Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Meta: Koha për “restart”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve shprehet se tre dekada pas ngjarjeve tronditëse të eksodit, ritmet e shpopullimit të Shqipërisë janë sërish dramatike. Kjo sipas tij, pasi të gjitha standardet e qeverisjes në vend janë përkeqësuar.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se vetëm në muajt e fundit, edhe për shkak të COVID-19, mbi 50 mijë qytetarë humbën vendet e punës dhe, sipas tij,  në mungesë të një shpresë edhe ata janë gati të largohen.

Po ashtu, Meta bën thirrje se ka ardhure koha që t’i thuhet “ndal shpopullimit të Shqipërisë.”

Shembja e diktaturës së egër në fillim të viteve 90-të provokoi një eksod masiv. Tre dekada pas atyre ngjarjeve tronditëse, ritmet e shpopullimit të Shqipërisë janë sërish dramatike sepse të gjitha standardet e qeverisjes në vend janë përkeqësuar.

Të dhënat zyrtare të Zyrës Europiane për Emigracionin bëjnë me dije se 64% të emigrantëve ilegalë në Europë, nga rajoni, janë nga Shqipëria. Shumica e tyre janë të rinj, që sistemi aktual nuk i dëgjon, nuk i përfshin dhe nuk ju jep asnjë mundësi.

Vetëm në muajt e fundit, edhe për shkak të COVID-19, mbi 50 mijë qytetarë humbën vendet e punës dhe në mungesë të një shpresë edhe ata janë gati të largohen.

Ndaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, risjell në vëmendje domosdoshmërinë për të reflektuar me shpejtësi, përgjegjshmëri dhe maturi për të ndalur këtë fatkeqësi kombëtare, që nuk duhet të vazhdojë as edhe një ditë më shumë.

Në emër të një kombi, që rrezikohet në ekzistencën e vet dhe që duhet të jetojë në trojet e veta ku flitet shqip, ku zemra rreh kuqezi dhe ku ka diell për të gjithë, është koha të bashkohemi të gjithë, brenda dhe jashtë Atdheut, për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË.

Të bashkohemi për familjet, që aq shumë e vuajnë ndarjen dhe vetminë! Të bashkohemi për rininë, që zëri i saj të dëgjohet në Kuvend, Qeveri, Bashki dhe në çdo institucion vendimmarrës!

Të bashkohemi për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, për mirëqenie, për cilësinë më të mirë të jetesës, për vende të reja pune, për rroga më të mira, për arsim e shëndetësinë e merituar, për të luftuar korrupsionin dhe kapjen e shtetit, për drejtësi jo selektive, për rend e siguri dhe integrim europian. Është koha për restart! ?? Të bashkohemi për Shqipërinë! ?? “, shkruan Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sulmi terrorist në Rusi, ambasada amerikane në Moskë: Shërbimet ruse keqinterpretuan dhe

Ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy, e ka lëshuar një komunikatë të pazakontë diplomatike të premten vonë, përmes së...

Një fenomen i pazakontë fshihet në Mars/ Hulumtimet e reja bëjnë bujë tek shkencëtarët

Duke përdorur kamera stereo me rezolucion të lartë, orbiteri Mars Express i NASA-s kapi imazhe të rajonit Noctis Labyrinthus të Marsit, të cilat tregojnë...

“Sazani”/ Projekti i dhëndrit të Trump, mund ta shndërrojë në Singaporin e Europës

Një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë, kompania “Affinity Partners”, e sipërmarrësit Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump synon ndërtimin e një...

Përse në Himarë opozitarët bojkotuan Berishën dhe Metën?

Nga Mero Baze Votimi për kryetarin e përkohshëm të Bashkisë së Himarës brenda Këshillit Bashkiak, zbuloi se Fredi Beleri gëzon mbështetjen e 19 për qind...

E Premtja e Zezë në Shkodër, besimtarët përkujtojnë kalvarin e vuajtjeve të Jezu Krishtit

Para Festës së Pashkës, besimtarët katolikë kanë nisur të kremtojnë mbrëmjen e kësaj të premteje “Udhën e Kryqit”. Në Shkodër ajo nisi nga katedralja e...

Lajme të tjera

Web TV