Erdogan: Turqia do të dëshironte lidhje më të mira me Izraelin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Turqia do të dëshironte lidhje më të mira me Izraelin mirëpo politika izraelite ndaj palestinezëve është e “papranueshme”, ka thënë të premten presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Turqia dhe Izraeli, dikur vende mike, kanë tensionuar marrëdhëniet në vjetët e fundit. Ankaraja ka dënuar vazhdimisht pushtimin izraelit në Bregun Perëndimor dhe trajtimin që u ka bërë palestinezëve.

Autoritetet turke kanë kritikuar edhe marrëveshjet e arritura së fundmi në mes të Izraelit me katër vende myslimane, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin, Sudanin dhe Marokun.

“Politika për palestinezet është vija jonë e kuqe. Është e pamundshme për ne të pranojmë politikat e Izraelit ndaj palestinezëve. Aktet e tyre të pamëshirshme janë të papranueshme”, ka thënë Erdogan para gazetarëve, transmeton Reuters.

“Nëse nuk do të kishte probleme të nivelit të lartë (në Izrael) lidhjet tona do të ishin shumë më ndryshe” ka thënë ai.

“Ne do të dëshironim që lidhjet tona t’i kishim në një tjetër pikë”.

Ministria e Jashtme izraelite nuk ka komentuar deklaratën e Erdoganit.

Autoritetet turke dhe ato izraelite kanë dëbuar ambasadorët e njëra-tjetrës më 2018, pasi forcat izraelite kanë vrarë dhjetëra palestinezë në përleshjet në Rripin e Gazës./rel/

Të fundit

I papunë, 27 vjeçari shqiptar kapet me 30 kg kokainë dhe rreth 300 mijë euro (Video)

Policia italiane ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, pasi u kap me një sasie të madhe kokaine dhe mijëra euro....

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë në spital 46-vjeçari në Tiranë

Ka ndërruar jetë 46-vjeçari që u vetëplagos me armë zjarri sot në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për...

Vetëplagoset me armë zjarri një person/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën “Josif Pashko”, rreth orës 21:35. Policia njofton se një shtetas, ende i...

U futën me sëpatë në bordello dhe përdhunuan prostitutat, kapen tre të rinjtë (Foto)

Tre të rinj që kërcënuan dy punëtore seksi me sëpatë para se t’i përdhunonin dhe plaçkitnin janë burgosur me 33 vjet. Edmilson Caimanque, 23 vjeç,...

Çifti i parashutistëve përfundon në spital pasi tentuan ‘ta bënin’ në ajër (fotot)

Një çift parashutistësh që kërkonin emocione të reja duke tentuar të kryenin marrëdhënie intime gjatë rënies në ajër, kanë treguar së fundmi sesi u...

Lajme të tjera

Web TV