Sulmi në Departamentin amerikan të Thesarit “duket se ka qenë i madh”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti amerikan i Thesarit, një prej agjencive qeveritare të shënjestruara në sulmin masiv kibernetik, për të cilin është fajësuar Rusia, ka pësuar shkelje serioze “ndonëse shkalla ende nuk dihet”, ka thënë senatori Ron Wyden.

Wyden, demokrat në Komitetin për Financa të Senatit, ka nisur një deklaratë duke ofruar detaje për shkeljet pasi është informuar për hakimin nga agjencia e taksave IRS dhe Departamenti i Thesarit.

Ai ka thënë se dhjetëra adresa elektronike në Departamentin e Thesarit janë prekur nga ky sulm, duke përfshirë zyrtarë të lartë.

“Thesari ende nuk i di të gjitha veprimet e kryera nga hakerët, apo se çfarë informacioni është vjedhur”, ka thënë Wyden.

Ai ka shtuar se nuk ka të dhëna që agjencia e taksave është prekur nga sulmi, apo ndonjë taksapagues.

“Megjithatë, hakimi në Departamentin e Thesarit duket se është i madh”, ka thënë senatori amerikan. Ende nuk është bërë e qartë se çfarë kanë bërë hakerët me informacionin e siguruar, apo çfarë synojnë të bëjnë.

Departmaenti i Thesarit është një prej agjencive, departamenteve dhe kompanive të prekura nga ai që konsiderohet operacion serioz i hakimit. Wyden ka thënë se shkeljet në Departamentin e Thesarit kanë nisur të kryhen nga muaji korrik.

Mirëpo ekspertët për siguri kibernetike besojnë se i gjithë procesi i hakimit ka nisur disa muaj më herët./rel

Të fundit

Veliaj reagon pas arrestimit: Nuk kam më detyrimin të hesht

Reagimi: Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe...

Ministri Gonxhe përkujton Musine Kokalarin

"Musine Kokalari – Zëri i lirisë që nuk u shua kurrë! Në ditën e lindjes së Musine Kokalarit, kujtojmë gruan që sfidoi heshtjen me fjalën...

Festë luksoze beqarie në Amerikë, modelja dhe djali i Jozefina Topallit drejt altarit

Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina po shkon drejt altarit me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topalli. Prezantuesja ka organizuar festën e beqarisë me...

“G Bani nuk është përjashtuar, ai është në…” , Jul Deda zbulon sekretin e produksionit

Përmes një zarfi të zi, u bë e ditur se Bani përjashtohet nga gara. Megjithatë ajo që mori vëmendjen është se ai nuk u...

Kryeministri i Spanjës uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit

Presidenti i Internacionales Socialiste dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka uruar kryetarin e LVV-së Albin Kurti për rezultatin në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në...

Lajme të tjera

Web TV