“Marca”, shkrim të posaçëm, për Kosovën: Kundërshtari, një vend që Spanja nuk e njeh

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në një shkrim për historinë e Kosovës, si rivalin e ri të Spanjës në kualifikimet për Kampionatin botëror, gazeta e njohur sportive spanjolle “Marca” është marrë me faktin që në Kosovë shumica e lojtarëve janë shqiptarët që vijnë nga diaspora. “Asnjë lojtar i ekipit të Kosovës nuk ka lindur në shtetin e tij.

Të paktën në vendin që e shpalli pavarësinë më 17 shkurt, 2008. Një pjesë e lojtarëve që do të jenë rivalë të Spanjës në Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, panë dritën në mërgim: Zvicër ose Suedi; të tjerët u lindën në qytetet e Kosovës, por kur ai territor i përkiste Serbisë apo Jugosllavisë. Duhet të presim edhe disa vjet që të lindurit në Kosovën e pavarur, shtet i pranuar nga FIFA në majin e 2016-s me të drejta të plota, të arrijnë ekipin përfaqësues.” Kështu e nis kjo e përditshme e njohur sportive shkrimin e gjatë për Kosovën.

Sipas “Marca”-s, “Kosova tingëllon si luftë, mërgim, vdekje, prej shekujsh”. Në shkrimin ku është komentuar edhe “Beteja e Kosovës” e vitit 1389, mes serbëve dhe Perandorisë Osmane, e që nga Serbia edhe pse kishte humbur, tashmë njihet si festë kombëtare. Lojtarët e Kosovës kanë çfarë të thonë për luftërat në Ballkan. Fëmijëria e tyre nuk ka lidhje me atë të rivalëve të tashëm.

Në shkrimin e “Marca”-s flitet për të kaluarën e sulmuesit Vedat Muriqi, lojtarit të Lacios që u lind më 1994 në Prizren. Media në fjalë shkruan se si ai ishte rritur nën zhurmën e kallashnikovëve dhe si ishin mbajtur në një tavernë me 50 njerëz të tjerë, e duke fjetur në kuti të shisheve, ndërsa kishin vetëm dy litra qumësht për të gjithë, e se si ishte ushqyer vetëm me bukë e qepë. Muriqi e nisi futbollin për Lirinë e Prizrenit, kur ishte vetëm 9-vjeçar.

Sa i përket historisë së Milot Rashicës, i lindur në Vushtrri më 1996, “Marca” ka treguar se familja e lojtarit kishte qëndruar në shtëpi dhe u kishin mbijetuar bombardimeve. Ai u rrit në Mitrovicë deri në kohën kur e zbuloi Vitese, aty ku nisi karrierën, që e çoi tek Verder Bremeni. Për kapitenin Samir Ujkani, të lindur në Vushtrri, është thënë se kujtimet e tij të fëmijërisë janë në Belgjikë. Valon Berisha u lind në Suedi më 1993, pasi prindërit e tij kishin migruar nga Podujeva. Berisha u paraqit për Norvegjinë për 20 ndeshje, para se më 2016 FIFA- të bënte hapin historik në rregullore.

Lexo edhe :  I dha titullin Atletikos, Suarez shpërthen në lot: Barcelona nuk më vlerësoi, Messi...

Kur u mor vendimi nga Zvicra që Kosova të garonte lirshëm edhe pa u njohur nga shumë shtete, përfshirë Spanjën, politika u largua nga sporti. Këtë “Marca” e ka cilësuar si përjashtim absolut të bërë nga FIFA.

“Si mundet një ekip përfaqësues i një shteti të lindur vetëm tetë vjet më herët të luajë më 2016? – shkruan më tutje “Marca”. – FIFA u përball me rastin që ishte: përjashtim absolut. Për këtë arsye, kur Kosova debutoi në Eliminatoret për Botërorin e Rusisë, në barazimin 1-1 me Finlandën më 2016, 6 lojtarëve iu lejua të ndryshonin përfaqësueset pa u mbështetur në rregullore.”

Këtu ka përmendur Amir Rrahmanin, Alban Mehën, Herolind Shalën, Milot Rashicën e Samir Ujkanin që kishin luajtur për ekipin A të Shqipërisë dhe Valon Berishën që ishte paraqitur te Norvegjia. Në ndeshjet e fundit të Kosovës, në nëntor, vetëm 5 lojtarë s’janë paraqitur në të kaluarën me flamuj të tjerë. Sipas “Marca”-s, 7 ishin që kanë luajtur për Shqipërinë, 4 për Norvegjinë, dy për Zvicrën dhe nga një për Suedinë e Austrinë.

Ndër tjerash, është theksuar edhe ankesa që Federata e Zvicrës kishte bërë për ndryshimin e përfaqësueses së lojtarëve, duke shprehur frikën për lojtarët e mëdhenj si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, që ishin gjobitur për festën me shqiponjë, simbolin e shqiptarëve në fitoren ndaj Serbisë në Botëror. “Marca” ka shkruar edhe për Adnan Januzajn e Belgjikës për ofertën që i kishte bërë Kosova, dhe për përzgjedhjen e fundit të tij që mbeti të luante për Belgjikën.

Tani Kosova po përgatitet për ndeshjen me Spanjën në një grup ku vetëm Suedia e njeh si shtet. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë në grup me Spanjën në kualifikimet për Botërorin e vitit 2022. Kosova është në grupin B së bashku edhe me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Spanja është një nga 79 shtetet e Kombeve të Bashkuara që s’e njohin Kosovën shtet.

Sidoqoftë, sipas “Marca”-s, qeveria aktuale e Pedro Sançezit ka dërguar sinjale të përmirësimit të situatës. Pasaporta e Kosovës nuk lejohet të hyjë në Spanjë, sikurse nuk njihen as flamuri e himni. Por, pavarësisht kësaj, Federata beson që s’do të ketë telashe që ndeshjet mund të luhen si në Spanjë, ashtu edhe në Prishtinë. “Po flasim për rregullat e FIFA-s”, ka thënë Ministria e Jashtme.
l.m/Fjala.al


Të fundit

Greqia do të përdorë certifikatën e vaksinimit para datës zyrtare të miratuar nga BE

Greqia është e gatshme të përdorë certifikatën e vaksinimit para datës zyrtare të miratuar nga BE, për të tërhequr...

Komisioni Hetimor miraton raportin për shkarkimin, Braho: Meta ka rënë moralisht

Komision Hetimor ka miratuar raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ky raport do t’i dërgohet tashmë Kuvendit. Në raport, kërkohet shkarkimi nga...

Allegri rikthehet tek Juventus, do paguhet 7 milion euro në sezon për katër vjet

Gjithçka është gati për rikthimin e Allegrit në stolin e Juventusit, marrëveshja midis palëve tashmë është përcaktuar, trajneri toskan është i gatshëm të kthehet....

Artan Hoxha publikon foton: Ky është vrasësi i Everest Çakës në Elbasan

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar pak më parë foton e autorit të vrasjes së Everest Çakës në Elbasan, disa ditë më parë. Sipas...

Shfaqet Gripi i Pulave në katër vende në Kosovë, merren masa për parandalim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se kanë dyshime të bazuara për paraqitjen e sëmundjes “Gripi i Shpezëve” tek shpezët në...

Lajme të tjera

Web TV