Drejtonte “Benz”-in me shpejtësi dhe në sens të kundërt, e pëson shoferi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i një mjeti është bllokuar në aksin Thumanë-Mamurras, pasi po qarkullonte me shpejtësi në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar duke rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 09:30, ku patrulla e Policisë Rrugore të DVP Lezhë që ishte në patrullim në aksin rrugor Thumanë-Milot-Lezhë, ka konstatuar një automjet tip “Benz” duke qarkulluar me shpejtësi në korsinë e shpejtësisë, në sens të kundërt, nga Mamurrasi për në Thumanë, duke rrezikuar seriozisht përfshirjen në ngjarje rrugore.

Patrulla e Policisë ka bërë menjëherë bllokimin e automjetit, si dhe ka proceduar për në OASH drejtuesin e mjetit, për lëvizje në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar.

Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën horizonte dhe vertikale dhe të mos kryejnë manovra të gabuara apo të qarkullojnë në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar, pasi rrezikojnë seriozisht jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama rikthehet në Greqi, zbulohen datat

Rikthehen takimet e PS-së me diasporën. Më 29 mars, kryeministri Edi Rama bashku me drejtuesin politik për Diasporën, Taulant...

Si do të zgjidhen deputetët e rinj/ Gara e pabarabartë e 11 majit

Sistemi elektoral shqiptar ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore tre herë që nga zgjedhjet e para shumëpartiake në vitin 1992, derisa PS dhe PD votuan...

Haxhi Thaçi përcillet për në banesën e fundit, i biri i dërgon mesazhin prekës nga Haga

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u varros sot në fshatin Burojë të Skënderajt, në një ceremoni mortore ku morën pjesë...

Spiropali në homazhet për babanë e Thaçit: Të kam sjellë një dorë dhe’ nga Shqipëria

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, mori pjesë dhe foli në ceremoninë mortore të atdhetarit Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës,...

Publikohet modeli i fletëve të votimit, KQZ ia dërgon partive politike për konsultim

KQZ ka publikuar modelin e fletëve të votimit dhe ia ka dërguar partive për konsultim, në mënyrë që të vlerësojnë nëse janë të përshtatshme....

Lajme të tjera

Web TV