“Do të jetë gjëja e duhur”/ Noizy flet per bashkimin me Stresin për të ndihmuar familjen e Klodianit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” për ditën e sotme ishte këngëtari Rigels Rajku,i njohur me emrin e tij të skenës Noizy, për të folur rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet, ku mbeti i vrarë 25-vjeçari, Klodian Rasha.

Protesta të shumta janë zhvilluar fill pas kësaj ngjarje, ku pjesë e tyre ishte edhe këngëtari i mirënjohur dhe rivali i tij, Stresi.

I pyetur nëse ka një komunikim mes tyre, Noizy shprehet se nuk ka, por nëse Stresi e ndjen që duhet të ndihmojë familjen e viktimës atëherë do të jetë gjëja e duhur, sepse ata kanë nevojë për mbështetje.

“Nëse ai e ndjen që duhet të ndihmojë familjen e viktimës atëherë do të jetë gjëja e duhur, sepse ata kanë nevojë për një fjalë të mirë dhe disa njerëz që mund t’i mbajnë ngrohtë. Nuk është gjithçka leku, edhe pse bëra thirrje për ndihmë nga ana financiare pa e ditur se si i kanë punët, por që robi në këto momente ka nevojë për t’i ndenjur afër dikush, kështu që nëse ai e ka menduar ti bëj ndihmë familjes kjo duhet menduar që prej fillimit”, tha Noizy.

Këngëtari Stresi ishte në shesh së bashku me protestuesit duke kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut nga efektivi i policisë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

Lajme të tjera

Web TV