Video/ Florian Marku përgatitet për ndeshjen me këngë patriotike të UÇK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boksieri shqiptar Florian Marku ka lënë pas barazimin e hidhur me Jamie Stewart javën e shkuar duke nisur stërvitjen për ndeshjen e radhës më 30 janar.

Marku ka publikuar një video nga momenti para ndeshjes, ndërsa përgatitet me këngë patriotike. Bëhet fjalë për “O çohuni burra, o çohuni gra”, një këngë që forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e këndonin gjatë luftës me Serbinë.

Kujtojmë që Marku ka lindur në qytetin e Lushnjës, por origjina e të parëve të tij është nga Kosova.

“Nisur nga historia e familjes sime, di që gjyshi im është nga Kosova, por gjatë regjimit komunist ka qenë i internuar në Lushnjë, së bashku me shumë kosovarë të tjerë”, do të deklaronte dikur Marku për “Panorama Sport”.

Në ndeshjen e fundit Marku u shfaq i revoltuar duke thënë se gjyqtari nuk ia dha fitoren për shkak se nuk e pëlqente atë dhe prej faktit se ishte një shqiptar kundër një anglezi.

Ai është padyshim një nga sportistët shqiptar më në formë të momentit, i njohur për shpirtin e tij luftark teksa i shkon dyluftimit deri në fund./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Lajme të tjera

Web TV