Mbretëresha Elizabeta: Nuk jeni vetëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëresha britanike Elizabeta II, ka shfrytëzuar fjalimin e saj për Ditën e Krishtlindjes për të siguruar secilin që nuk është afër familjes dhe shokëve këtë vit se “nuk është vetëm”.

Ajo ka thënë se çfarë shumë njerëz duan për “Krishtlindje është vetëm një përqafim apo prekje e dorës”, mirëpo “edhe në netët më të errëta ka shpresë për agim të ri”.

Mbretëresha 94-vjeçare ka përshëndetur aktin e mirësisë, duke thënë se pandemia “na ka bashkuar” pavarësisht pse jemi në kohë të vështirë.

“Ka qenë e jashtëzakonshme sesi një vit, që na ka mbajtur larg, përmes disa rrugëve na ka bashkuar më shumë”, ka thënë ajo gjatë fjalimit të saj, duke shtuar se familja mbretërore është “inspiruar” nga vullnetarët që kanë ndihmuar nëpër komunitetet e tyre.

“Në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithë botën, njerëzit janë ngritur ndaj sfidave të këtij viti dhe unë jam shumë krenare nga ky shpirt i qetë dhe i pathyeshëm”.

Ajo ka thënë se i vjen keq për “njerëzit e të gjitha besimeve që nuk kanë mundur të mblidhen sikur do të dëshironin për të festuar”, mirëpo “jeta duhet të vazhdojë”./rel


Të fundit

Zgjedhjet/ Duka: Takimi me Berishën produktiv, duhet të flasim dhe me grupin e Alibeajt

Kreu i Partisë Agraro-Ambientaliste, Agron Duka ka folur për mediat jashtë selisë së Kuvendit, kur është ndalur edhe tek...

Sot Ervis Martinaj mbush 40-vjeç, ku po e “feston” ditëlindjen “mbreti” i zhdukur?

Prej dy muajsh askush nuk di asgjë për fatin e tij, të paktën publikisht, por sot i konsideruari si “Mbreti i lojërave të fatit”,...

VIDEO/ Krisje tek PSG? Reagon trajneri Galtier: Ja pse e zëvendësova Messin

PSG ngeci në Lisbonë në një barazim 1-1 përballë Benfikës, dhe tani ndan vendin e parë në grup bashkë me “Shqiponjat e Lisbonës” me...

5 gratë më mizore në histori

Çdo periudhë historike ka të mirat dhe të këqijat. Dhe sigurisht më shpesh në qendër të veprave të këqija janë burrat. Diktatorët, luftëtarët e...

Pse Kadare duhet ta marrë çmimin Nobel?

Nga Alda Bardhyli  Kanë mbetur vetëm dy orë nga koha kur Akademia Suedeze do të shpallë nobelin për letërsi për vitin 2022. Kureshtja e gjithë...

Lajme të tjera

Web TV