Avdullah Hoti drejt rikandidimit për kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës këtë të shtunë ka zhvilluar dhe një mbledhje ku ka diskutuar rreth zgjedhjeve të parakohshme pas rrëzimit të qeverisë nga Gjykata Kushtetuese.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, në një prononcim për mediat ka thënë se nuk kanë diskutuar për emra të përveçëm, ndërsa ka pohuar se Avdullah Hoti mund të jetë sërish kandidat për Shef të Qeverisë.

Rugova tha se Hoti nesër do t’ua paraqes planin për shkuarjen në zgjedhje kryetarëve të degëve, të cilët do të informohen detajisht për rrugën që do të ndiqet në përpjekjen për të dalë sa më mirë nga zgjedhjet që po vijnë.

Nesër  Hoti së bashku me një ekip do t’ua paraqes kryetarëve të degëve idetë për zgjedhjet. Sot nuk është diskutuar për emra. Sot kemi folur më shumë lidhur me çështje të përgjithshme, se si duhet të paraqitemi… Nuk ka ndonjë emër të përveçëm. S’është përmendur asnjë”, tha Rugova.

Kryetari i Istogut tha se vetë s’pretendon të jetë njëri nga opsionet për kandidat të LDK-së për kryeministër, por tha se e ka një emër të cilin e favorizon. Këtë emër tha se do ta paraqes në mbledhje kur do të diskutohet kjo çështje.

Edhe ish-ministri Lumir Abdixhiku, sipas Rugovës mund të jetë kandidat për kryeministër.

LDK-ja duhet t’i dijë mirë qëndrimet e kandidatit të ardhshëm për kryeministër, vlerëson Rugova, i cili ka frikë se mund të kenë ndonjë kandidat për kryeministër që më vonë s’do t’i bindet qëndrimeve të partisë.

Nënkryetari i LDK’së beson që pasnesër mund të mbahet mbledhja e radhës, ku mund të vendoset për kandidatin me të cilin ky subjekt politik do të garojë në zgjedhje.

Lexo edhe :  Kush do e fitojë edicionin e katër të Big Brother VIP? Astrologet parashikojnë….

Pas mbledhjes, edhe Kryeministri Hoti tha se për dy-tri ditë do të mësohet emri i kandidatit për kryeministër

Të fundit

Rama publikon shifrat zyrtare: Ja sa vizitorë të huaj hynë në Shqipëri më 2024

Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat zyrtare të vizitorëve të huaj gjatë vitit 2024. Rama shprehet se 11.7 milionë vizitorë...

Spiropali takim me Begajn në Presidencë, fokus fushata dhe sesioni i ri parlamentar

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka mbërritur në Presidencë, ku do të zhvillojë një takim me presidentin Bajram Begaj. Mësohet se në fokus të takimit është...

Berisha debat me Ramën ?

Nga ARTUR  AJAZI Dy ditë më parë nga Lezha, Sali Berisha deklaroi se “e pres në debat publik Edi Ramën, nëse ja mban”. Vetëm kaq...

Policia bën 112 vjeç/ Naço: Policia e Shtetit, shtyllë themelore e stabilitetit në vend

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço deklaroi se Policia e Shtetit është shtyllë themelore e stabilitetit në vend. Gjatë fjalës së tij në...

Vijojnë punimet për dy unazat e qytetit të Durrësit/ Rama: Do të zhvillojnë zonën

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale punimet që po zhvillohen në dy unazat e qytetit të Durrësit. Rama thekson se punimet po vijojnë...

Lajme të tjera

Web TV