Dhuna ndaj gjyqtarit, humbje në tavolinë dhe gjithë sezonin larg “shtëpisë” për Delvinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Disiplinës “syrgjynos” Delvinën për dhunën: Humbje në tavolinë dhe gjithë sezonin larg “shtëpisë” për goditjen e gjyqtarit anësor. I ka shpëtuar një dënimi të skajshëm, por sidoqoftë do të vuajë ndëshkimin përgjatë gjithë këtij sezoni, sepse do t’i duhet t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetur në të kampionatit në fushë asnjëanëse.

Dhuna e ushtruar kundrejt gjyqtarit anësor në ndeshjen e fundjavës ka çuar në ndëshkimin e Klubit të Futbollit “Delvina” nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Në mbledhjen e tij të radhës, të mbajtur të martën pasdite, organi disiplinor vendosi që, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të disa neneve të Kodit të Disiplinës Sportive, klubi delvinjot humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 përballë Albpetrolit, si dhe ndëshkohet me zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit 2020-2021 të Kampionatit të Kategorisë së Dytë Grupi B, në fushë asnjanëse.

Gjatë ndeshjes së futbollit, Delvina-Albpetrol, të zhvilluar të dielën pasdreke në stadiumin “Panajot Pano” në Delvinë, një shtetas i ndodhur jashtë stadiumit, ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej ndihmësve të gjyqtarit kryesor të takimit. Si pasojë gjyqtari anësor, Elvis Pulaj, është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, në mbledhjen e së martës, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendime edhe 16 raste të tjera të ndodhur në nivele të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Të Rritur, por edhe në Kampionatet e moshave dhe atë të femrave, duke ndëshkuar lojtarë dhe zyrtarë të klubeve të ndryshme. Midis këtyre vendimeve, spikat ndëshkimi i lojtarit të Tiranës, Marsel Ismailgeci, i cili, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të Kodit të Disiplinës Sportive dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Ja të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së, datë 22.12.2020:

1. Lojtari i KF Tirana, Marsel Ismailgeci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2. Zyrtari i Besëlidhja, Gledis Lani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Zyrtari i KS Korabi, Donald Mëziu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Lojtari i KF Erzeni, Haxhi Kacmoli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lexo edhe :  Problem pas problem tek Mercedesi, Toto Wolff: “Më vjen të godas veten me grusht”

5. Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

6. Lojtari i Shënkolli U-21, Xhulio Berisha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i Maliqi, Franci Caushllari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të Maliqi, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Zyrtari i Shkendia B. T., Argid Sheme, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit Shkendia B. T., në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Juventus Akademi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin e Kategorisë së Parë U-19, Grupi B, kundër Football Republic U-19 B, në bazë të nenit 54/1 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

10. Zyrtari i KS Kastrioti U19, Agim Zeli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtarja e Tirana Femra, Denisa Qose, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 50, 63/1/c dhe 64/3/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër SHS Albpetrol, zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit 2020-2021 të Kampionatit të Kategorisë së Dytë Grupi B, në fushë asnjanëse.

13. Lojtari i FC Internacional Tirana U17, Albi Azizi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

14. Lojtari i KF Tirana U17, Danilo Bajraktari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

15. Lojtari i FC Internacional Tirana U17, Ersi Bode, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

16. Lojtari i KF Tirana U17, Mateo Uka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

17. Zyrtari i Shkëndija Dr., Jurgen Cupa, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Të fundit

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta,...

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë në krahasim me...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Lajme të tjera

Web TV