Dhjetor 1941 – Sovjetikët nën sulm/Shpartallohet Ushtria e Kuqe, si u kthye fati i luftës në Stalingrad

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Që nga koha që Pakti Molotov-Ribbentrop ishte firmosur në gusht të 1939, Bashkimi sovjetik kishte pajisur Gjermaninë me armatime dhe të mira të tjera të domosdoshme për pushtimin e Evropës.

Megjithatë, kur Gjermania do t’i kthehej kundra ish-aleatit së saj, Stalini do të arrinte në përfundimin që edhe Britanikët dhe Francezët kishin arritur më parë; Hitlerit nuk i zihet besë. Më 22.06.1941, operacioni më i madh në histori do të fillonte; Operacioni Barbarosa.

Tre grupe ushtarake gjermane, të përbërë nga 4 milion njerëz, do të hynin në territorin rus duke shkatërruar gati të gjithë divizionet e Ushtrisë së Kuqe, në sajë të strategjisë së rrethimit. Ushtria e Kuqe që ndodhej në pjesën perëndimore të Bashkimit Sovjetik të pësonte humbje të mëdha.

Përballë kësaj situate, Sovjetikët u tërhoqën për në Ural, duke marr atë që mund të merrnin dhe duke shkatërruar atë që nuk mund të merrnin. Asgjë nuk duhet të binte në dorë të armikut (një strategji kjo që është përdorur edhe kundra Napoleon Bonapartit). Në Ural, rusët do mund të rigrupoheshin dhe furnizimi i Ushtrisë së Kuqe, mund të bëhej i mundur.

Vonë në dhjetor të po atij viti, Trupat Gjermane kishin arritur në dyert e Leningradit, dyert e Moskës dhe Rostov. Arritja deri aty kishte qenë e mundimshme për Gjermanët. Ata kishin humbur 23% të ushtrisë që kishte sulmuar në fillim. Megjithatë gjermanët vazhdonin të avanconin. Dimri i fortë i Rusisë, do të bënte që ata të ndaleshin.

Në këto kushte, ishte e pamundur realizimi i sulmit Blitzkrieg (sulm rrufe) sepse tanket nuk mund të manovronin thjeshtë në fushat e mbuluara me borë. Gjermanët e kishin nënvlerësuar numrin e madh të ushtarëve që Ushtria e Kuqe kishte nën dispozicion. Ushtarët gjerman, nuk ishin të pajisur mirë për një mot të tillë.

Mungonin mjetet e transportit dhe makineritë nuk i bënin dot ballë motit të ftohtë, duke marrë parasysh teknologjinë e atëhershme. Trupat Gjermane filluan të demoralizohen nga luftimet e pafundme dhe ardhja e trupave të reja nga Siberia. Këto trupa ishin të shumtë dhe drejtoheshin nga Gjenerali Zhukov, një gjeneral ky me përvojë nga Lufta e Parë Botërore. Gjithashtu, këta ushtarë Sovjetik, ishin mësuar me ato kushte të ashpra. Gjermania kishte avancuar shumë përpara, por kësaj radhe Sovjetikët do të “kthenin përgjigje”.

Më 5 dhjetor, Sovjetikët kundërsulmuan dhe i detyruan trupat gjermane të ktheheshin mbrapa për kilometra të tëra (mendohet 150-250 kilometra). Kjo kishte qenë thyerja e parë e gjermanëve në luftë. Më 25 qershor 1941, lufta e vazhdueshme e sovjetikëve me Finlandën, bëri që sovjetikët të ndërmerrnin një fushatë të gjerë bombardimesh ajrore kundra kësaj të fundit. Këto bombardime, filluan pak mbrapa fillimit të Operacionit Barbarosa.

Beteja e Stalingradit

Më 23 gusht, 1942, Gjermanët arritën Vollgën, në veri të Stalingradit. Gjermanët pa humbur kohë, do të bombardonin qytetin duke shkatërruar shtëpitë prej druri. Shkatërrimi i këtyre të fundit u bë me qëllim që të dëmtoheshin uzinat moderne të sovjetikëve.

Më 23 shtator, Ushtria Gjermane kishte marrë në dorë këto fabrika dhe rrezja e veprimit të Ushtrisë Gjermane, ishte aq i gjerë sa që kishte nën kontroll të gjithë lumin.

Sovjetikët do të sillnin përforcime dhe tashmë do të fillonte ajo që në histori u njoh si Beteja e Stalingradit. Në rrugët e Stalingradit, do të zhvilloheshin beteja të ashpra guerirlase. Duke qenë se të dy palët luftonin brenda në qytet, mendohet se luftimet trup më trup nuk kanë munguar.

Lufta e egër, bëri që morali i trupave të të dyja palëve të binte. Edhe pse Gjermania po dëmtohej shumë nga kjo betejë, Hitleri nuk do të urdhëronte kurrë dorëheqjen. Von Paulus, i ndodhur në një gjendje të mjerueshme, do provonte edhe një herë një sulm kundra Sovjetikëve në fillimet e nëntorit.

Tashmë Ushtria Gjermane kishte në dorë rreth 88% të qytetit, por me sa dukej, rezistenca e Ushtrisë së Kuqe, nuk do të binte bashkë me qytetin e shkatërruar. Ndërkohë që Ushtria Gjermane, futej akoma më thellë në qytet, Sovjetikët kishin forcuar krahët në rrethinat e Stalingradit.

Në këtë mënyrë, Sovjetikët patën mundësi të rrethonin deri diku Ushtrinë Gjermane. Operacioni Uranus, në 19 nëntor, pati si bazë sulmimin e forcave gjermane nga të dyja krahët. Ky operacion korri sukses. Trupat Sovjetike do të takoheshin në Kalaç dhe 4 ditë më vonë, Divizioni i Gjashtë i Ushtrisë Gjermane, do të rrethohej i tëri.

Kjo për ta ishte një grackë nga ku nuk do të ishte shumë e lehtë të dilnin. Divizioni i Gjashtë, kërkoi leje për të dalë nga rrethimi, por Hitleri nuk i lejoi, duke i premtuar se ata do të furnizoheshin nga qelli me ushqime, deri sa të shpëtoheshin. Megjithatë Sovjetikët nuk do të bënin sehir ndërkohë që Hitleri të sillte ndihmat.

Në atë kohë, Sovjetikët do të lëshonin një sulm kundra forcave të ndodhura në afërsi të Moskës. Ky sulm i quajtur “Operacioni Mars”, kishte si synim ndërprerjen e kontakteve ndërmjet divizionit qendror me atë të divizionit në jug të Stalingradit.

Me të shpejtë, Von Manstein do të formonte një batalion modest me ushtarë gjermanë, me qëllim për të shkuar në ndihmë ushtrisë që kishte ngecur në Stalingrad. Por ai do të afrohej vetëm 50 kilometra me ushtrinë e mbetur në brendësi të Stalingradit. Trupat Sovjetike, nuk do ta lejonin atë të ecte përpara qoftë edhe një metër me shumë.

Lexo edhe :  Balla nga Mengli: Në 2013 familjet me ndihmë ekonomike ishin në një skemë lëmoshë, PD ofron grushta mbi sipërmarrjen

Në fund të vitit 1942, Divizioni i Gjashtë, ishte katandisur si mos më keq, pasi Luftëaffe (Forcat Ajrore Gjermane), nuk sillte as 1 të 6 e furnizimeve të nevojshme. Fieldmarshall Von Paulus do t’i dorëzohej Ushtrisë së Kuqe më 2.2.1943 duke mos parë rrugë tjetër shpëtimi.

Nga ky vendim, 91 000 ushtarë Gjerman dhe 22 gjeneralë, do të binin në duart e Sovjetikëve. Kjo do të ishte lufta më e madhe në të gjithë historinë, si në shpenzime, ashtu edhe në humbje njerëzore. Mendohet se Gjermanët humbën rreth 850 000 ushtarë. Ndërsa gjithsej 2 milion njerëz do të vdisnin në këtë betejë (por kjo është e diskutueshme).

Ofensiva e Sovjetikëve

Mbas dorëzimit të Divizionit të Gjashtë të Ushtrisë Gjermane në Stalingrad, më 2 shkurt 1943, Ushtria e Kuqe do të hidhej në sulm kundra trupave tjera gjermane. 8 dallgë sulmesh do të ndesheshin me ushtrinë gjermane gjatë dimrit. Shumica e këtyre sulmeve, u përqendruan përgjatë Donit, një nga lumenjtë afër Stalingradit.

Në fillim Ushtria e Kuqe do të korrte sukses, por më vonë gjermanët do të riorganizoheshin. Duke marrë avantazh nga dobësimi i Ushtrisë Sovjetike, që kishte bërë gjithashtu gabimin të zgjerohej shumë në terren, Gjermanët do të kundra-sulmonin dhe do të shtinin në dorë edhe një herë qytetin e Kharakov si edhe terrenet në afërsi. Kjo do të ishte fitorja më e madhe strategjike e Ushtrisë Gjermane.

Vjeshta do të shërbente vetëm si një pengues për të zhvilluar luftën. Shirat e rrëmbyeshëm do ta bënin situatën të vështirë për të dyja palët luftuese. Megjithatë të dyja anët do të përgatiteshin gjatë këtij intervali për të luftuar në betejën e verës. Gjermanët do të shtynin disa herë ofensivën e tyre, duke bërë të mundur një përgatitje sa më të fortë.

Më 4.6.1943, Ëehrmacht do të organizonte një mbledhje të përgjithshme. Në këtë mbledhje u vendos që në ofensivën e verës kundra Trupave Sovjetike, të përqendrohej artileria më efektive në dispozicion e përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kjo ofensivë do të hidhej kundra sovjetikëve në afërsi të qytetit të Kursk. Ishte e qartë për sovjetikët që në këtë linjë defensive do të kishte një sulm së shpejti dhe prandaj ata do të dërgonin përforcime në këtë pikë. Kjo u bë e mundur me hapjen e transheve, furnizim me armatim dhe ushtarë, duke shpresuar se sovjetikët do të përgatisnin një mbrojtje të fortë në këtë mënyrë.

Gjermanët do të sulmonin vijën defensive të sovjetikëve si nga jugu, ashtu edhe nga veriu, duke shpresuar të takoheshin në qendër. Në se Gjermanët do të takoheshin në qendër, vija defensive mendohej se do të binte dhe 60 Divizione Sovjetike do të kapeshin rob. Megjithatë kjo ishte vetëm një presupozim i gjeneralëve gjermanë, sepse në të vërtetë forcat gjermane në veri do të bënin shuma pak përpara.

Në veri mbrojtja Ruse qëndronte e pathyeshme, por në jug situata po shkonte pak keq dhe gjermanët po avanconin gjithmonë e më shumë. Duke iu frikësuar një penetrimi nga ana e forcave gjermane në këtë zonë (që njëkohësisht mund të lente njësinë mbrojtëse në veri të zbuluar), sovjetikët do të sillnin përforcimet e tyre. Kjo do të njihej si Beteja e Kurskut.

Beteja e Kurskut, do të ishte beteja më e madhe e tankeve në të gjithë historinë. Luftimet do të zhvilloheshin në afërsi të qytetit të Prokhorovka dhe beteja do të merrte një kthesë krejt ndryshe nga ajo që Gjeneralët Gjermanë kishin menduar. Artileria dhe armatimet e tankeve gjermane, do të mbaronin shpejt.

Njësitë gjermane tashmë ishin të lodhura nga luftimet, ndërkohë që sovjetikët, duke përfituar nga kjo situatë, filluan një kundër-ofensivë. Në këtë gjendje, Trupat Ushtarake Gjermane do të tërhiqeshin. Nga kjo ofensivë në verë, gjermanët do të humbnin pozicionin e tyre të mëparshëm duke u tërhequr akoma më mbrapa.

Sovjetikët më vonë do të çlironin Kharakovin, pas një fitoreje të bujshme në Kursk. Shirat e rrëmbyeshëm të Vjeshtës, bindën Hitlerin të merrte vendimin për një tërheqje të përgjithshme në gusht, deri në linjën e lumit Dnieper, që kontrollohej nga trupat gjermane.

Ndërkohë që muajt ndiqnin njëri tjetrin, dhe ndërkohë që shtatori i linte vënd tetorit, Gjermanët do të ndërgjegjësoheshin se ishte me të vërtetë e pamundur të mbaje nën kontroll Dnieperin. Forcat Sovjetike do të gjenin mënyrën për të kaluar lumin dhe qytetet e rëndësishme të Dnieperit do të binin një nga një, duke filluar me qytezën e Zaporozhye, për të vazhduar më vonë me rënien e Dnepropetrovsk.

Në fillimet e nëntorit, sovjetikët do të kalonin në të dy anët e Kievit dhe do ta çlironin kryeqytetin e Ukrainës. Gjatë Krishtlindjeve, Forcat Ukrainase do të sulmonin në Korosten. Tashmë Sovjetikët kishin rrugë të hapur. Sovjetikët do të avanconin deri tek kufijtë Sovjetiko-Polake të vitit 1939. Kjo tregonte hapur avancimin e tyre ndaj Gjermanisë, e cila po humbte betejë mbas beteje.

l.m/Fjala.al

Të fundit

E rëndë/ Vetëvritet me armë zjarri 60 vjeçari në zonën e “Astirit” në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një 60 vjeçar...

Pronar i depos së mbushur plot me armë/ Ky është Sokol Xhura, në kërkim për t’u arrestuar në Shtetet e Bashkuara

Dy ditë më parë policia e Tiranës, arriti të zbulonte një tjetër depo armësh, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Raporton se arsenal i armëve...

Marina e SHBA thotë që ka regjistruar pamje të rralla UFO-s, publikohet videoja

Pentagoni ka pranuar së fundmi se një luftanije amerikane ka regjistruar pamje të rralla në errësirë të objekteve të panjohura që fluturojnë mbi të...

Të maskuar si shpërndarës picash/ Hajdutët shqiptarë sulmojnë çiftin, i shkuan tek dera dhe… (Foto)

Anton Kolndrea, Kristian Gjoka dhe Eduart Pjetër Gjoka janë tre picierët e rremë që u identifikuan nga prokuroria mbas një sërë veprimesh hetimore kryesisht...

Rama jep lajmin e mirë: 7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit në facebook ku ka njoftuar se 7020 doza të tjera vaksinash të Pfizer...

Lajme të tjera

Web TV