Ahmetaj: Deri në fund të majit të 2021-t asnjë familje në çadër

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një intervistë për ‘News24’ ka folur për procesin i ndërtimit të banesave të reja për familjet e prekura nga tërmeti.

Ky proces tashmë mbush më shumë se 1 vit nga projektimi dhe Ahmetaj ka dy lajme të mira për të ndarë. I pari është se 1 mijë familje në disa zona brenda 31 dhjetorit 2020 do të futen në banesat e reja.

Ndërkaq Ahmetaj informon se janë 1 mijë e 156 familje momentalisht që vijojnë të jenë në çadra, por ai premton se deri në fund të majit nuk do ketë më asnjë në çadër.

E kemi biseduar shpejt për procesin e Rindërtimit, unë ndërkohë dhe ju e keni parë që terreni i ndërtimit do preket me dorë nga të gjitha programet, qoftë në njësitë individuale, qoftë tek shkollat, grantet, banesat kolektive në ato që ne i themi lagjet e mëdha ku kemi apartamente kolektive, qoftë në poliqendra si 5 Maji e Kombinati, si Laçi apo në banesa të pikëzuara që vendosen në bazë të diskutimeve.

Ka dy lajme të mira për qytetarët që presin të hyjnë në shtëpi, apo kanë hyrë. Janë 1 mijë familje që deri në 31 dhjetor që hyjnë në banesa individuale, isha në Pezë, kam qenë Shijak, shkoj në Kavajë, Thumanë, përfundojnë para 31 dhjetorit, do e gëzojnë në shtëpitë e tyre të reja falas.

Lajm i dytë, që deri në maj deri në fund të majit asnjë familje s’do, 1 mijë e 156 familje ende në çadra. Në janar ishin mbi 11 mijë në çadra. Të gjitha kanë marrë bonus qiraje. Duke u ndërtuar, duke i rikonstuktuar, duke ulur numrin e familjeve në çadra. Siç e theksova në maj të vitit 2021 ne nuk do kemi asnjë familje në çadër. Presupozohet të jemi në një proces ndërtimi të njësive individuale, i kombinuar dhe me dhënien e parave të plota, për njësi individuale që nuk ndërtohen për shkaqe gjeologjike, e kemi ezauruar në maj, maksimumi deri në mes të qershorit”, u shpreh Ahmetaj.

Lexo edhe :  Ahmetaj publikon pamje nga Kurbini: Për dy muaj do të strehohen 160 familjet e para, finalizimi i projektit bëhet në gusht

Ndërsa lidhur me bonusin e qirave ai tha se do vijojë të jepet. “E patë dhe aktin ligjor që kaluam, kemi dhënë 2.6 miliardë lekë ose 26 milion dollarë që janë bonus qiraje. Edhe ata  në çadra morën bonus qiraje, por për arsye se duan të rrinë afër tokës, të kujdesen për bagëtinë, do rrinë në çadra.

E kemi mirëpritur këtë vendim. Në finale çdo familje do bënte zgjedhjen e saj, afër bagëtisë, gjithë nevojave me terrenin apo tokat bujqësore. Mund ta verifikoni dhe nga kronikat e mëparshme, kam thënë që janë 1 234 familje në çadra, sot janë 1 mijë e 156, çdo javë po ulet”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“E dashuroj”/ Flirtoi me gjykatësen, i dënuari për vjedhje e pëson keq

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida të SHBA-ve. Një i ri i akuzuar për vjedhje ka tentuar...

Fiori Dardha shpërthen keq kundër Rudina Hajdarit: Puno një ditë të vetme si tregtarët pastaj vazhdo shfaqen tënde

Deputetja Rudina Hajdari ishte në tregun e Prrenjasit ditën e sotme, ku bisedoi me shitësit dhe qytetarët, por edhe shërbeu për disa minuta si...

I ati humbi jetën pasi u rrah nga shokët, flet djali: Nuk fliste për politikë, e ndoqën dhe e qëlluan me shufra hekuri

Pasi 57-vjeçari i cili ndërroi jetë pasi u rrah nga shokët e tij, ka folur djali, Fatmir Sinrrapaj. Për mediat ai është shprehur se...

Shkëputet akullnaja në Himalaje, përmbytjet “zhdukin” 157 persona

Të paktën 157 persona janë raportuar të zhdukur e dy të tjerë të vdekur pas rrëshqitjes së akullnajës në Himalaja të Indisë. Sipas CNN...

Bëni kujdes nga këto dy mesazhe në Whatsapp sepse nëse iu ktheni, do t’iu vjedhin të dhënat

Një ‘fushatë’ vjedhjesh të aplikacionit të “Whatsapp” është bërë aktive së fundmi në rrjet. Shumë përdorues të këtij rrjete social kanë rënë pre e vjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV