Të dhënat e INSTAT: Po ikën rinia, 46% e emigrantëve janë nën 40 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigracioni, i cili ka vijuar me ritme konstante në 30 vitet e fundit dhe me gjasë do të shtrihet me të njëjtin intensitet edhe në dekadën në vijim, po ndikon për keq cilësinë e popullatës në Shqipëri.

Të dhënat e INSTAT mbi emigracionin më 2020 tregojnë se, nga totali i emigrantëve rreth 1.7 milionë persona, shumica janë të rinj.

Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur mosha 20 nga 40 vjeç e dominon popullatën në emigracion dhe përben 46 për qind të totalit të emigrantëve.

Mbi grup moshën 45 vjeç popullata në emigrim vjen në rënie. Anketa të tjera mbi potencialet e emigracionit tregojnë tendencën e lartë te të rinjve në moshë te re për të emigruar në krahasim me moshat e tjera.

Një studim i ekspertëve Gëdeshi dhe King ka identifikuar se, 70 për qind e 20 vjeçarëve dëshironin të largoheshin nga vendi në vitin 2018. Kjo dëshirë për të lënë vendin është më e lartë tek të rinjtë se të grup moshat e tjera. Shkaqet lidhen me një seri faktorësh sociale dhe ekonomike, thotë Gëdeshi.

Instituti Shqiptar i Statistikës ka raportuar se gjatë vitit të kaluar 25.5 për qind e të rinjve nga mosha 15 -24 vjeç as nuk ishin në shkollë dhe as në punë. Studimi mbi të Rinjtë 2018-2019, i institutit Gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) tregon se potenciali për të emigruar në grupmoshën 15-29 vjeç është rreth 60%.

Dëshira e të rinjve për të ikur jashtë vendit është me e lartë se në popullsinë e përgjithshme, ku sipas barometrit të Ballkanit gjysma e të pyeturve në Shqipëri, pa dallim moshe, raportojnë se do të dëshironin të jetonin larg vendit vitin e kaluar.

Lexo edhe :  Si mund të mbrohen konsumatorët?/ Banka ndërhyri tek interesat e kredive, ranë trefish

Pas Censit të vitit 2011, migracioni vazhdon të luajë një rol shumë të rëndësishëm në dinamikën e popullsisë. Shqipëria vazhdon dhe do të vazhdojë të përjetojë flukse dalëse të popullsisë, ashtu sikurse projeksionet e popullsisë sugjerojnë.

Në vitin 2019, në popullsinë mesatare gjithsej të Shqipërisë, të rinjtë 0-14 vjeç zënë 17,0 %, popullsia në moshë pune 15-64 vjeç zë 68,5 % dhe popullsia mbi 65 vjeç përbën 14,4 % të popullsisë gjithsej. Piramida e popullsisë, e cila jep një paraqitje të strukturës moshore dhe gjinore të popullsisë, pasqyron trendin e zhvillimeve që kanë ndodhur për grup moshat në fjalë. Tendenca drejt procesit të plakjes së popullsisë në të ardhmen vihet re nga rritja e lehtë e përpjesës që zë popullsia 65 vjeç e lart, shoqëruar kjo me uljen e numrit të popullsisë në moshë të re (0-14 vjeç).

Emigracioni shqiptar ka qenë emigracion i dominuar nga faktorë ekonomik. Kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë arsyet ekonomike ato që shtyjnë pjesën më të madhe të shqiptarëve të largohen nga vendi. Sipas anketës së Forcës së Punës, 2019, arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është “Mundësi punësimi” me 83,7 %./Monitor/

Të fundit

Një rrugë në Tiranë merr emrin e Dritan Mezinit, Veliaj: Do vazhdojë të na frymëzojë

Një rrugë në Tiranë, në hyrjen veriore të Liqenit Artificial, do të mbajë emrin e sipërmarrësit Dritan Mezini, i...

Modelja e famshme bëhet nënë për herë të parë, zbulohet emri i veçantë i vogëlushes

Modelja e njohur Sofia Richie dhe partneri i saj Elliot Grainge janë bërë prindër. Sofia lindi një vajzë, të quajtur Eloise Samantha Grainge. Ajo zbuloi...

Himara nis sezonin turistik/ Fluks turistësh nga Anglia, Gjermania e Zelanda e Re

Himara tashmë e ka nisur sezonin turistik duke sfiduar edhe motin e paqëndrueshëm. Numri i turistëve është në rritje ndërsa janë kryesisht te huaj ata...

Gjendet e pajetë në banesë adoleshentja, ‘ngrihet në këmbë’ grupi hetimor

Një 17-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Adoleshentja raportohet se është gjetur e pajetë nga familjarët e saj. Ngjarja e...

Dhjetëra të vdekur nga i nxehti ekstrem në Meksikë

Gjithsej 48 persona kanë vdekur brenda dy muajve për shkak të të nxehtit ekstrem në Meksikë, me pothuajse gjysmën e vdekjeve të regjistruara vetëm...

Lajme të tjera

Web TV