Katër burra përdhunojnë të renë/ I thyejnë shtyllën kurrizore dhe e mbysin me shall

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër burra janë akuzuar për përdhunim në grup dhe vrasje të një vajze 19-vjeçare Dalit, në Indi. Si rezultat i kësaj ngjarje në Indi kanë nisur protesta në të gjithë vendin.

Në shtator në Hathras, një fshat i vogël në Uttar Pradesh, gruaja 19-vjeçare ishte duke punuar në fushë kur u godit nga katër burra të moshuar. Ata e tërhoqën atë në një tjetër fushë, e sulmuan atë dhe më pas u përpoqën ta mbysnin me shall.

Dosja hetimore konfirmoi se vajza ishte përdhunuar në grup dhe katër burra janë akuzuar për vrasjen e saj.

Vajza ishte një Dalit, çka do të thotë kasta më e ulët e Indisë, e njohur më parë si “e paprekshme”, ndërsa katër sulmuesit e saj të dyshuar ishin nga një kastë më e lartë. Dhuna seksuale ndaj grave Dalit përdoret rregullisht si një mjet shtypjeje dhe rreth 10 gra Dalit përdhunohen çdo ditë në Indi.

19-vjeçarja e gjakosur në fushë u zbulua nga familja e saj. Në ato momente ajo ishte pak e vetëdijshme dhe kishte shtyllën kurrizore të thyer. Vajza u dërgua në një spital lokal dhe më pas u transferua në një spital qeveritar në Delhi, ku vdiq nga plagët e marra dy javë pas sulmit.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, si arritën shqiptarët të korruptonin latino-amerikanët

Është zhvilluar dhe në Belgjikë seanca e radhës për një nga proceset “SKY ECC” me 40 të pandehur, shqiptarë...

Konfirmoi shtatzaninë/ Sara Gjordeni reagon sërish dhe ka dy fjalë për fansat

Sara Gjordeni mbrëmjen e kaluar konfirmoi shtatzëninë me Bardhin, me të cilin u lidh brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Pas lajmit të bukur që...

Izraeli mori hak ndaj Iranit, ja çfarë ndodhi papritur me çmimin e naftës

Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj sulmit të drejtpërdrejt...

Nëna rreh fëmijët e mitur, ish-bashkëshorti e kallëzon në polici

Një 28-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë, pasi ish-bashkëshorti i saj e ka kallëzuar se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të mitur. Xh.M.,...

Nxehen ‘gjakrat’/ Protestuesit hedhin molotov, përfshihet nga flakët Bashkia e Tiranës

Nxehen ‘gjakrat’ para Bashkisë së Tiranës, atje ku po mbahet protesta e opozitës. Protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov, duke shkaktuar një zjarr të...

Lajme të tjera

Web TV