi zbatimin e këtij projekti madhor, dhe e mbyllëm në 2 vjet, në 2016. “Këtu sot jemi pas 4 vitesh, 4 vite pas përfundimit të projektit, kujtoj që kam qenë i pranishëm së bashku me mikun tim Isa Mustafën kur kemi lajmëruar përfundimin e projektit, dhe linja nuk u vu në punë, për një arsye që duhet thënë sot, dhe që u shërben atyre që në mënyrë t verbër kundërshtojnë përpjekjen tonë për të integruar qasjen ndaj të ardhmes së rajonit.

Ishte vetoja e Serbisë. Mbeti peng i një formaliteti, në kushtet e mungesës së një vullneti politik. Për 4 vite Kosova s’mund të merrte një kod transmetimi nga rrjeti europian, sepse pala serbe pranonte ta njihte pavarësinë e rrjetit të Kosovës, me kushtin që të ishte i lidhur me të. Ky është Shengeni Rajonal. Kështu zgjidhen projektet që kanë rëndësi shumë të mëdha, dhe mbeten peng i sherreve të mëdha, që i ka penguar shqiptarëve të shohin përtej hundës së tyre.

E arritëm me mbështetjen e SHBA dhe BE, sa i përket të ardhmes së këtij rajoni. Ta heqim atë veto dhe të marrim e të vendosim në funksion këtë projekt. Është një nga projektet më të mëdha në historinë e dy vendeve, unë them shteteve, se jemi një vend me dy shteteve. Fundi i kësaj historie i jep sot jetë këtij projekti. Një hapësirë e pavarur, në një treg më të gjerë rajonal, që është edhe hallkë e një sistemi më të gjerë si ai europian. Vënia në punë e linjës 400 kë do sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në Shqipëri dhe do rrisë konsiderueshëm rrjetin interkonjektiv të OST“, tha Rama.

Lexo edhe :  Si u gjendën 55 sirianët në Gjirin e Vlorës?/ Gazeta Fjala zbulon dosjen e plotë. Hoteli ku strehoheshin sirianët në Tiranë në pronësi të Fatos Dusha, kunati i ish-konsulles së nderit të Indonezisë në Tiranë, Irma Kapllani

Kryeministri ka sjell edhe një shembull nga Bernd Fischer për luftën e dytë botërore, ku tregohet në detaj si interesat e tregut kishin bashkuar në një hapësirë Shqipërinë e Kosovës nën sovranitetin e atëhershëm italian. “Ishte periudha kur Shqipëria e Kosova jepnin e merrnin në mënyrë reciproke. Kosova mbulonte nevojën e Shqipërisë për produkte bujqësore, Shqipëria për blegtorale. Kosova për qymyr, Shqipëria për krom dhe hekur. Tani po e njëjta.

Shqipëria gjeneron 97% nga hidrocentralet, Kosova 97% nga termocentralet. Integrimi i rrjetit dhe ndërveprimi në linjë i OST me KOSTT-in. Faktikisht kjo do të thotë që siç e nënvizoi ne jemi reciprokisht më të fuqishëm nga pikëpamja e kapaciteteve. Sa na takon si Shqipëri, duke qenë se kemi një nivel kaq të lartë të prodhimit të energjisë të pastër. Hapet perspektiva edhe përmes kësaj linje, edhe për investimet Skavicën, dy parqet fotovoltaike për të mundur të eksportojmë.

Në Shqipëri për herë të parë pas kësaj firme, mund të programojmë më mirë tepricat dhe mangësitë sezonale, që ndikohen nga kushtet klimaterike Ndryshe nga koha që përshkruan Fischer, kjo është një kohë që ne vijmë në këtë përfundim si shprehje e vullnetit sovran, të dy qeverive në dy shtete sovrane. Shembull që të gjithë xhagajdurët këtje e andej, kufirit, që venë kujën patriotike për të penguar projektet ekonomike, të kuptojnë qasjen tonë dhe çdo të thotë Shengeni Rajonal. Nuk është doërzim i pavarësisë, por fuqizim i saj.

Krijimi i bllokut të kontrollit Shqipëri-Kosovë është zgjidhja më e mirë për problematikën e nevojën për rezerva për çdo zonë të veçantë kontrolli. Blloku sjell një përfitim të madh, duke siguruar një potencial të madh kurismi ndaj totalit të rezervave. Rritja e sigurisë, optimizimi i menaxhimit të rezervave.

Bashkohem plotësisht me ministren kur tha se çka bërë OST dhe KOSTT për të arritur të shkelet butoni dhe të fillojë qysh prej mesnatës është një shembull kuptimplotë për ata që duan të kuptojnë. Gur kilometrik në rrugën e ndërveprimit me sukses. Hapësira shqiptare që është krijuar me këtë do jetë një shtyllë në historinë e krijimit të tregut rajonal. Në të adhmen e afërt do jetë pjesë e tregut europian. Dua ta mbyll se nuk është fundi, është vetëm vazhdimi i një rruge kjo që dëshmojmë sot, sepse fundi është integrimi i plotë në tregut europian që kalon përmes tregut rajonal“, tha Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“ Joe , ti e di që un fitova” mesazhi në letrën që Trump i la Biden

“Joe, ti e di që unë fitova”. Ka qenë ky mesazhi që pak më parë bëri bujë në mediat...

Nuk do ta besoni dot! Shikoni çfarë ndodh në Parlamentin Europian

Komisioneri Evropian për Punët e Brendshme, suedezja Ylva Julia Margareta Johansson, ka habitur në Parlamentin Europian, ku gjatë një pushimi në një seancë plenare,...

Biden president i SHBA-së /Balla: Një zë kryesor mbështetës i kauzës shqiptare për pavarësimin dhe shtetin e pavarur të Kosovës

Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas ceremonisë së inagurimit të Presidentit të ri të SHBA, Joe Biden. Përmes një...

E papritura/Para se të largohej nga detyra, Trump zgjati mbrojtjen e Shërbimit Sekret për fëmijët e tij

Përpara se Donald Trump të largohej nga detyra, ai nënshkroi një memorandum që shtrin mbrojtjen e Shërbimit Sekret të SHBA me gjashtë muaj për...

Trondit Melisa: Më kanë dhunuar fizikisht

Melisa ka tronditur sot në “PërPuthen”, ku ka treguar momentet e vështira në jetën e saj, gjatë kohës që jetonte në Itali, ku tha...

Lajme të tjera

Web TV