Vrasja në Kuçovë/ Dëshmia tronditëse e autorit: Zbraza një karikator kallashnikovi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur e plotë dëshmia e autorit të vrasjes dje në Kuçovë, ku Vangjel Polovina qëlloi për vdekje Ajet Gunelin. Sipas “News24”, ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ka rrëfyer se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Ai u shpreh se i kishte marr me qira viktimës një stallë derrash dhe në pamundësi për t’i paguar qiranë në kesh, i jepte mish derri.

Sipas Polovinës, ai ishte likuiduar me Gunelin, por megjithatë, një natë para krimit viktima e kishte telefonuar duke e ofenduar.

Ai shprehet se më pas mori automjetin e tij, kallashnikovin dhe u nis drejt vendit ku Guneli pinte kafenë dhe qëlloi drejt tij, duke pranuar se i zbrazi të gjithë karikatorin e kallashnikovit.

“Unë i kisha marrë me qira Ajetit një stallë derrash në fshatin Perondi, ku edhe jetoj. Deri në vitin 2019 i kisha paguar rregullisht të gjitha detyrimet e qirasë, dritave dhe ujit të kësaj godine. Në vitin 2020 isha vonuar në disa muaj pagesash dhe kur erdhi Ajeti nga Aglia disa javë më parë më kërkoi të takoheshim.

U takuam dhe pasi i thashë që nuk kisha lekë gjendje për ta paguar, ramë dakord që borxhin në lekë ta likujdoja me mish derri. Dy ditë para vrasjes, i kam dhënë Ajetit 46 kg mish, që korrespondonin në vlerë lekësh me borxhin që i kisha mbetur për 2 muaj e gjysmë qira. Unë mendova se u likujduar por Ajeti më mori në telefon një ditë më vonë, dmth natën para vrasjes. Unë nuk e kisha ndjerë telefonin dhe kur u zgjova në mëngjes e pashë që më kishte telefonuar dhe e mora mbrapsht.

Sapo ma hapi telefonin, pa më lënë as ta përshëndes më ka sharë dhe më tha “do të vras,do të heq qafe”. Në këtë moment,kam hipur në mjetin tim “furgon” dhe në sedilen e pasagjerit vendova kallashnikovin. Vajta tek lokali ku ai pinte kafen dhe pa zbritur nga makina i thirra për t’u afruar. Ajeti, sapo më pa, më erdhi drejt me vrap duke më sharë dhe me një karrige në dorë për të më qëlluar, pa e ditur se unë kisha armë me vete. Në këtë moment, kam dalë jashtë me armën në dorë dhe kam qëlluar një herë në ajër për t’u shpërndarë personat e tjerë që ndodheshin në lokal. Ajeti filloi të bridhte me vrap dhe u rrëzua në tokë.

Lexo edhe :  Ministri Manja jep detajet: Kush përfiton nga amnistia

Aty kam filluar të gjuaj me breshëri në drejtim të tij dhe pasi shkreha 1 karikator të tërë kallashnikovi dhe më pas u largova me furgon nga vendngjarja”, ka thënë në deklaratën e tij në polici, autori i krimit, 41-vjeçari Vangjel Polovina./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Psikologjia e ngjyrave, ja si ndikon roza në trurin tonë sipas ekspertëve

Psikologjia e ngjyrave sugjeron që ngjyrat e ndryshme mund të kenë ndikim në humorin, ndjenjat dhe madje edhe sjelljet...

Irgen Çela flet për të atin: Luftonte me jetën dhe vdekjen

Irgen Çela, në spektaklin "DWTS", tregoi një pjesë të parrëfyer të jetës së tij. Ai foli për aksidentin e prindërve dhe sfidat e luftërat...

Gaza bën bilancin: 18,000 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi pretendon se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas pas sulmeve...

Përplasen dy trena në Itali, të paktën 17 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën Bologna-Rimini, në zonën Faenza (Ravena) të Italisë. Sipas mediave italiane deri më tani...

Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave të hyrjes

Muzeu i Luvrit ka njoftuar se do të rrisë çmimet e biletave, gjashtë muaj para Olimpiadës, kur Parisi do të presë edhe më shumë...

Lajme të tjera

Web TV