Vendimi i KQZ-së/ Nga lejet e legalizimit tek PPP-të, ja çfarë nuk lejohet 4 muaj para zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur me unanimitet që të kushtëzohet veprimtaria shtetërore si përdorim i saj në fushatë katër muaj para zgjedhjeve. Sektorët që nuk lejohet të përfshihen në fushatë gjatë apo pas orarit të punës, nga administrata shtetërore deri tek arsimi.

Nga Fernada Cenko

Ndryshe nga periudhat e tjera elektorale, për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm Komisioni Qendror Zgjedhor është treguar më i ashpër ndaj qeverisë për të mos promovuar “punët e mira” të saj që ka ndikim direkt tek elektorati.

Gazeta “Fjala” ka zbardhur vendimin e Komisionit Zgjedhor se çfarë nuk do të lejojë në katër muaj e ardhshëm, para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit. Dhe u duk ditët e fundit kur koha televizive për të publikuar ato të ndaluarat ishte shumë e madhe ndaj “punëve të mira” të qeverisë.

Në listën e vendimin të Komisonit Qendror të parat që kanë një impakt të madh në publik janë ndaluar. Siç është shpërndarja e lejeve të legalizimit, shpërndarjen në veprimtari publike të akteve për regjistrimin e tokës bujqësore, çertifikatave të pronësise, dhe çfarëdolloj titulli pronësie sipas legjislacionit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë, si dhe të regjistrimeve të titujve të pronësisë sipas ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën” në prezencë të medias në katër muajt e ardhshëm.

“Pёr rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”, thuhet në vendim.

Po ashtu është e ndaluar vënia në dispozicion të aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të parashikuara në nenin 142, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, për qëllime zgjedhore, që janë në pronësi apo administrim të organeve apo enteve publike në nivel qendror ose të njësive të vetëqeverisjes vendore, apo çdolloj enti tjetër ku shteti zotëron kapital/kuota/aksione ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit.

Nuk do të përdoret asnjë burim njerëzor nga administrata shtetëtrore në mbështetje të fushatës zgjedhore përfshi këtu mësuesit edhe nxënësit. Të gjitha këto kategori nuk do të marrin pjesë as gjatë orarit zyrtarë por as jashtë orarit zyrtar.

Lexo edhe :  Kryemadhi përplaset me Metën: Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Lëvizjet në administratë

Me vendim të KQZ-së nuk do të lejohet asnnjë lëvizje nga puna siç mund të jetë marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, shtesat në organikën e çdo institucioni publik e shteteror apo emërime provizore, me përjashtim të rasteve të përligjura.

Konsiderohen raste të përligjura rastet kur lëvizja apo lirimi nga puna vjen si rrjedhojë e shkeljeve, sipas legjislacionit përkatës, ose marrja në punë bëhet brenda strukturës dhe organikës në fuqi përpara fushatës zgjedhore nga institucioni apo enti publik në përmbushje të misionit të tij.

Por, përjashtim bëjnë rastet e emergjencave për shkak të ngjarjeve të paparashikuara që diktojnë marrjen në punë. Po ashtu do të ndalohen kontrollet dhe verifikimet e bizneseve tregtare dhe operatoreve në kundërshtim me procedurat ligjore dhe veprimtarinë institucionale.

Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi i akteve ligjore ose nënligjore, ose nxjerrja e tyre me qëllim informimin e publikut në lidhje me vendimmarrjen e institucionit miratues në faqen e tij zyrtare, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, faljet e kamatvonesave, të gjobave, të detyrimeve tatimore e doganore vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore ose të epidemisë/pandemisë, apo ka si qëllim zbatimin e një detyrimi ligjor me karakter ndërkombëtar apo zbatimin e një vendim gjyqësor të formës së prerë.

KQZ: Asnjë koncension para zgjedhje 

Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve, Komisioni Qëndror Zgjedhor ka ndaluar dhënia e kontratave publike të koncensionit/partneritet publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncensionare të identifikuar dhe nisur, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor.

 

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV