Dy vëllezër dhe bashkëpunëtori i tyre janë arrestuar nga policia në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ardhur pas finalizimit të operacionit policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Në pranga kanë rënë F.M., 25 vjeç, F.M., 25 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Tiranë dhe E.T., 29 vjeç, banues në Dibër.
Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në kohë të ndryshme organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, kundrejt përfitimit monetar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim./Bl.Ba/Fjala.al