Sondazhi që favorizon për mandat të tretë PS-në, Halit Valteri politikani i tretë më i votuar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një sondazh i kryer në Shqipëri nga RealPolls nxjerr PS-në fituese në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, duke i dhënë Edi Ramës një mandat të tretë qeverisës. Ndërsa Partia Demokratike, do të kalojë edhe 4 vite të tjera në opozitë

Në sondazh janë marrë 500 qytetarë dhe nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, 49% e tyre shprehen se Edi Rama është opsioni më i dobishë për zhvillimin e Shqipërisë, vetëm 23% votuan për kryedemokratin Lulzim Basha.

Surprizë është renditja e deputetit të opozitës, Halit Valteri. Ai është politikani i tretë më i votuar në këtë sondazh me 2.5% të mbështetjes. Qytetarët vlerësojnë angazhimin e deputetit Valteri duke ngritur zërin në foltoren e Kuvendit, media dhe rrjetet sociale, në mbështetje të interesave të qytetarëve. Halit Valteri ka denoncuar me dhjetëra raste ku qytetarë të prekur nga tërmeti vijojnë të jenë pa strehë dhe në qiell të hapur, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga tragjedia e 26 nëntorit 2019.

Më tej, tabela vijon me Rudina Hajdarin si politikane e preferuar me 1.3%, Myslim Murrizi 1.1%, Sali Berisha 1% dhe të tjerë 3%. 12% e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje.

Sipas sondazhit, nëse qytetarët shqiptarë do të shkonin të votonin sot, 53- 59% do të votonin Partinë Socialiste. Përqindja tregon që që ka një rritje mbështetje nga zgjedhjet e 2017 kur mori rreth 48,24% të votave. LSI renditet mes 2% dhe 4%. Menjëherë më pas renditet Lëvizja Demokratike Shqiptare, një forcë politike e sapoformuar me kryetar Myslim Murrizin që parashikohet të marrë deri në 3% të votave në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas sondazhit, opinioni publik vlerëson pozitivisht veprimet e qeverisë në luftën ndaj pandemisë dhe procesin e rindërtimit pas tërmetit fatal të 26 Nëntorit.

Lexo edhe :  “Partia Socialiste në pushtet deri në 2030, edhe pa Ramën”

Krimi dhe korrupsioni ende mbeten problematike, tregojnë të intervistuarit, që janë pjesë e sondazhit.

Të fundit

Humb jetën në moshën 100- vjeçare ish- sekretari i shtetit

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit George P. Shultz, një titan i jetës akademike, biznesit dhe diplomacisë amerikane i cili kaloi...

Situata e Covid-19 në Shqipëri, Rama: Po ulet mesatarja e moshës së të shtruarve në spitale

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe gazetarët u shpreh se për të mos shkuar te marrja...

Rëndohet situata në Shkodër/ Mijëra hektarë tokë nën ujë, bllokohen akset rrugore

Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar për ditën e sotme lidhur me përmbytjet në territorin e saj.   Sipas informacioneve, një sipërfaqe totale perj 3...

Netanyahu deklarohet i pafajshëm për akuzat për korrupsion

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u deklarua i pafajshëm për akuzat për korrupsion. “E konfirmoj përgjigjen me shkrim të paraqitur në emrin tim”, tha Netanyahu...

Rritja e rasteve me Covid, Ardi Veliu: Tolerancë zero për shkelësit e masave

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, mbrëmjen e djeshme inspektoi shërbimet...

Lajme të tjera

Web TV