Hoti: Situata me COVID-19 në Kosovë është nën kontroll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën se situata me pandeminë e koronavirusit është nën kontroll dhe se masat kufizuese, që po zbatohen nga 11 nëntori, kanë treguar rezultat të kënaqshëm.

“Në dy-tri ditët e fundit, numri i rasteve të reja së paku është stabilizuar, një rënie e lehtë, por mund të themi se situata është stabilizuar, është parandaluar rritja eksponenciale dhe situata është nën kontroll dhe mjekët nëpër spitalet tona janë duke e përballuar fluksin e qytetarëve, që kanë nevojë për shërbime shëndetësore”, ka deklaruar Hoti në një konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e Odave Ekonomike.

Megjithatë, ai ka thënë se situata nuk pritet të përmirësohet në javët në vijim, dhe se një trend i ngjashëm ka përfshirë gjithë Evropën.

“Na duhet të përgatitemi për të gjithë skenarët që mund të ndodhin”, ka shtuar mes tjerash ai.

Hoti ka thënë se pret që deri të premten të finalizohen konsultimet rreth masave që do t’i marrin autoritetet e këtij vendi për luftim të koronavirusit dhe se është duke u punuar për një pako të tretë fiskale në muajin janar.

“U dakorduam që të punojmë bashkë në dy gjëra: në dizajnimin e masave të reja për pakon e re ekonomike për vitin 2021 dhe që të finalizojmë masat për një pako të re fiskale, që të miratohet në fillim të muajit janar”, ka deklaruar Hoti.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se palët janë pajtuar që të konsultohen para marrjes së çfarëdo mase lidhur me menaxhimin e pandemisë.

“U pajtuam që duhet të shmanget çdo mbyllje totale e ekonomisë”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe :  “Parlamenti sot, teatër absurd”/ Bylykbashi: I rrezikshëm…

Kuvendi i Kosovës ka miratuar tashmë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili sipas Hotit kap shifrën e rreth 600 milionë eurove, me qëllim të ofrimit të ndihmës për qytetarët dhe bizneset e prekura nga pandemia./rel

Të fundit

Vota e Diasporës/ Celibashi: Nga pikëpamja teknike është e garantuar

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nga pikëpamja teknike vota e emigrantëve është e garantuar. Në një intervistë...

Makinat e braktisura do zhvendosen në Farkë/ Veliaj: Zona e lirë sjell 5-7 mijë punësime

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të miratohen projektvendime me karakter social, tha se zona e...

Projektligji për komunikimet elektronike/ Balluku: Risi aksesi ndaj shërbimeve digjitale

Këtë të enjte po diskutohet në kuvend projektligji për komunikimet elektronike. Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar...

“E kryem për miqësi”/ Dëshmia e plotë e Aliajt: Pasi planifikuam rrahjen, ndoqëm avokatin

Është zbardhur dëshmia e plotë e 32-vjeçarit Dorian Alia, një prej autorëve të dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, teksa është i vetmi që...

Luhatje të euros në treg, blerjet e bankave dhe importuesve mposhtin fluksin e turistëve

Grafikët e këtyre ditëve të fundit në kursin e këmbimit të monedhës europiane dhe asaj shqiptare tregojnë një forcim të përkohshëm të së parë...

Lajme të tjera

Web TV