Spartak Ngjela: 40% e protestuesve ishin romë, njerëz primitivë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela, duke folur në “Skype” në “News 24”, për vrasjen e Klodian Rashës nga polici Nevaldo Hajdaraj, deklaroi se forcat policore u përballën me një uragan primitiv.

Sipas Ngjelës, protestuesit kishin si qëllim që të destabilizojnë vendin dhe 40% e tyre ishin romë.

“Policia dy ditët e para ishte inaktive, e lënë pa mjete, në dorë të një uragani primitiv, me fëmijë, ku 40 përqind ishin romë. Janë në hall të madh dhe donin që të destabilizonin vendin. Sigurisht ka një viktimë dhe duhet respektuar familja. Këta ngjarje si hordhitë e 6 shkurtit, dikur ku nxorën adoleshentët të prishin xhami e kisha. Këta donin të vepronin njësoj si me hordhitë më 6 shkurt. Nuk merret pushteti me të tilla veprime. nuk mund të krijosh destabilitet në një vend të NATO-s”, tha Ngjela.

Spartak Ngjela theksoi se policia në këtë protestë u tregua profesionale dhe drejtori i Policisë nuk ka përse të japë dorëheqjen.

“Këta kanë frikë nga reforma antikorrupsioni. Policia u tregua shumë profesionale. Ministri nuk ka asgjë në dorë se është politik, gjithë forcën e ka drejtori i Policisë. Ligji aktual nuk i lejon ministrit të marrë në dijeni për investigimet e policisë. Nuk e njoh fare drejtorin e Policisë, por u tregua profesional”, deklaroi Ngjela.

Më tej, Ngjela nënvizoi se vrasja e të riut Rasha duhet zbardhur plotësisht.

“Krimin nuk e dimë, mund të jetë me dashje, mund të jetë i blerë, këto janë versione. Në funksion të politikës, nuk mund të bësh kaq trazirë të madhe shoqërore. Ishte një polic me një individ. Është një njeri që vret një tjetër, kaq është dhe të gjitha versionet e tjera mund të ngrihen. Varet nga qëndrimi psikik i personit që vrau, është i trembur, është i çmendur apo çfarë arsye ka. Nëse hetimi e nxjerr, njerëzit duhet të kërkojnë drejtësinë për vrasjen, patjetër”, vlerësoi Ngjela.

Lexo edhe :  Si ndikon dieta me kalori të ulëta në trupin tonë?

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e...

Nga niveli i rrezatimit te stresi, ja pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës

Pasojat e përdorimit afatgjatë të teknologjisë moderne mund të mos dihen për një kohë të gjatë, pasi nevojiten kërkime afatgjata. Sidoqoftë, ajo që dimë tani...

Jeni gjithnjë të uritur? Fajësoni horoskopin, ja 4 shenjat më llupëse

Nuk është mister që forcat kozmike kanë një ndikim në marrëdhënien e shenjave të horoskopit me tryezën. Jupiteri simbolizon lidhjen me ushqimin. Ata që janë...

Meta po stërvitet që të bëhet gati për burg

Kohët e fundit Ilir Meta mëngjes për mëngjes poston në rrjete sociale video nga aktivitetet fizike që bën. Namir Lapardhaja thotë se me këto...

Gazetari zbulon shumën marramendëse. Kjo është pasuria e Monika Kryemadhit!

Gazetari Adriatik Doçi foli për Ilir Metën dhe Kryemadhin, për çështjet gjyqësore që janë hapur ndaj tyre në SPAK, një prej të cilave është...

Lajme të tjera

Web TV