Pandemia/ Vaksinimi në stadium, të parët janë mjekët, mësuesit dhe policët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të vizitojë mjekët e Spitalit Infektiv në ditën e Krishtlindjes për tu dhënë lajmin se në javët e ardhëshme të parët që do të vaksionohen janë mjekët, infermierët, mësuesit dhe punonjësit e policisë. Procesi do të kryhet në stadiumin “Air Albania”, si masë për të shmangur dyndjet në ambientet e mbyllura.

Nga Fernada Cenko

Vaksina do të vijë. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama para mjekëve dhe infermierëve të Infektivit, por brenda disa javëve. Ai është treguar i kujdsshëm që të mos japë kohë të përcaktuar. Koha “javë” është më e përtypur edhe nga popullata që pret të vaksionohet siç ka filluar në gjithë botën.

Në ditën e Krishtlindjeve, kryeministri Edi Rama zgjodhi të ishte para infermierëve dhe mjekëve të infektivit, në ambient të hapur për të dhënë edhe lajmin e mirë të vaksinës. Sipas kryministrit tre do të jenë grupet të që do të përfitojnë nga vaksinimi i shpejtë: mësuesit, infermierët dhe policët. Sipas Ramës, vaksinimi do të bëhet në Stadiumin “Air Albania”. “Bashkë me ministren kemi filluar të adapotojmë një projekt te stadiumi “Air Albania” për të vendosur gjithë ekipet që do bëjnë vaksinimin, sepse siç kemi dëgjuar e c’na kanë sugjeruar në mjedis të hapur është shumë më mirë për të patur edhe radha të kontrolluara.

Sigurisht mjedis i hapur por prapë edhe i mbyllur, aty po bëjmë një projekt shumë të bukur që do jetë gati besoj në fillim të janarit. Në javën e parë të janarit do e kemi të instaluar, dhe do fillojmë me vaksinimin kështu që shumë shpejt do t’ju imunizojmë juve një herë e hap pas hapi edhe grupet e prioriteteve, ne kemi vendosur, mjekët, mësuesit edhe punonjësit e policisë, që janë më në kontakt me njerëzit dhe më pas do të përshkallëzohet me të tjerët. E të gjithë thonë se në mars-prill dozat do të jenë më shumë e më pas jam i bindur se do nisë të ketë teprica, sepse prodhimi është futur shumë fort në linjë”, – theksoi Rama. Kryeministri Edi Rama është besimplotë se në muajt e parë të vitit të ardhshëm vendi jonë do të nisë vaksinimin anti-Covid.

Duke folur me ekipin e mjekëve dhe infermierëve te Infektivi, ai tha se nisur instalimi i strukturës së vaksinimit te stadiumi “Air Albania” që do të jetë gati javën e parë të janarit të 2021. Rama shtoi se grupet e para që do të vaksinohen do të jenë mjekët, mësuesit dhe efektivët e policisë.”Jam shumë i kujdesshëm në fjalët por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshjeje me disa komponentë për vaksinën. Besoj që në fillim të vitit do të kemi dhe dozat e para që sigurisht janë për ju”-tha Rama para mjekëve.

Sigurimi i vaksinës

Kryeministri Edi Rama theksoi se është shumë e vështirë për ta siguruar vaksinën, por është gjithë kohën në kontakt me kryeministra të vendeve të tjera që edhe ata për shkak të shmangies së panikut nuk publikojnë shifra të numrit të vaksinave. “Është shumë situatë e vështirë për faktin se edhe shtetet e mëdha dozat që po marrin janë shumë më pak nga çfarë kishin parashikuar sepse baza prodhuese e SHBA, presidenti ka vendosur ndalimin e eksportit të çdo doze.

Pjesa tjetër jashtë SHBA ka më pak doza dhe për fillimin është problem. Kam folur me disa kryeministra këto ditë dhe ata akoma nuk po i thonë publikisht shifrat sepse janë shumë më pak sesa çfarë kishin premtuar dhe ata jo sepse nuk kishin informacion por informacioni që kishin ka ndryshuar për shkak të dinamikës. Jemi në komunikim me disa nga shtetet sepse tani marrëveshjet bëhen shtet më shtet. Pavarësisht marrëveshjes me kompanitë, me Pfizer, jemi shumë më afër dhe me AstraZeneca  që besoj se do të aprovohet brenda këtij viti”, është shprehur Rama.

Ai tha se edhe me Modernën qeveria shqiptare është në diskutim, por ka një sasi shumë më të vogël jashtë SHBA. “U fol këtu për Maqedoninë e Veriut por ato janë 100 doza që Bullgaria ka deklaruar që do të japë për të, njësoj si për ne. Nuk e kemi deklaruar këtë gjë sepse e para është një shprehje dashamirësie por nuk është e fakt dhe së dyti nuk kemi dashur të bëjmë fjalë por jemi shumë afër dhe kemi shumë besim që për ekipin e spitaleve Covid që do të jenë të parët, që do të vaksinohen, do të jetë shumë shpejt”, tha shefi i qeverisë.

Italia merr dozat e para të vaksinës anti-Covid, furgoni shoqërohet me policë

Ditën e djeshme kanë mbërritur në Itali 9,750 dozat e para të vaksinës anti- Covid të Pfizer-BioNTech. Mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet, ku fugoni me dozat e para është i shoqëruar nga forca të shumta policie. Sipas informacioneve, fugoni është drejtuar për në spitalin Spallanzani të Romës. Pritet që fillimisht të vaksinohen personat më të rrezikuar nga koronavirusi. Italia ka qenë një ndër vendet më të prekura nga pandemia, pasi çdo ditë raportohen shifra të larta të viktimave dhe të infektuarve me koronavirus.

Kosovë

Më shumë të shëruar se sa të infektuar me Covid-19

Lexo edhe :  Veliaj në Kavajë: Sot fillojmë maratonën për zgjedhjet e ardhshme, do fitojmë 5-0

Më shumë të shëruar se sa të infektuar me Covid-19 në Kosovë.Kosova ka regjistruar 249 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka lajmëruar se 538 persona fatmirësisht kanë fituar betejën me Covid-19. “Lakorja e infeksionit është në drejtimin e duhur të rënies andaj të vazhdojmë edhe mëtej me respektim të masave nga qytetarët dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante. Në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100.000 banorë, kemi ndryshim në kategorizim të zonave.

Në zonën e kuqe, këtë javë janë vetem 8 komuna nga trefishi i fillim muajit dhjetor.Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku, është shprehur ministri i Shëndetësisë në Kosovë. Sipas të dhënave, në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda. Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.

“Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19”, tha ministri i Shëndetësisë.

Shifrat e fundit në Maqedoni: Qindra infektime dhe SHUMË viktima nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë me dije shifrat e fundit sa i përket situatës së koronavirusit në vend. 21 viktima dhe 592 të infektuar me COVID. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Janë kryer gjithsej 2206 testime nga të cilat thuajse ¼ kanë rezultuar pozitivë. Sakaq rastet e reja 259 janë në Shkup, 31 Kumanovë, Dibra 7, Prilepi 30, Shtipi 8, Tetova 18, Struga 21, Veles 17, Manastir 24, Ohër 28, Kavadar 35, Gostivar 21, Gjevgjeli 8, Strumicë 12, Kriva Pallankë 9, Radovsih 6, Koçani 7, Probishtip , Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Pehçevë me nga 1 rast, Berovë 2, Vallandovë 3, Vinicë dhe Dellçevë 4, Kratovë 1, Sveti Nikole 5, Kërçovë 10, Resnjë 7 dhe Negotinë 12. Ndërkohë ISHP raportoi gjithashtu se 691 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

Në spitalet Covid, më shumë  të shëruar se ditët e kaluara

553 raste të reja me COVID-19 dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit 

Armiku i padukshëm nuk është kursyer në këto ditë festash pa marrë jetë njërëzish. Edhe dje raportohet nga Ministria e Shëndetësisë humbjen e nëntë jetëve nga Covid 19. “Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Mallakastra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Peqini, të moshave 52-81 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas ministrisë, janë kryer 2184 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 553 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 230 raste në Tiranë, 46 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Vlorë, 23 ë Durrës, 16 në Elbasan, 15 në Lezhë, 14 në Korçë, 13 në Lushnje, 12 në Sarandë, 10 në Gjirokastër, 9 në Berat, 8 në Kamëz, nga 7 raste në Pogradec, Dibër, 6 në Krujë, nga 5 raste në Librazhd, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Kuçovë, nga 3 raste në Kukës, Has, Përmet, Bulqizë, Memaliaj, Klos, Gramsh, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Pukë, Delvinë, Tepelenë, Fushë Arrëz, Peqin, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Shijak, Vorë, Patos, Cerrik, Këlcyrë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,790 që nga fillimi i epidemisë.

“Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar”, thuhet në njoftim.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes. Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (25 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 553

Të shëruar në 24 orë 514

Të shtruar në spitale 309

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 2184

Testime totale 249,635

Raste pozitive 55,380

Raste të shëruara 30,790

Raste Aktive 23,456

Humbje jete 1134

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13156

Fier 1611

Shkodër 1329

Durrës 1264

Vlorë 1055

Korçë 978

Elbasan 917

Berat 871

Lezhë 883

Gjirokastër 525

Kukës 487

Dibër 380

Të fundit

Protesta e Rithemelimit në Bashkinë e Tiranës, reagon OSBE: Dënojmë aktet e dhunës

Në lidhje me protestën e sotme (19 prill) të opozitës para Bashkisë së Tiranës, ka reaguar edhe Prezenca e...

“Ka lindur për televizion”, menaxheri italian zbulon “të pathënat” e jetës së Heidit

Në një lidhje direkte mëngjesin e sotëm në “wake Up” ka qenë menaxheri italian i Heidit Daniele Fortuzzi i cili ka folur më shumë...

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet në masë nga importet. Të dhënat...

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV