Përjashtimi dyvjeçar i Rusisë, reagime të ndryshme në mjedisin sportiv ndërkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia nuk do të marrë pjesë në dy olimpiadat e ardhshme, atë verore të Tokios dhe atë dimërore të Kinës, përkatësisht në 2021-shin dhe 2022-shin. Kjo për shkak se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), ka vendosur të përgjysmojë dënimin prej 4 vitesh përjashtim, në 2 vite, nga të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare, të Rusisë, pas skandalit të dopingut. Menjëherë pas këtij vendimi të CAS-it, kanë qenë të shumta reagimet si në Rusi ashtu edhe jashtë saj.

Pjer Sale’, kreu i shoqatës “Atletët për Transparencë” në Francë është shprehur: “CAS-i mori një vendim të mirë ligjërisht. Ky ishte vendimi më i mirë që mund të merrej. Ulja e dënimit, nga 4 në 2 vite, tregon një vetëdije për nivelin jashtëzakonisht të lartë të dënimit fillestar që ishte dhënë.” Ndërkohë, kreu i ekzekutiv i Agjencisë Anti-Doping i SHBA, Trevis Tajgart, ka thënë se ky vendim i CAS-it është i papranueshëm. “USADA e pranon se ky vendim i CAS-it është shkatërrues në rastin e Rusisë”, – ka thënë ai.
“Kjo është një goditje e rëndë për atletët e pastër nga dopingu si dhe një rezultat i dobët i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv”, – ka shtuar zyrtari amerikanë. Ndërsa Shoqata Ndërkombëtare e Atletëve u shpreh: “Fakti që atletët rusë mund të garojnë si atletë neutralë, është një fasadë tjetër farsë që përbën një tallje me sistemin. Nëse sportistët nga Rusia ende mund të garojnë, nuk është një sanksion. Rusia nuk është ndaluar, ajo thjesht do të garojë me një emër tjetër.”

Edhe në Rusi ka patur reagime të shumta. Aleksandre Odintsov, trajner futbolli, 62 vjeç tregon se për një sportist nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa të përfaqësojë flamurin e vendit të vet në veprimtaritë ndërkombëtare. “Sporti tani është një rrëmujë, – ka pohuar ai. – Unë nuk mund ta kuptoj se kush përfiton prej tij. Unë kam luajtur vetë. E mund të them me siguri se asgjë nuk mund të krahasohet me ndjenjën e të luajturit nën flamurin e vendit tënd dhe të dëgjuarit e himnit kombëtar.”
Përjashtimi i Rusisë nga të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare do të zgjasë deri më 16 dhjetor 2022, duke përfshirë finalet e Botërorit “Katar 2022”, që përfundon dy ditë më vonë.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV