Numri i abonentëve të internetit arrin në 480 mijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i abonentëve të internetit në vend ka arritur në pothuajse 480 mijë në fund të tremujorit të tretë të këtij viti. Statistikat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se ky treg po rritet me ritme të shpejta edhe për këtë vit. Krahasuar me një vit më parë, numri i abonentëve të internetit është zgjeruar me 17.3%. Vetëm gjatë tremujorit të tretë, këtij shërbimi i janë shtuar rreth 7500 abonentë të rinj. Pandemia dhe masat kufizuese i dhanë një shtysë të mëtejshme zgjerimit të tregut të internetit në vend.

Mes muajve mars dhe shtator, statistikat numërojnë rreth 35 mijë abonentë më shumë në shërbimet e internet me brez të gjerë. Përveçse po rritet me ritme të larta, tregu i internetit duket më konkurrues dhe dinamik në strukturën e ndarjes sipas operatorëve. Pjesa e tregut të operatorit më të madh, Albtelecom, është në rënie konstante dhe tashmë ka zbritur në 27.4%, nga 32.6% që ishte një vit më parë. Operatori i dytë më i madh për nga numri i përdoruesve është Abcom, me rreth 18.5% të tregut.

Që nga fillimi i këtij viti Abcom është pjesë e Vodafone Albania dhe kjo ka nxitur ritme më të shpejta të rritjes, me pothuajse 22% më shumë krahasuar me një vit më parë. Shërbimet fikse duket se kanë potenciale të mëdha rritjeje, edhe duke pasur parasysh se niveli i depërtimit të tyre është ende i ulët në raport me mesataren rajonale dhe europiane. Po, ndërsa në qendrat e mëdha urbane numri i abonentëve po rritet me ritme të shpejta, sifda e vërtetë për Shqipërinë ngelet hendeku i thellë me zonat rurale. AKEP vlerëson se në këto zona depërtimi i internetit është në nivelin e rreth 5% të popullatës, ndërsa në zonat urbane tashmë jemi pranë nivelit të 40%.

Lexo edhe :  Konfindustria: Rritje e fortë dhe e menjëhershme e çmimit të karburanteve, pas zgjedhjeve

Çështja kryesore që pengon zhvillimin e infrastrukturës në zonat rurale dhe të largëta, është mungesa e stimujve për të investuar nga operatorët ose në alternativë financimi me fonde shtetërore. Në Shqipëri nuk ekziston një fond për shërbimin universal dhe një mekanizëm për kontribut me fonde publike, nuk është dhënë ndihmë shtetërore për rrjete broadband dhe nuk ka buxhet publik të përcaktuar në nivel kombëtar ose vendor, për ndërtimin e infrastrukturës së këtij lloji.

Sigurimi i infrastrukturës broadband është i varur ekskluzivisht nga investimet e operatorëve privatë të rrjeteve të telekomunikaconit. Shtrirja e infrastrukturës së telekomunikacionit është e kushtueshme, veçanërisht në ato zona ku ka shumë pak ose aspak infrastrukturë të mëparshme, ku densiteti i popullsisë është i ulët ose ku aksesi për shkak të vështirësive gjeografike është tepër i vështirë. Në këto zona, ka pak ose aspak leverdi ekonomike për të investuar në infrastrukturë, sepse tarifat mesatare janë të ulëta dhe pritjet për një kthim nga investimi janë të dobëta, për shkak të mungesës së fuqisë blerëse./E.Shehu

Të fundit

Humbi të dy prindërit njëkohësisht/ Gazetarja mes lotësh: Të paktën ikën të lumtur

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja e njohur e Top Channel, Alma Demiraj. Ajo...

Shkrirja e ASA/ Fuga:Buxhetet t’i fitojë me punë, dhe jo t’i marrë si llokume nga qeveria

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar ditën e sotme rreth ‘vulosjes’ së vendimit për shkrirjen e  Akademisë së Albanologjisë. Nëpërmjet një postimi në Facebook,...

10 kryeqytetet europiane me ushqimin më të mirë, Tirana në vend të 4

Kur mendojmë për pushimet të gjithëve na vijnë në mendje perceptime të ndryshme. Disa duan të pushojnë në plazh me një pije në dorë, disa...

Zyrtare/ Lionel Messi largohet nga Paris Saint-Germain pas dy sezonesh

Lionel Messi e mbyll me Paris Saint Germain. Lajmin e ka dhënë trajneri i klubit francez, Christophe Galtier, i cili në konferencën për shtyp...

Sot feston ditëlindjen, e gjeni dot sa vjeç bën Maestro

Sot është një ditë speciale për Armaldo Kllogjerin. I njohur gjerësisht si Maestro, Armaldo feston sot ditëlindjen e 48. I lindur në 1 qeshor 1975,...

Lajme të tjera

Web TV