Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Frika nga zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekskluzive/ Nga Plator Nesturi

Në vazhdën e një beteje dy vjeçare të opozitës e të mbushur me protesta, protagonistët e tabelës së qitjes së saj kanë qenë ministrat e brendshëm. Tashmë Ministri ka dhënë dorëheqjen, jo për shkak se ishte trysnia e hershme nga protestat e opozitës por për një shkak tjetër fatkeq.

Tragjedia që solli humbjen e jetës së të riut Rasha do të kërkonte padyshim marrje përgjegjësie, qoftë edhe morale për atë çfarë ndodhi. Pasi në fund të fundit, është më e rëndësishme një jetë sesa një karrierë ministri.

Të kuptueshme janë edhe protestat, të kuptueshme janë dhe reagimet qytetare dhe e të rijve në rrugë, por gjithësesi mbetet e pakuptimtë tendeca e përhershme për të futur duart në një portestë qytetare e për ta përvetësuar atë me synime të ngushta.

Nuk ka qenë hera e parë që ka ndodhur dhe kur politika i është veshur si këpushë protestave, porse më së shumti I dëmtuar ato me devijimin ku do ti çojë. Gjithësesi ministri u tërhoq. Në këtë kontekst gjithshka duhet të rrjedhë, si për hetimin që duhet çuar deri në fund, si për punën për ta bërë më profesionale policinë.

Ashtu si dhe politika duhet të vijojë në vetërrjedhje drejt zgjedhjeve parlamentare që janë së shpejti e ku të përballet me ide dhe krijimin e besimit tek elktorati për ato që ndërmerr për të realizuar.

Gjithësesi opozita u tundua nga shfrytëzimi i protestës. Dhe kjo rrugë, për ta ndezur situatën pikërisht kur së afërmi është gara e madhe e votave, dëshmoi se ajo ka frikë. Ka frikë nga zgjedhjet, nga ballafaqimi me to ashtu si një vit më parë, ndaj ishte e gatshme sërish për një aventurë rrëmuje. Për fat të mirë ky skenar duket se u vyshk pa arritur të zhvillohet nga eksponentët e vijës së ashpër që gjallojnë në gjirin e saj.

Duket se pati një kthjellim që një rrugë e përplasjes në rrugë nuk do të ngjiste, si për mëkatet e hershme të drejtuesve të saj lidhur me reagimin policer ndaj qytetarëve në protest, por dhe për vetë imaxhin që do të linin tek ndërkombëtarët. Prej mëse dy vitesh, ndërsa u braktis parlamenti, u braktisën zgjedhjet vendore dhe sheshet e Tiranës u mbushën me protesta, askush nga partnerët e huaj e vlerësoi dhe e mbështeti opozitën në këtë formë të përshkallëzimit të betejës politike.

Nuk kish shans të ndodhte ndryshe edhe kësaj here. Për më tepër që argumenti për tu ndeshur realisht me maxhorancën është i afërt dhe zgjedhjet parlamentare janë në prag. Përpara janë shumë çështje të cilat duhet të jenë në funksion të mbarëvajtjes së zgjedhjeve e që në vetvete nuk mund të jenë të suskseshme nëse synon tension.

Në vend të kësaj, pra krijimit të kushteve për zgjidhje të qëndrueshme që do të hapin rrugën për zgjedhje të lira e së paku të pranueshme nga të gjithë, thjesht po vijohet me politikën e tensionit dhe mbajtur pezull të një mjedisi luftarak. Por luftarak fjalaman, e që thjesht bën grindavecin.

E keqja e gjithë kësaj çka po përcillet, është se politika e tensionit po shndërrohet edhe në një skemë të pandryshueshme zgjedhore ku ngrihet si gjithmonë gogoli i viktimizimit por ku asgjë nuk ndryshon si për tani dhe për të ardhmen. Duket vijimi i kësaj formule dëshmon se vetë opozita i trembet termit zgjedhje dhe ballafaqimit real me elektoratin. Është e natyrshme që opozita ta përdorë çfarë ndodhi me tragjedinë e të riut Rasha, jo vetëm ndaj policisë por dhe ndaj qeverisjes në tërësi.

Kjo është e kuptueshme, por gjithësesi në analizën që duhet të dekriptojë duhet të fusë shtresat më të gjera të elektoratit që të kuptojë se sa e besueshme është, si në aksionin politik aktual, ashtu dhe më gjerë, në votëbesimin e madh për zgjedhjet parlamentare. Pra dhe si ndërveprojnë me njëri tjetrin aksioni i sotëm me votën nesër.

Lexo edhe :  PD-ja, mes gënjeshtrës dhe dhunës!

Duket se në nxitimin për të tentuar shfrytëzimin e protestës së këtyre ditëve, ka ndikuar dhe një lloj paniku nga shifrat e sondazhit të kryer ditë të shkuara. Qëndrimi në nivele të ulëta e PD dhe rënia e LSI deri në kuotat e një partie të papërfillshme ishin tregues se opozita PD-LSI mbetet larg pritshmërive të deklaruara për përmbysje të qeverisë Rama.

Kishim kaq vite që në diskursin e dy liderëve të opozitës, mazhoranca socialiste deklarohej se ka kaluar në minorancë dhe se Rama po qeveris pa mbështetje elektorale. Porse shifrat e para të fushatës deri tani dëshmojnë se realiteti tregon ndryshe dhe se madandati i tretë i socialistëve është i realizueshëm.

Madje pa mbështetje koalicioni. Në këtë paqartësi duket se gjithshka është shndërruar në një mejhane elektorale dhe shume parti politike nuk dinë çfarë drejtimi të marrin. Nuk është fjala për partitë e reja, por ato të vogla dhe tradicionale që në çdo zgjedhje janë atashuar pranë njërës prej më të mëdhejve.

Nëse deri dje quheshin pjesë e koalicionit opozitar, duket se këto parti e ndjejnë të parat se diçka nuk po funksionon me partitë tradicionale më të mëdha në opozitë si PD dhe LSI. Në këtë mënyrë e ndjejnë se vota e tyre, aq sa e kanë, ji vetëm nuk do të hyjë ne refene, por dhe mund të thithet e të ndryshojë ngjyrë gjatë numërimit në favor të listës së të mëdhejve.

Ka një paqartësi mga disa liderë të partive të vogla nëse do ia vlejë të futen si pjesë e një liste të PD apo LSI, apo të dalin të vetme dhe atë që do marrin do e menaxhojnë vetë. Nëse kjo rezulton e vërtete atëherë vetë koalicioni opozitar mund të quhet I shpernadarë pa hyrë ende në fushën e betejës elektorale.

Ndërkohë tek partitë e reja e që kanë dalë si rezultat i pakënaqësive të ish drejtuesve të PD me Bashën po ndodh fenomeni i bashkëpunimit mes tyre. Ka tentative për të krijuar një ose dy grupime që mund të dalin në lista të përbashkëta dhe kjo mund të rriste peshën e rtyre specifike si në elektorat, por dhe në ballafaqimin e tyre për të fituar votat e së djathtës. Kështu së fundmi, partia e Patozit dekaroi se ka krijuar bashkëpunim me partinë e themeluar nga Jozefina Topalli.

Dy ish nëkryetarët e PD bashkojnë forcat ndaj kryetarit akual të PD. Në deklaratën e tij Patozi deklaroi se këto parti mbeten të hapura për bashkëpunim me çdo parti tjetër përveç PD, LSI dhe PS. A të ketë përshkallëzim të bashkërendimit të partive të reja dhe a do të mund të shtrijnë bashkëpunimin edhe drejt partive të tjera të vogla e që kanë kohë në tregun e politikës, kjo është edne herët për tu parashikuar.

Gjithësesi gjërat po ecin me shpejtësi të ndryshme nga ajo çka ndodh tek partitë tradicionale dhe ndryshe tek partitë e reja. Por në të gjitha rastet, ndryshimi i raporteve të besimit po ndodh brenda rradhëve të opozitës, pavarësisht se partitë e reja janë në opozicion dhe me vetë PD dhe LSI. Një opozitë që duket se është në trasformim peshe dhe që mund të cojë në konfigurime të reja në sallën e parlamentit dhe pse jo dhe me një lojë të ndryshme politike.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Camaj për shqiptarët: Është koha të shikohen si pasuri e shtetit malazez

Nikollë Camaj, i pari nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi nga komuniteti I shqiptarëve atje, në një intervistë...

Prindërit nuk po kalojnë më kohë me fëmijët e tyre!

Nga Elisa Dedja Dita e një familjeje të zakonshme shqiptare nis që në orët e para të mëngjesit, ku fëmijët duhet të zgjohen herët për...

FOTO/ Vizita e Zelensky, Berlini shndërrohet në një kështjellë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar të premten Berlinin, ndërsa kryeqyteti i Gjermanisë ishte kthyer në një kështjellë, me kufizime të shumta në trafik...

Fëmijët e duan më shumë veten nga ç’mund ta duan të tjerët!

Nga Lira Gjika Nëna nuk mund të dojë fëmijën më shumë sesa ai do veten. Madje, detyra parësore e nënës është pikërisht kjo: të insistojë...

OKB: Ndotja në Shqipëri shkaktari kryesor i sëmundjeve te fëmijët nën 5-vjeç

Kombet e Bashkuara kërkojnë masa të menjëhershme për uljen e niveleve të ndotjes në Tiranë dhe në qytetet e mëdha të vendit. Në qytetet...

Lajme të tjera

Web TV