Shkeli orën policore, gjobitet ministri i drejtësisë në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi është gjobitur nga autoritetet pasi nuk ka respektuar orën policore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selimi përmes Facebook, ku shkruan se do të paguajë dënimin. Selimi pohoi se Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj tij dëshmon se në Kosovë askush nuk është mbi ligjin.

“Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipit të tij”, ka shkruar Selimi.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kufizojë lirinë e lëvizjes në Prishtinë nga ora 19:00 deri në ora 05:00 si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19./r.g/fjala.al

Të fundit

Takim surprizë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump pret skuadrën e Juventus

Delegacioni i Juventus, i udhëhequr nga Presidenti i Stellantis dhe CEO i Exor, John Elkann, së bashku me trajnerin...

19 qershor 1862/ Kongresi amerikan ndalon skllavërinë në territoret federale

Në 19 qershor 1862, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi një ligj që ndalonte skllavërinë në të gjitha territoret federale që nuk ishin ende...

Rreziku nga lufta Izrael-Iran, Këshilli i Sigurimit të OKB thërret mbledhjen emergjente

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të premten më 20 qershor në New York,...

Horoskopi ditor, 19 Qershor 2025

Dashi Vijoni të jeni të tensionuar. Shumë prej jush po mendojnë për jetën familjare, me ndonjë shqetësim më shumë, por natyrisht çdo situatë është ndryshe....

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro për t’ia çuar djalin në...

Lajme të tjera

Web TV