Tentojnë të grabisin bankomatin, përleshen me policin dhe e plagosin me armë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një efektiv i policisë në Kosovë, ka mbetur i plagosur me armë zjarri, pas përleshjes me disa grabitës.

Sipas “Exspress” ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në lagjen “Veterniku” në Prishtinë, ku disa persona tentuan të vidhnin bankomatin e një qendre tregtare. Efektivi është përleshur me hajdutët të cilët nuk donin të dorëzoheshin.

Ata qëlluan me armë zjarri drejt policisë dhe një prej tyre mbeti i plagosur. Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se ai ka marrë një plumb në këmbë.

Aktualisht grupi hetimor ka nisur hetimin. Janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë , me anë të të cilave do të zbardhet ngjarja dhe mund të identifikohen autorët e ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çfarë përmban propozimi i Sekretarit të NATO-s për ndihmën ushtarake Ukrainës?

Ministrat e jashtëm të NATO-s të premten do të diskutojnë për një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, të...

Nisin fluturimet direkte nga Tirana në Kopenhagë

Qytetarët shqiptarë nga sot mund të fluturojnë direkt drejt kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagës. Fluturimi i parë direkt është pritur me një ceremoni të veçantë...

Soko: Ja sa duhet të llogaritet minimumi jetik për një familje me 4 persona

Eksperti i ekonomisë Pano Soko nga Nisma Thurje, duke folur për minimumin jetik, tha në emisionin “Open” në News24, se të jetosh në minimumin...

Miqësoret dhe më pas Europiani, kombëtarja stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”, për të parë kështu situatën e tyre në këtë fund muaji....

Lajme të tjera

Web TV