Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin e punës një vjeçare pas shkrirjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
19 dhjetori i 2019-ës ishte dita kur SPAK nisi nga puna fillimisht me 8 prokurorë e më pas strukturës iu bashkuan edhe 5 prokuror të tjerë.
Në total gjatë një viti SPAK bën me dije se ka administruar gjithsej 568 procedime penale me 704 persona në hetim, nga të cilët, 162 procedime penale me 255 persona në hetim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar, 240 procedime penale me 209 persona në hetim për veprat penale që lidhen me korrupsionin dhe 166 procedime penale me 240 persona në hetim për veprat penale të tjera.
Duke patur si prioritet “pastrimi i produkteve të veprës penale”, SPAK thotë se ka kryer hetime në 19 procedime penale, kundër 35 personave nën hetim, jo vetëm në rastet e hetimeve për krim të organizuar, por dhe në rastet e hetimeve për korrupsion.
Në 1 vit SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme 59 kërkesa për gjykim, kundër 219 të pandehurve, 63 prej të cilëvë për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
Për 39 persona të tjerë gjatë 1 viti SPAK ka kërkuar në gjykatë pushimin e hetimeve.
Gjatë kesaj periudhe Prokuroria e Posaçme ka kryer 310 raste hetime pasurore ndërkohe që bëhet me dije se është duke ndjekur hetime me 6 skuadra të përbashkëta hetimore.
Vetëm pak dite me parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi kërkesën e SPAK për shtimin e numrit te prokurorëve në 20 ndërsa aktualisht janë vetëm 13 prokurorë nga 15 që u miratuan fillimisht.