N501Y/ Mutacioni që po pëson koronavirusi, jo aq i frikshëm sa duket

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lloj i ri i koronavirusit, mund të jetë përgjegjës për përhapjen më të shpejtë të virusit në Londër dhe Anglinë Juglindore. Raportet e pakonfirmuara, sugjerojnë se varianti i koronavirusit quhet N501Y.

Ky lloj i veçantë është përhapur shumë që nga muaji gusht. Ideja e një virusi mutant, që shpërthen në shtame të reja, mjafton që të trembë shumicën e njerëzve. Por, a janë të justifikuara këto frikëra? Shumica e njerëzve kur dëgjojnë këtë term kanë parasysh filmat e frikshëm me mutantë në formën e përbindëshave të pamposhtur, apo të viruseve shumë vdekjeprurës.

Në fakt mutacionet gjenetike në jetën reale janë një pjesë normale e evolucionit. Rreth një e pesta e trupit të njeriut përbëhet nga proteinat. Këto janë molekula në trup të prodhuara nga vargje aminoacidesh. Ekzistojnë vetëm 20 lloje aminoacidesh, me të cilat ndërtohen të gjitha proteinat që ekzistojnë në Tokë.

Brenda tyre, shumë janë shumë të ngjashëm dhe mund të grupohen në familje bazuar në vetitë e tyre. ADN-ja, ose në rastin e koronavirusit, ARN-ja, është në fakt një grup udhëzimesh gjenetike që i tregojnë një organizmi se cilat “tulla’ janë të nevojshme, në mënyrë që të ndërtojë proteinat që i duhen për të mbijetuar.

Mutacionet ndikojnë në këto udhëzime, pra ndryshon numri apo lloji i aminoacideve që përbëjnë një proteinë të veçantë. Nga ana tjetër kjo ka potencialin të ndryshojë vetitë e proteinave. Sidoqoftë, shumica e mutacioneve nuk sjell asnjë ndryshim të dobishëm të vetive të proteinave.

Në fakt, mutacionet që ndryshojnë vetitë e një proteine, ​​kanë më shumë të ngjarë të dobësojnë virusin sesa t`a forcojnë atë. Vetëm mutacionet që garantojnë një avantazh (ose nuk bëjnë asnjë ndryshim) vazhdojnë tek ADN.

Lexo edhe :  A është plakja e trurit e trashëgueshme, kujdesi që ju duhet

Proteinat palosen në forma jashtëzakonisht komplekse 3D, në varësi të bashkëveprimeve midis aminoacideve në të njëjtën varg. Ndryshimi i një aminoacidi që është thelbësor për ruajtjen e formës së bashkuar, siç është ndërrimi i një ngarkese pozitive me një negative, do t`a ndryshojë atë formë.

Atëherë, si vazhdon të ekzistojë organizmi, njeri apo virus, nëse shumica e mutacioneve janë të dëmshme për të? Një qasje e zakonshme është kthimi prapa dhe rregullimi i mutacionit. Si njerëzit ashtu edhe koronavirusët kanë mekanizma korrigjues për modelet e tyre të ADN/ARN.

Ky korrigjim evolucionar është atje për të korrigjuar “gabimet” që do të ndryshonin proteinat dhe do të pengonin virusin. Korrigjimi zvogëlon gjithashtu shpejtësinë me të cilën fitohen mutacione të dobishme. Jo të gjitha aminoacidet janë të rëndësishme për formën, dhe ndryshimi i tyre nuk e ndryshon proteinën.

Mutacionet që gjenden më shpesh në proteinën që vesh nga jashtë koronavirusin e ri, i përkasin grupit të“asnjë ndryshimi të rëndësishëm tek proteina”: ndërrimi i një aminoacidi të madh me një aminoacid tjetër të madh. Ngjashëm me ndërrimin e gomave të ndryshme në makinën tuaj.

Viruset funksionojnë nëpër breza shumë më shpejt sesa organizmat e mëdhenj si ne, dhe grupet e ndryshimeve të vogla, mund të shndërrohen më shpejt në ndryshime të konsiderueshme. Gjithsesi, në rastin e variantit të sapo identifikuar në juglindje të Anglisë, nuk ka ende asnjë provë që ky mutacion e bën virusin më të dëmshëm ose të transmetueshëm nga njëri tek tjetri. / The Conversation – Bota.al

Të fundit

Natasha e TikTok dhe djali i saj rikthehen në burg, akuzohen për keqtrajtim të të miturit

Gjykata e Apelit të Kuçovës ka vendosur të lërë në fuqi masën arrest në burg ndaj, Armando Kumarakut dhe...

Më shumë para në pleqëri? Shumë e thjeshtë

Nëse je i ri dhe sapo ke nisur të punosh, me shumë gjasa periudha e pensionit të duket shumë e largët. Të kesh disa mijëra...

I dënuar për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe...

Kanadaja kalon 40 milionë banorë, “mbipopullimi” shkakton probleme

Kanadaja është vendosur të arrijë një rekord prej 40.77 milionë njerëz në vitin 2023, falë kryesisht imigrimit të përkohshëm, dhe rritja e popullsisë nuk...

Ja si Inteligjenca Artificiale dhe kriza e burimeve njerëzore po ndryshojnë drejtuesit

Kriza e burimeve njerëzore po ndryshon mendësinë e drejtuesve shqiptarë në trajtimin e punonjësve jo më si pjesë të procesit, por si individë duke...

Lajme të tjera

Web TV