Distria Krasniqi e mbyll e para në renditjen botërore: Mendoj çdo ditë për Tokion!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfundimi i vitit e para në renditje e motivon Distria Krasniqin në rrugëtimin drejt medaljes olimpike. Ka vite që ajo është është xhudiste e kalibrit botëror, Por 2020-ta është viti i parë të cilin ajo e përfundon në vendin e parë në renditjen botërore të peshës së saj.

Federata Evropiane e Xhudos ka publikuar të martën një shkrim për Distrian, që në vitin 2021 do të hyjë si kryesuese e renditjes botërore dhe olimpike në kategorinë e peshës trupore deri 48 kilogramë. Kjo është kategoria ku ajo garon së fundi dhe ku kërkon lavdinë.
Xhudistja pejane është e bindur se do të qëndrojë gjatë në vendin e parë të renditjes botërore dhe, po ashtu, ajo e vendosur që të fitojë medalje olimpike, që do të ishte kulmi i karrierës së saj. 25-vjeçarja këtë vit ka fituar 3 medalje në po aq turne. Ishte e artë në “Grend Slem”-in e Parisit në muajin shkurt.

Prej shkurtit turnetë elitarë nuk u mbajtën deri në tetor. Ajo u kthye fuqishëm me medalje të artë në “Grend Slem”-in e Hungarisë, më 23 tetor, ndërsa më 19 nëntor fitoi medaljen e bronztë, në Kampionatin Evropian të Xhudos.
Krasniqi e udhëheq në renditjen botërore me 7115 pikë, që fitohen në bazë të suksesit nëpër gara. Ajo është para Daria Bilodidit, yllit ukrainas të xhudos, ndërsa japonezja Funa Tonaki është e treta. Sipas të gjitha gjasave, janë këto xhudiste që do të luftojnë për medalje olimpike në Lojërat Olimpike të Tokios, të shtyra për në 2021-shin. “Është hera e parë që jam e para në fund të vitit në renditjen botërore, – ka sportistja që sapo ka mbushur 25 vjeç. – Kam përfunduar për disa vjet e dyta dhe e treta në renditje, por tani jam e para.”

“Është një ndjenjë shumë e mirë, – ka vijuar ajo. – Po më shpaguhet mundi që kam derdhur bërë gjatë karrierës. Po ashtu, është një motivim për mua dhe më ka dhënë më shumë vetëbesim për vitin që po vjen dhe për garat e ardhshme. Do të mundohem ta mbaj vendin e parë në renditje edhe më tutje.” Menjëherë në janar, Distria do të kërkojë suksesin e radhës. Në Doha do të mbahet Turneu “Masters”-i, që mbledh xhudistët më të mirë nëpër kategori. Por synimet e Distrias lidhen me garën e madhe, që mbahet prej 24 deri më 31 korrik.

Lexo edhe :  Klopp reagon pas humbjes: “Nuk kemi asgjë në dorë, shpërdoruam raste në pjesën e dytë”

“Vetë fakti që jam e para në renditjen botërore tregon që jam pretendente kryesore për medalje olimpike”, – thotë Distria. Ajo nuk përmend xhudistë të tjera që i sheh rivale, teska thotë: “Rivale nuk shoh askënd, përveç vetes sime. Nëse unë jam mirë atë ditë mentalisht, pasi fizikisht mendoj se do të jem në formën time më të mirë, atëherë do të shkojë çdo gjë mirë. Pra, unë do të luftoj me veten që të përmirësohem çdo ditë deri në ditën e garës në Tokio.” Në fakt, Tokion nuk e largon nga mendja. I shërben për të motivuar veten pas stërvitjeve të vështira.

Xhudistet e trajnerit të mirënjohur Driton Kuka nuk kanë asnjëherë pushim. Nuk e ndalin rutinën e stërvitjes nga dy e tri herë në ditë. Afrimi i Lojërave Olimpike rrit kërkesat e trajnerit Kuka, por edhe motivin te vetë xhudistet. “Garat në Tokio i mendoj çdo ditë. Sidomos në disa ditë kur jam shumë e lodhur për stërvitje, e motivoj veten duke menduar për Tokio. Kështu më vijnë vullneti dhe forca. Garat e tjera deri në Tokio i shoh si mësim dhe rrugë që duhet të kalohet deri në Olimpiadë”, – ka përfunduar Distria Krasniqi.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Kjo verë parashikohet me temperatura të larta”, ja masat për parandalimin e zjarreve

Edhe vera e këtij viti parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta për shkak të ndryshimeve klimatike ndaj...

“Kishte dorë që i vogël!”/ Avokati shpërthen ashpër ndaj Metës: Si e shtriu hajdutërinë

Avokati Idajet Beqiri ka treguar sot një episod nga jeta e tij gjatë kohës që punonte në Skrapar. Sipas tij, Ilir Meta njihej si hajdut...

Ndodh në Pogradec! Peshkatari kap në liqenit të Ohrit koranin mbi 13 kg (FOTOT)

Ndodh në Pogradec! Një peshkatar kap në ujërat e liqenit të Ohrit një peshk Koran më shumë se 13 kg. Peshkatari, i cili e ushtron...

Kumbaro ultimatum prefektëve: Zero tolerancë për struktura betoni në plazhe

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u komunikuar prioritetet mbi mbarëvajtjen e...

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, si arritën shqiptarët të korruptonin latino-amerikanët

Është zhvilluar dhe në Belgjikë seanca e radhës për një nga proceset “SKY ECC” me 40 të pandehur, shqiptarë e kolumbianë, të akuzuar për...

Lajme të tjera

Web TV