Zbehet protesta në ditën e gjashtë, nuk shënohen përplasje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas njoftimit të policisë që nuk do të lejonte grumbullimin e protestuesve si masë kundër përhapjes së “Covid-19”, dje është parë një numër më i vogël protestuesish para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme. Nuk shënohet asnjë incident mes punonjësve të policisë dhe qytetarëve.

Nga Fernada Cenko

Policia e Shtetit ka përdorur pandeminë për të daluar të rinjtë që të dalin të organizuar nëpër sheshet e Tiranës por edhe në qytetet e tjra të vendit për të protestuar ndaj vrasjes së Klodian Rashës.

Në ditën e gjashtë të protestës, duket se policia arriti ta shuajë vetëm në këtë formë, pasi në pesë ditë protestuesit e rinjë thyen dhe ju vunë zjarrin objekteve publike. Policia e shtetit vendosi dje nëpërmjet një njftimi zyrtar te mos lejojë mbajtjen e protestave duke e justifikuar vendimin e saj me situaten e covid si dhe me vijimin e hetimeve për vrasjen e Klodian Rashës. Vendimi i policise vjen pas 5 ditësh proteste e shoqëruar me dhunë nga të dyja palët, si nga policia ashtu edhe nga protestuesit.

“Në zbatim të Aktit Normativ, me qëllim respektimin e masave kundër COVID-it për shkak të gjendjes shqetësuese të shkaktuar nga pandemia, nga të gjithë shtetasit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për rritjen e sigurisë publike në tërësi nisur edhe nga protestat e fundit, kërkohet zbatimi i masave dhe i protokolleve të miratuara nga Komiteti i Ekspertëve dhe urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, thuhet në njoftim. Edhe pse e quan të drejtë protestën për të riun që u vra nga policia, kjo e fundit ndihet e detyruar për të ndaluar grumbullimit.

“Policia e Shtetit është shumë e vetëdijshme për të drejtën e protestës dhe lirinë e pacenueshme të tubimit. Në kushtet e sensibilizimit të madh të shoqërisë pas tragjedisë së djalit njëzetepesë vjeçar që humbi fatalisht jetën, nga dora e një efektivi policie, Policia e Shtetit e ka pasur të pamundur ta anashkalojë ndjeshmërinë popullore për të mos lejuar asnjë tubim”, thuhet në njoftim.

E përveç Pandemisë, Policia e Shtetit mendon se protesta e të rinjëve nuk ka si qëllim zbardhjen e ngjarjes por cenimin e rendit publik. “Por tanimë kur drejtësia po kryen detyrën e saj ndaj autorit të vrasjes dhe kur protestat kanë degraduar në organizime që kanë për qëllim cenimin e rendit publik dhe pronës publike, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese”, thuhet në deklaratë duke bërë apel të mbahen parasysh nga të gjithë, kërkesat e akteve që i përcaktojnë masat shtrënguese për: Ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, konferenca, tubime, mbledhje partiake, ceremoni festive etj.

Mbajtjen e detyruar të barrierave mbrojtëse (maska), në ambientet jashtë shtëpisë; Ruajtjen e distancimit fizik gjatë veprimtarisë së përditshme; Zbatimin e masave nga administrata publike dhe në automjetet e transportit publik; Ndalimin e muzikës pas orës 20:00; Ndalimin e aktivitetit të bareve, lokaleve, restoranteve e ‘fast food’ pas orës 22:00 deri në orën 06:00; Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 22:00 deri në orën 06:00; Zbatimin e protokolleve në institucionet arsimore, në të cilat vazhdon kryerja e mësimit; Marrjen e masave administrative dhe atyre penale në rast të shkeljeve dhe mos-zbatimit të masave të veçanta në periudhën e pandemisë së COVID-19. Policia e Shtetit nënvizon se nëse nuk do të respektohen këto rregulla do të kalohet në një etapë tjetër mbylljeje.

“Në mënyrë që të mos kalojmë në një etapë tjetër të një mbylljeje përtej kufijve të deritanishëm, nga të gjitha institucionet që kanë detyrime, të vazhdohet me seriozitet maksimal zbatimi i Aktit Normativ për zbutjen e efekteve të pandemisë”, thuhet në deklaratë.

Paqësisht në bulevard…

Protesta nisi dje rreth orës 18:00. Në ditën e gjashtë u vu re një zbehje e protestës por edhe një tkurrje e numrit të protestuesve. Ndoshta edhe nga deklarata e policisë për rregullat e reja në ditën e gjashtë, e cila nuk lejoi tubimin. Në sheshin “Skënderbej” të gjithë personat që kanë hyrë në shesh janë identifikuar nga policia me anë të kartës së identitetit.

Që aty protestusit kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë. Para kryeministrisë aknë mbërritur vetëm 15 minuta pasi kryeministri Edi Rama ishte larguar nga zyra. Të rinjtë kanë protestuar pa ushtruar asnjë dhunë, po ashtu edhe policia. Ndërkohë që nuk është ndaluar qarkullimi i makinave në Bulevardin para Kryeministrisë. Në ditën e gjashtë duket se protesta e zbehu interesin e qytetarëve për të vazhduar protestën.

Dje edhe qeveria mori një vendim për të lidhur një pension familjes së Klodian Rashës. Duke e quajtur vrasje, e Kodianit aksidentale, Këshilli i Ministrave vendosi “Dhënien e trajtimit të veçantë familjes të të ndjerit Klodian Rasha, i cili, në datën 8.12.2020, humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore, në masën e tetëfishit të pensionit social, të miratuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993. 2. Trajtimi i veçantë familjar, financiar mujor, i  paguhet kryefamiljarit z. Qazim Osman Rasha. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 dhjetor 2020”, thuhet në vendimin e qeverisë. Por babai i viktimës e quajti “Vrasjen aksidentale” si vrasje për herë të dytë.

 Gjykata e Tiranës jep masa arresti për 24 protestues

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e arrestit për 24 personave, të ndaluar gjatë protestës së 11 dhjetorit në Tiranë, pas vrasjes së të riut, Klodian Rasha. Gjyqtarja, Ardiana Bera ka dhënë vendimin që 11 prej tyre të lihen në burg për një afat 10 ditor, për 9 prej tyre u mor masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa për 4 të tjerë, arrest shtëpie. Ditën e djeshme u mbajt dita e 6-të e protestës pas vrasjes së të riut, Rasha mëngjesit e 8 dhjetorit nga policia. Një protestë që nuk u shoqërua me dhunë por vetëm me banderola dhe vuvuzela.

Lexo edhe :  Qeveria të bëjë transparencë për projektin turistik në Sazan-Zvërnec

PD padit Ardi Veliun në SPAK: Urdhëroi dhunën kundër protestuesve

PD kërkon pezullimin nga detyra të Veliut deri në përfundimin e hetimeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu është paditur në SPAK  nga Partia Demokratike në lidhje me qëndrimin që mbajti Veliu gjatë protestave të të rinjve për vrasjen e Klodian Rashës. “Partia Demokratike ka paditur në SPAK, (Prokuroria e Posaçme), drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu”, thuhet në njoftimin e selisë blu. Veliu është paditur nga PD, për të paktën 5 vepra penale që policia ka kryer gjatë protestave për Klodian Rashën.

“PD kërkon pezullimin nga detyra të Veliut deri në përfundimin e hetimeve, ndërsa argumenton se ai ka shpërdoruar detyrën, ka kryer veprime arbitrare, ka penguar qytetarët të grumbullohen dhe nuk ka marrë masa për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

“Partia Demokratike argumenton me detaje sesi Ardi Veliu ka shkelur ligjin, duke kryer të pesta veprat penale, si: Shpërdorim i detyrës, Kryerja e veprimeve arbitrare, Pengimi në të drejtën për t’u shprehur, grumbullusr dhe manifestuar, Dëmtime të tjera me dashje,Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, thuhet në njoftim.

Në padinë drejtuar SPAK selia blu thuhet se policia në një protetstë paqësore ka përdorue pa kriter gazin lotsjellës. Në padinë penale ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Partia Demokratike vë në dukje se “në protestat paqësore për të kundërshtuar frymën e represionit policor dhe të abuzivizmit qeverisës, është vënë re përdorim i tepruar i dhunës policore, përdorimi në mënyrë të çmendur i gazit lotsjellës.

Ai është hedhur në sasi shumë të mëdha në Bulevard dhe në zonat rezidenciale me densitet të lartë qytetarësh, që nuk ishin pjesë e protestës”. Duke i vënë në dispozicion SPAK-it fakte konkrete, në padi theksohet se, me urdhër të Ardi Veliut, është uahtruar dhunë barbare ndaj të miturve, kanë ndaluar në mënyrë abuzive çdo njeri që lëvizte në rrugë, pa qenë pjesë e protestës.

“Me anë të këtij kallëzimi, marrim përsipër të bëhemi përçues të zërit të atyre qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, të cilët besojnë se ligji është një dhe i barabartë për të gjithë dhe që ende kanë shpresën se vetëm zbatimi i Ligjit do ta çojë drejt përsosjes shoqërinë tonë.”- i drejtohet Partia Demokratike SPAK-ut, duke i kërkuar marrjen nën hetim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu dhe pezullimit të tij nga detyra. Kërkesa e PD vjen pas 5 ditëve protesta që përfshinë Tiranën dhe disa qytete të tjera.

Vrasja e të riut Klodian Rasha të martën në Laprakë nga Policia e Shtetit, hapi një valë zemërimi. Ditën e dytë të protestës, dha dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, por protestuesit nuk u mjaftuan. Ata kërkuan për ditë radhazi largimin e Veliut, por kjo kërkesë u pa si e tepërt nga kryeministri Edi Rama. Përgjatë protestave policia iu kundërpërgjigj protestuesve me gaz lotsjellës, ujë, dhe shoqërime të dhunshme, edhe të të miturve që ndodheshin në protestë.

Suedia: Mos dhunoni gazetarët, lërini të bëjnë punën e tyre

Ambasadorja suedeze në Shqipëri, Elsa Hastad ka dënuar ndalimin e gazetarëve shqiptarë gjatë protestave të fundit nga Policia. Hastad solidarizohet me gazetarët duke theksuar se qëndron në krah të të drejtave të çdo gazetari për të punuar të lirë nga dhuna e ngacmimi.

Ajo shton se është e shqetësuar që dy gazetarë u ndaluan të raportonin teksa mbulonin një prej protestave. Suedia qëndron për të drejtën e çdo gazetari për të bërë punën e tij të lirë nga dhuna dhe ngacmimi, çdo ditë të vitit! Ne jemi të shqetësuar kur mësojmë se Xhoi Malesia dhe Qamil Xhani u ndaluan të raportonin ndërsa mbulonin protestën.

BE: Zero tolerancë për kanosjen e medias

Delegacioni i BE-së ka reaguar në lidhje me situatën e gazetarëve në Shqipëri, pas protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha. Në njoftimin e delegacionit të BE-së thuhet se duhet që të ketë zero tolerancë për çdo kanosje që i bëhet medias dhe njerëzve të medias.

Po ashtu, në njoftim theksohet se gazetarët duhet që të kenë akses në mënyrë të plotë në informacione. BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin.

Reagon OSBE: Kemi besim se do të hetohen incidentet për gazetarët Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar për ndalimin e gazetarëve Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani, gjatë protestës për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha. Në njoftimin e prezencës së OSBE-së thuhet se media e ka të domosdoshme të mbulojë demonstratat, ndërsa shtohet se incidentet ku u përfshinë gazetarët duhet të hetohen siç duhet.

“E drejta e gazetarëve për të mbuluar protestat është domosdoshmëri për zhvillimin demokratik. Ne kemi besim se incidentet që prekën gazetarët Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani do të hetohen si duhen”, thuhet në deklaratën e OSBE-së.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi...

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të 2024. Vendimi “Për miratimin e...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

Lajme të tjera

Web TV