Vrasja e Klodian Rashës/ Prokuroria paralajmëron ndryshimin e akuzës ndaj efektivit të policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke marrë shkak nga vëmendja e opinionit publik, me qëllim informimin sa më të plotë, në lidhje me ecurinë e hetimeve që ka të bëjë me ngjarjen e datës 08.12.2020, që lidhet me vrasjen e shtetasit Klodian Rasha nga punonjësi i policisë Nevaldo Hajdaraj, si dhe duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedurës Penale në lidhje me sjelljen e subjekteve procedurale penale në raport me kryerjen e një vepre penale, ju informojmë sa më poshtë: Që nga momenti i parë, veprimet hetimore janë kryer në kontrollin e Prokurorisë, sipas normave procedurale.

Është krijuar grupi hetimor, i përbërë nga shërbimet e policisë gjyqësore të strukturave të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Drejtoria, Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, të cilët menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e sipërcituar kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, në vendin e ngjarjes si dhe në ditët në vijim kanë realizuar veprimet e para hetimore të domosdoshme dhe të nevojshme, që kanë të bëjnë me këqyrjen e vendit të ngjarjes, këqyrjen e kufomës, pyetje të shtetasve të ndryshëm, marrjen dhe ekzaminimin e pamjeve filmike, si dhe veprime qe kanë të bëjnë me identifikimin e mekanizimit te ngjarjes dhe të veprimeve të kryera nga subjektet procedurale, autori i veprës penale, viktima si dhe subjekte te tjera. Pas ngjarjes së ndodhur, dhe deri tani, janë realizuar një sërë veprimesh hetimore, shteruese, ezauruese, efikase, te pandikuara dhe pa pjesëmarrjen në kryerjen e këtyre veprimeve, të shërbimeve të strukturave të Policisë së Shtetit, me qëllimin e vetëm, identifikimin sa më të plotë, shkencor dhe teknik të mekanizimit të ngjarjes si dhe të identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit të ngjarjes. Kryerja e veprimeve hetimore në drejtim të mekanizimit të ngjarjes, dhe identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit, ku deri në këtë njoftim, shprehemi të bindur se veprimet hetimore në lidhje me këto rrethana janë në përfundim të tyre, dhe mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, dhe do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer.

Lexo edhe :  “Unë nuk them ‘po shefi’…”, Kryemadhi rrëfen konfliktin me Metën: E gjitha nisi

Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për konflikt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas goditjes me armë zjarri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedurës Penale për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka pasur përdorim dhune. Grupi hetimor, krahas hetimit në lidhje me identifikimin e mekanizimit të ngjarjes si dhe të përgjegjësisë ligjore të autorit të ngjarjes, ka kryer dhe është në vijim të kryerjes të veprimeve hetimore që kane për objekt identifikimin e autorësisë të armës të zjarrit të gjetur në Rrugën ‘At Zef Valentini’, si dhe mekanizimit të rrethanave të gjetjes së saj. Jemi në rang të kryerjes së veprimeve të plota hetimore, dhe garantojmë opinionin publik për pavarësinë e tyre, në respektim të plotë të normave procedurale në fuqi. Shprehim gatishmërinë tonë në përmbushjen e detyrave kushtetuese, duke i kërkuar opinionit publik, medias vizive dhe asaj të shkruar, dhe veçanërisht familjarëve të të ndjerit Klodian Rasha, besim të plotë në një hetim objektiv dhe të shpejtë, me qëllim vënien në përgjegjësinë e duhur penale të autorit dhe dënimin e tij sipas ligjit.

Të fundit

E rëndë/ Shkoi për të rregulluar vetullat, 28-vjeçarja rrezikon të humbasë shikimin

Një 28-vjeçare në Britani, ka përfunduar në spital, pasi shkoi për të bërë një rregullim të vetullave dhe për...

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit

Kostot e larta të energjisë për institucionet publike janë një zë i konsiderueshëm i buxhetit në Bashkinë e Mirditës, e cila për të ulur...

I dha vulën e PD-së Berishës/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri. Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e vitit 2022 për shkak të...

Efektet që kanë aktivitetet artistike në trurin e njerëzve në moshë

Për shumë prej nesh, ditët kur mund të krijonim diçka artistike, një pikturë, art crafts (punime artistike me dorë) apo diçka që vë trurin...

Arrestimi i këngëtarëve shqiptarë në Zvicër/ Mirë ua bënë, vinë e dredhin by**ët dhe…

Zbardhen detaje rreth aksionit të policisë zvicerane për arrestimin e disa personave në lokale nate, ku mes tyre ishin dhe këngëtarë shqiptarë dhe serbë....

Lajme të tjera

Web TV