Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale, Përparim Kalo emërohet anëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta sapo ka dekretuar anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese. Sipas njoftimit zyrtar të Presidentit, kreu i shtetit ka dekretuar Përparim Kalon si anëtarin e gjashtë të kësaj Gjykate.

Presidenti nuk ka humbur kohë dhe brenda ditës ka emëruar anëtarin e Gjykatës, menjëherë pasi KED i ka paraqitur propozimin.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi sot , pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar, Z. Aleksanër Toma dhe Z. Përparim Kalo për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës.

KED do t’i përcjellë këto akte brenda ditës së sotme, pranë organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Njofitmi i presidentit

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka administruar sot nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimin nr. 59, datë 23.12.2020, ka vendosur miratimin e listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, e rishpallur në datën 27.09.2019 dhe e rishpallur për herë të tretë në datën 24.09.2020, me renditjen e kandidatëve si më poshtë:

1) Përparim Kalo 90.29 Pikë
2) Aleksandër Toma 75.57 Pikë

Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11882, datë 23.12.2020, ka vendosur që:

Lexo edhe :  Moti i keq, bllokohet Qafë-Thana; 3 km vargu i makinave në rrugë! (Foto)

– Zoti Përparim Kalo emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit

Doli nga ‘Big Brother Vip’, Amber përlotet në studio: Bëra gabim që dola, jam penduar

Ambër ishte këtë të enjte e ftuar në studion e “Shqipëria Live” ku foli për daljen e saj nga...

I rekrutonte me reklama dhe më pas i kthente në prostituta, arrestohet turku në Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me qëllim goditjen e paligjshmërisë në...

Apeli i GJKKO zbardh vendimin për masën “detyrim paraqitje” ndaj Sali Berishës

Apeli i GJKKO-së ka zbardhur vendimin për  rikthimin e masës detyrim paraqitje për Sali Berishën. GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E...

Sabah Bizi u nda nga jeta, presidenti i Vllaznisë: Shembull frymëzimi për brezat

Alban Xhaferi, presidenti i Vllaznisë së futbollit ka reaguar dhe ka shprehur ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të legjendës Sabah Bizi. Shembull frymëzimi,...

Le Monde: Kostoja e pastrimit të Evropës nga “ndotësit e përjetshëm”

Pastrimi i ujit dhe tokës së Evropës nga “ndotësit shumëvjeçarë” (PFAS) do të kushtonte të paktën 95 miliardë euro gjatë një periudhe 20-vjeçare në...

Lajme të tjera

Web TV