Zëvendësministri Nikolla: Vaksinimi do të fillojë brenda 90 ditëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aurela Xhika

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla, në një intervistë për gazetën “Fjala” flet për masat anti-covid në vend dhe si po përballohet situata në spitale, ku pas një situate të vështirë një muaj më parë, gjithçka kthehet në normalitet. Strategjia për sigurimin e vaksinës dhe përpjekja për të nisur procesi brenda tre muajve të ardhshëm.

Së fundmi numri i personve të infektuar Covid-19 është ulur , sa e qëndrueshme paraqitet  situata?

Situata përcaktohet në një ecuri, të paktën dyjavore, minimalisht një javore, nuk mund ta përcaktojmë për një ditë dhe me këtë ecuri që bën Komitetit Teknik i Ekspertëve ka vërtet një ulje graduale të rasteve, kjo gjë vërtetohet edhe tek numri i shtretërve të zënë në spiale. Ne besojmë se kjo situatë e uljes graduale do të vazhdojë edhe në vijim dhe ky kanë në fakt edhe motivi i masave që janë ndërmarrë, përsa i përket festave të fundvitit në mënyrë që të mos e humbum ketë trend të infektimeve.

Pavarësisht këtij qëllimi, a janë të mjaftueshme masat e ndërmarra deri më tani për të mbajtur të pandryshueshëm numrin e infektimeve? Sa do t’i zbatojnë qytetarët këto masa, duke patur parasysh që jemi në prag të festave?

Nuk besoj se do të ketë rritje të numrit të rasteve sepse ky është parashikimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilit ne i referohemi vazhdimisht. Vendimet e tjera shtënguese që u ndërmorën shkojnë pikërisht në këtë orientim, që ne të mbajmë ketë gradient të uljes së vazhdueshme të numrit të rasteve .

Shumë vende të tjera kanë zgjedhur të bëjnë një bllokim të kufijve, pse një masë e tillë nuk u ndërmor nga shteti shqiptar, duke patur parasysh që së fundmi ne kemi pasur një dyndje të qytetarëve në pikat kufitare?

E ka bërë edhe Shqipëria këtë, Ministria e Shëndetësisë mori vendimin që të pezulloheshin fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar deri në datën 6 janar, që të shikojmë edhe ecurinë. Ne nuk kemi marrë masa të tjera me vendet kufitare me ne, sepse është ecuria e zakonshme e masave kundër kovidit, që bëhet nëpërmjet analizave paraprake, pra nuk kishte motiv për ta ndërmarrë këtë hap për shkak të ndryshimit që pësoi virusi të mbyllnim kufijtë tanë të afërt. Pfizer ka filluar provat për vaksinën për këtë variant të ri të virusit, pra gjithçka është në ecje dhe në presim që të kemi të dhënat zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, me të cilën mbahen kontakte permanente.

Shqipëria është një ndër vendet që ka bërë një paragim për të siguar vaksinën. Kur do të mbërrijë ajo në vendin tonë dhe si keni menduar të operoni për vaksinim e qytetarëve?

Nga 1 janari deri në 31 dhjetor të vitit të ardhshëm COVAX, kjo marrëveshje e Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të prodhojë 2 miliardë vaksina që të shpërndahen në të gjitha vendet. Ne nuk kemi pritur vetëm këtë fakt, kjo përgjigje do na vijë zyrtarish, edhe do të fillojmë vaksinimin brenda periudhës 90 ditore të vitit të ardhshëm, nga 1 janari deri në 31 mars ne patjetër do fillojmë vaksinim. Megjithatë, mos t’i japim më tepër peshë peshë se ç’ ka vaksina, nuk është vaksina e vetmja që do të na largojë nga virusi. Janë masat e vendosura, terapia që po përditësohet çdo ditë sepse duke qenë një virus në ecje është një virus që po studiohet çdo ditë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, nga institucionet kërkimore shkencore kudo në botër, atëherë edhe terapia është përmirësuar më tepër, sepse ka një vit. Patjetër që vaksina është shumë e rëndësishme, por duhet të dimë që masat do të mbahen edhe pas saj derisa ne të shkojmë tek ajo që quhet imunizimi i tufës, ku të paktën rreth 60% e popullisë së vendit ta kenë kaluar.

A i kemi ne kapacitetet për të përballuar një numër më të lartë të pacientëve që kërkojnë trajtimin spitalor? Sa shtretër kemi ne aktualisht të lirë?

Këtu ka lajme jashtëzakonisht të mira , me katër spitalet Covid ne kemi 550 shtretër, deri para tre javësh ne patëm  një fluks të frikshmëm , situata ishte vërtet dramatike, sepse u rrit shumë numri i personave të infektuar dhe numri i personave të shtruar që shkojnë paralel me ta. Ne shkuam gati në 490 shtretër, pra na mbeteshin në dispozicion nga katër spitalet Covid vetëm 60 shtreter. Sot ne kemi vetëm 340 shtretër të zënë, pra kemi shumë krevate në dispozicion. Kjo na mbush me forcë dhe energji, që ne me të vertëtë e kemi menaxhuar si duhet këtë situatë. Veç kësaj ne kemi hapur spitalin covid në Elbasan, ndërkohë presim edhe hapjen e 5 spitaleve të tjera.

Kur pritet të hapen spitalet e tjera?

Janë gati për tu hapur, janë të pajisura me linjën e oksigjenit, është plotësuar nurmi i shtretërve dhe me repartet e reanimacionit për rastet e rënda të covidit. Ne nuk mund të bëjmë një shpërndarje  tani, sepse ne si Ministri e Shëndetësisë duam ta përqëndrojmë tek forcat që kemi në Tiranë, megjithë spitalet rajonalë që do të hapim ne shkojmë në në 1 mijë e 600 shtretër. Nga 1 mijë e 600 shtretër në sot kemi të zënë vetëm 340 prej tyre, pra ky është një ljam shumë i mirë pasi ne jemi larg atij kolapsit imagjinar që pretendon Partia Demokratike.

Lexo edhe :  Ndryshimet klimatike po kontribuojnë në një rritje të goditjeve në tru

Fatkeqësisht ky virus nuk ka kursyer as bluzat e bardha, disa prej tyre kanë dnërruar jetë e të tjerë janë duke luftuar dita ditës. Keni menduar ju për zëvendësimin e tyre, nëse do të kemi një numër më të lartë të mantelbardhëve të infektuar? Të mos harrojmë që shumë prej tyre kanë zgjedhur ta ushtrojnë profesionin në shtete të tjera?

Padyshim që humbja e jetës së mjekëve dhe infermierëve  është ndër lajmet më të dhimbshme të kësaj kohe sepse janë ëngjëjt tanë të bardhë në këtë epidemi të tmerrshme . Një mjek është i pazëvendësueshëm , kontributi që kanë dhënë për shëndetësinë shiqptare . Sa i përket numrit të mjekëve që ne mendojmë  ti kemi të disponueshëm për të përballuar këtë situatë , duke patur parasysh që në kemi patur mundësinë të asistojmë 500 të shtruar, sot jemi me 340 , pra ne i kemi mjekët . Nërkohë, është e vërtetë që ka shumë mjekë dhe infermierë që janë larguar jashtë, por njëherazi dua të them se ne kemi punësuar rreth 270 mjekë të rinj dhe infermierë, posaçërisht për virusin. Në Shqipëri ka akoma mjekë dhe infermierë që kërkojnë punë , që do na duhet t’i përdorim nëse situata do të përshkallëzohej dhe do të kishte një përhapje më masive.

Para pak kohësh kryeministri Rama dhe minitrja Manastirliu deklaruan se duke filluar nga data 1 e muajit janar, do të ketë një rritjeme 40% të pagës së mjekëve dhe infemrierëve . Rreth sa persona përfitojnë nga kjo rritje dhe a mendoni se kjo gjë do ta ulte numrin e atyre që synojnë të punësohen jashtë vendit. Keni ju shpresa për një rikthim të personave të larguar që duan të punësohen në Shqipëri?

Besoj se po, sepse kanë filluar disa raste të kthimit të mjekëve, kryesisht nga Italia, unë personalisht njoh disa raste . Rritja e pagës së mjekëve dhe infermierëve është masive, është rritja më e madhe e ndërmarrë ndonjëherë për këtë kategori . Është përcaktuar që paga mesatare e një mjeku do të jetë 1100 euro, së bashku me konmtributet shoqërore, pra një pagë dinjitoze për ta. Kjo rritje për infermierët është parashikuar që të arrijë në 705 euro, kjo është një pagë mesatare. Fokusi, në fakt, u vu edhe për shkak të pandemisë dhe lodhjes së tyre në punën e përdithsme, që e gjitha është një sakrificë. Besoj se kjo do të jetë një shtysë shumë e mirë edhe në kthimin e mjekëve që punojnë jashtë dhe në mosnxitjen e atyre që po mbarojnë shkollën për të shkuar në një vend tjetër.

Mund të na jepni ju një shifër të tyre?

Janë rreth 3 mijë mjek dhe mijë infemierë, por nuk mund tju jap një shifër më të saktë.

Vendi yne ka arritur të sigurojë 100 mijë teste të shpejta, si po procedohet në aplikimin e tyre dhe a do të mund të sigurojmë ne teste të tjera?

Patjetër, ne do të marrim edhe 200 mijë teste të shpejta, por është mirë që të sqarojmë një fakt, testet e shpejta nuk zëvendëson me testet tradicionale që kemi përdorur deti më tani.Testet e shpejta nuk i bëhen një personi që ka dyshime për infektimin , por në momentin kur ky person shfaq simptoma .Janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë nën kujdesin e mjekut të familjes , sepse është pikërisht ky i fundit që bën vlerisimin e rastit, në varësi të shënjave që personi ka . Kjo na ka ndihmuar shumë në strategjinë tonë për gjurmimin e rasteve.

A do ti jepet mundësia edhe spitaleve private të kryejnë testet e shpejta, sikurse u bë me testet e tjera?

Për momentin këto teste kryehen vetëm në qendra shëndetësore shteterore, por nuk përjashtohet mundesia që edhe private të përdorë teste të tilla sepse janë teste që mund të kryen shum lehtë edhe në spitalet private. Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim i tillë nga Ministria e Shëndetësisë .

Masa e fundit e ndërmarrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ishte kufizimi i orarit të lëvizjes. Nga data 24 dhjetor deri në datën 8 janar, qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin deri në orën 20:30. Është kjo një masë e mjaftueshme, sidomos në prag të festave?

Masat kurrë nuk janë të mjaftueshme plotësisht, sepse ligji jemi ne, qytetarët.  Thirrja është e fortë për të gjithë qytetarët që ti respektojmë masat, që të kemi sa më pak të infektuar. Natyrshëm, njerëzit për festa kanë dëshirë të mblidhen me njëri-tjetri dhe këto janë Krishtlindjen e para dhe është viti i parë që ne do të festojme vetëm me njerëzit tanë më të dashur, me familjarët. Ta bëjmë këtë sakrificë, këtë vepër të shenjtë, në funksion të misionit tonë për sa më pak të infektuar dhe viktima.

 

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV