Origjina e lules së Krishtlindjes dhe disa fakte interesante për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është përfaqësuesja tipike e festës së Krishtlindjes falë ngjyrës së kuqe të gjetheve në periudhën e dimrit. Është një bimë me origjinë nga Meksika, ku rritet në gjendje natyrale dhe arrin deri në 3 metra lartësi.

Shqipëria është një vend me kushte të ftohta klimatike të papërshtashme për bimën, prandaj ajo konsiderohet si një bimë apartamenti, kërkon mjedise me ndriçim të madh dhe ngrohtësi mbi 14°C. Ndryshimi i intensitetit të dritës në muajin tetor dhe nëntor bën që kjo bimë të ndërrojë ngjyrën e gjetheve nga jeshile në të kuqe.

Lulja e vërtetë ndodhet në majën e biskut, është e grupuar dhe ka ngjyrë të verdhë. Me përfundimin e lulëzimit, bima pothuajse ka mbaruar ciklin e saj e më pas kemi rënie të gjetheve, një proces ky normal, nga i cili nuk duhet të shqetësohemi.

Në mënyrë që bima të lulëzojë vitin tjetër, duhet rralluar ujitja në prill, më pas bëhet një krasitje e rëndë dhe në tetor bima lihet në një mjedis jo me shumë dritë. Ky proces çon në skuqjen e gjetheve të bimës.

Prania e kësaj bime në shtëpi e ndez atmosferën festive. Kjo bimë në Europë dhe kudo në botë është shoqëruesja më e mirë në festat e Krishtlindjes dhe fundvitit, falë ngjyrës së saj të kuqe si simbol gëzimi dhe emocioni.

Shumë fakte janë interesante janë zbuluar nga botanistët për efektet e saj, por këtu janë të renditura disa të dhëna që mund të mos i keni ditur për të.

-Poinsettias e ka marrë emrin nga botanisti Joel Roberts Poinsett, i cili e zbuloi bimën për herë të parë në 1828. Pasi e zbuloi në jug të Meksikës, ai ndërtoi uzinën për transportin dhe përpunimin e saj në shtëpinë e tij në Charleston, Karolinën e Jugut.

-Poinsettia nuk është bimë helmuese. Një studim në Universitetin e Ohio-s, i nisur edhe nga dyshimi i shumë njerëzve për rrezikun e bimës, arriti në konkluzionin se një fëmijë duhet të hajë deri në 50 kile, që do të thotë më shumë se 500 gjethe të lules që ajo të ketë një efekt të dëmshëm. Përveç kësaj, gjethet e lules kanë një shije të tmerrshme.

Lexo edhe :  4 arsye pse martesat e dyta mund të jenë më të lumtura

-Kafshët e shtëpisë nuk duhet t’i hanë gjethet e lules, sepse atyre mund t’u shkaktojnë të vjella dhe diarre, sidomos këlyshëve dhe koteleve.

-Një fakt tjetër interesant që bie në sy është që gjethet e lulet e saj duken si jo origjinale, ose të nxitura me kimikate për formën e tyre gati perfekte, por që nga fillimet e saj, Poinsettia ka qenë e njohur për formën e gjetheve që shpesh quheshin edhe si flakë, për shkak të ngjyrës së kuqe.

-Joel Roberts Poinsett e futi për herë të parë Poinsettia-n në Shtetet e Bashkuara nga Meksika. Poinsett ishte një mjek botanist, i cili më vonë u shpall edhe i pari Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Meksikë.

-Në Meksikë Poinsettia është një shkurre shumëvjeçare që rritet deri në 10-15 m lartësi.

-Në të gjithë botën, sot numërohet më shumë se 100 lloje të Poinsettia-s, kryesisht nisur edhe nga ngjyrat e tyre, por tradicionalja është e kuqja. Po ashtu Poinsettias mund të jenë edhe rozë, të bardha, vishnjë etj.

-Disa njerëz alergjikë mund të kenë acarim lëkure pas prekjes së gjetheve të lules. Për ta këshillohet që lulja të mbahet jashtë në ballkon, sidomos gjatë natës.

-“The Paul Ecke Ranch” në Kaliforni rrit më shumë se 70% të të gjitha Poinsettias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shet më shumë se 50% të saj në mbarë botën.

-12 dhjetori është e njohur edhe si Dita e Poinsettia-s, e cila shënon edhe vdekjen e Joel Roberts Poinsett, në vitin 1851./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss & Mister Durrësi 2024

Nga Fatmir Minguli     Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk...

Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

(Rreth romanit “Përmendorja e Djallit”) Shpendi Topollaj Po të nisesh nga ngjarjet që rrokin jo vetëm një qytet tonin pas rënies së komunizmit, por krejt Shqipërinë...

Një “Engjëll” vdekje, ylli argjentinas që vriste gjithkënd me gjakftohtësi

Nga Leonard Veizi Atij i pëlqente aq shumë rreziku, sa mund të rrezikonte deri në fund pa iu dhimbsur asgjë. Nuk ish në peshore as...

Lajme të tjera

Web TV