Veliaj: Subjektet e OFL dhe të shkarkuarit e vettingut të mos i afrohen fushatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u tregua i prerë sot, kur deklaroi se subjektet e OFL-së dhe të shkarkuarit e Vettingut nuk duhet t’i afrohen fushatës zgjedhore.

Teksa dha çelësat e shtëpisë së re të rindërtuar për familjen e Besnik Fushës në Farkë, Veliaj theksoi se partitë e pashpresa që do të tentojnë të përdorin dhunën dhe subjektet e OFL-së në zgjedhje, nuk kanë asnjë shans të fitojnë.

Kur vijnë zgjedhjet, disa parti që s’kanë as program, as din e iman, që s’kanë bërë ndonjë punë konkrete, do përdorin dhunën, subjektet e OFL-së dhe gjithë kontigjentin që nuk kaloi Vettingun, do na i sjellin edhe si kandidatë. Unë them se Farka është e qartë: Ne s’kemi punë me figura të OFL-së apo me njerëz që s’kanë kaluar Vettingun, e që duan të riciklohen me politikën e partive të pashpresa”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se motoja e PS-së jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, është çdo ditë një punë konkrete. “Ne kemi punë vetëm me ata që prodhojnë rezultat. Motoja jonë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Farkë e kudo tjetër, është çdo ditë një punë konkrete. Sot shtëpia e Besnikut, dje shtëpia e Samiut, nesër një shtëpi tjetër dhe për sa kohë që çdo ditë bëjmë një punë konkrete, kjo është politika ku besoj unë dhe shpresojmë të gjithë”, shtoi Veliaj.

Për herë të parë në Shqipëri, një parti politike ka krijuar edhe një platformë online për t’i dhënë mundësinë kujtdo që mendon se ka aftësinë apo vullnetin për të përfaqësuar një komunitet të caktuar në Kuvendin e Shqipërisë, të bëhet pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, të cilat më pas do i nënshtrohen vlerësimit nga strukturat./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Rehabilitohen hapësirat shkollore, Veliaj: Rrugët më të sigurta për fëmijët

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV