Intervista/ Mjeku Gazmend Koduzi: “Premtimet e PD,  ç’do bëjë me pandeminë nëse fiton më 25 prill”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Gazmend Koduzi , njëkohësisht edhe ekspert i çështjeve shëndetësore në Partinë Demokratike, në një intervistë për emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku”, analizon situatën e pandemisë në vend dhe tregon hapat që do të ndjekë opozita për përballimin e situatës pas marrjes së pushtetit.

Nga Roland Qafoku

-Ju thatë që PD e mbështet protestën, por nuk e organizon atë. Si e konfirmoni këtë?

-Të gjithë ata persona që janë në protestë janë në opozitë me këtë qeveri.

-Po them opozita zyrtare.

Në radhë të parë ne duhet të dimë që kushdo që i përket një partie politike, fillimisht është qytetar, është familjar, është prind. Famila e atij djali është në dëshpërim të madh sepse ata atë djalë të vetëm kishin. Ju fik dera e tyre. Çfarë do ju thotë zoti Rama atyre? Nuk e di se si shkon ai atje, edhe për pazare shkon.

-Ku?

Te familja Rasha. Është dhënë nga një gazetar që ka shkuar fshehurazi. Një kryeministër nuk mund të shkojë fshehurazi. Herën e dytë po them se herën e parë ka shkuar për ngushëllim dhe mirë ka bërë sepse është në traditën e shqiptarit që të shkojë për ngushëllim.  Pavarësisht se Rama nuk është gjakësi, ai është frymëzuesi i dhunës.

-A keni të dhëna konkrete për numrin e atyre që janë dhunuar në komisariate?

Sigurisht që e dimë. Deri dje janë arrestuar 189 persona dhe ndër ta janë 50 të mitur. Kjo qeveri dhe kjo polici po shkel të drejtat e fëmijëve.

-Të cilës moshë?

Poshtë moshës 18 vjeçare. Ka një konventë nga OKB që cilëson fëmijë çdo person të moshës nën 18 vjeç. Madje një fëmijë që është marrë në pyetje nga një gazetar, ka deklaruar se ka qenë 13 vjeç. E kapën prej krahu dhe e çuan në Polici. Një 13 vjeçar ta kapësh prej krahu e ta çosh në Polici? Ky është skandal! Dhunimi i Kartës së të Drejtave të Fëmijëve.

-Numri i mjekëve që kanë humbur jetën në vendin tonë për shkak të Covid-19 është shumë i lartë në krahasim me vendet e tjera. Si ka mundësi, çfarë ka ndodhur?

Pyetja juaj është shumë e drejtë se po shikoja një tabelë me vdekshmërinë e personelit mjekësor që ka ndodhur në rajon.

-Si janë shifrat?

Spanja, Italia, Gjermania, Maqedonia, Shqipëria. Në Spanjë e kanë humbur jetën 61 mjekë, në Itali 216, Gjermania 28, në Maqedoni 12 ndërsa në Shqipëri 24. Duke parë numrin e mjekëve që kanë humbur jetën në raport me numrin e mjekëve që kanë këto vende, Shqipëria e ka 0.4%. Ndërkohë që Italia, apo Spanja e kanë 0.05%. Pra, e kanë 10 herë më pak se ne.

-Sa mjekë ka Shqipëria zoti Koduzi?

Shqipëria ka 4490 mjekë.

-Pse ndodh kjo?

Shqipëria është i vetmi ved në Ballkan i cili nuk ka një protokoll sot për mbrojtjen e mjekëve. Që në mars, Gjermania bëri protokollin e spitaleve që do kishin zero infeksion. Protokolli ishte që personeli mjekësor do t’i bëjë tampon kontrollit të tyre një herë në javë. Çdo pacient që shkonte në spital duhej të bënte tamponin para se të vizitohej dhe pasi dilte nga vizita. Dy hapat e para ishte për të ruajtur spitalet me zero infeksione.

Nëse një mjek nuk e kap infeksionin javën e parë, por javën e dytë kur fillojnë simptomat agravohen ato. Atëherë të del situata jashtë kontrollit. Kjo ndodh sepse mjeku ka kontakt të vazhdueshëm me pacientë të ndryshëm. Ngarkesa virale që merr mjeku në vendin e punës është shumë e lartë. Në sëmundjet infektive, rëndesa e një sëmundjeje është e lidhur shumë dhe me ngarkesën virale që merr trupi.

Lexo edhe :  Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime/Apeli mbyll në qeli Natasha Romblën dhe djalin e saj

-Nëse PD fiton zgjedhjet më 25 prill, Çfarë do bëni ju si PD lidhur me pandeminë?

Çdo gjë që kemi thënë. Do vendosim gjithë sistemin shëndetësor në funksion  sepse nuk është funksional. Sot që ne flasim nuk i kemi në funksion spitalet bashkiake dhe rajonale.

-Pse?

Nuk kanë një pavion Covid, që të trajtojë pacientët.

-Tjetër?

Motivimi i personelit mjekësor.

-Tjetër?

Rimbursimi i plotë jo vetëm i mjekimit të persovae me Covid por edhe i diagnostikimit të tyre sepse është një element shumë i rëndësishëm që anashkalohet. Sot shumica e pacientëve shkojnë te privati për të bërë analizat laboratorike. Të gjitha barnat që kanë nevojë për trajtimin e sëmundjes do rimbursohen.

-Sa është rroga sot e mjekëve?

Rroga mesatare sot e mjekut të familjes është diku te 600 mijë lekshi, ndërsa e infermierëve shkon te 420 mijë lekshi.

-Sa e parashikoni ju se do shkojë kjo pagë nëse ju vini në pushtet?

Ne e kemi thënë që në prill të 2019 se mjekut do i shkojë rroga 1200 euro ndërsa infermierëve 700 euro. Këtë PD do e bëjë që vitin e parë të qeverisjes së saj.

-Po rrogën që jepej në fund të vitit do e ktheni?

Po sigurisht që do ketë.

-PD me të drejtë të paktën në opinionin tim ka folur për koncesionet në Shëndetësi. Ato kanë një kontratë. Nëse ju ua hiqni këtë koncesion ata padisin shtetin, qeverinë, dhe nëse e hedhin në gjyq shtetin marrin dhe lekë të tjera. A shkon kjo?

Pyetja është shumë e saktë dhe ky është një shqetësim që e kemi dhe ne. Ne nuk duam t’i krijojmë shtetit një barrë tjetër financiare. Ne i kemi denoncuar që në fillim që koncesionet kanë dy probleme të mëdha.

Kanë problemin e dhënies së koncesionit, pra kur kompanitë kanë fituar koncesionin jashtë kritereve ligjore të përcaktuara nga vetë ministria e Shëndetësisë  dhe kriteret që plotëson kompania që e ka fituar koncesionin. Për Check up-in dokumentat u mbyllën në 11 shtator të 2014. Ndërkohë që në 9 shtator 2014 koncesionari mori licencë për laborator.

-Sa konkurruan?

Konkurruan dy grupe kompanish  dhe fitoi ky grup konkurrentësh i cili kishte hapur licencën në datën 9 shtator pa patur eksperiencë, ndërkohë që kërkesa nga dokumentet standarde të tenderit ishte që duhet të ketë eksperiencë në ofrimin e shërbimeve laboratorike.

Që këtu ka shkelje ligjore. Në listën e personave që e kanë bërë Check up-in ka dhe persona që kanë qenë të vdekur. Ka persona që kanë shkuar për ta bërë dhe iu kanë thënë që e kanë bërë chec up-in. Mora këtë rast sepse e njoh shumë mirë dhe ka shumë denoncime. Pataj vijmë te sterilizimi, kostoja.

-Si do ia hiqni licencën zoti Koduzi?

Të gjithë këto elementë janë elementë që çojnë drejt anulimit të kontratës. Këto janë elementë teknikë që unë si mjek i përmend. Kjo është denoncuar që në shkurt 2015. Ne e kemi çuar si proces në Prokurori. Të gjithë këto elementë kanë elementët teknikë, dhe ato juridikë. Tek elementët teknikë kanë probleme që nga mënyra e fitimit, deri të mënyra e zbatimit. Ndërsa mekanizmin juridik se si do veprohet, e ka shpjeguar zoti Basha.

l.m/Fjala.al

 

Të fundit

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Lajme të tjera

Web TV