“Ka një ngërç me vaksinat”, Rama: Në Shqipëri vaksinimi nis në mes të janarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vaksinimi anti-COVID në Shqipëri do të nis në muajin janar, teksa shtoi se po bën të gjitha përpjekjet për të siguruar vaksinën, ndryshe nga sa pretendon kryedemokrati Lulzim Basha.

Jemi në përpjekje intensive për vaksinën. Më vjen keq kur dëgjoj lloj lloj muhabetesh dhe teorish në mënyrë të përditshme, sepse faktikisht situata e përgjithshme është domethënëse në lidhje me një ngërç mes kërkesës dhe ofertës.

Italia, e cila ka nisur vaksinimin tre ditë më parë ka në dispozicion 9700 vaksina. Kjo është sasia e dozave që ka marrë Italia, vend i BE. Dozat e disponueshme janë shumë herë më pak se nevojat, ato janë ndarë mes vendeve të BE. Këtu çfarë nuk dëgjon. Kompanitë, duke filluar nga Pfizer bëjnë marrëveshje të cilat sidoqoftë janë të lidhura me shtetet.

Nuk ka një marrëveshje tani që bëhet drejtpërdrejt me kompaninë, ku blen sipas asaj që ofron. Marrëveshja është e lidhur me shtetet me të cilat Pfizer ka vendosur vijat e para të komunikimit, kam parasysh BE si etentitet.

SHBA  ka një ndalesë me një akt të presidentit, që asnjë dozë nuk mund të dalë nga SHBA. I gjithë ky ngërç i takon vetëm fazës së parë, pasi prodhimi do rritet në mënyrë eksponenciale në muajt në vijim.

Jemi të bindur që do fillojmë vaksinimin pa pritur që të kaloj ky ngërç. Në mes të janarit do jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin. Jemi në diskutime me Modernan. Do finalizojmë shpejt marrëveshjen me Pfizer.

Nuk ekziston asnjë mundësi për të bërë kontrata direkte të palidhura me strategjinë e përgjithshme dhe ata që kanë akses kanë hyrë në kornizën e strategjisë së përgjithshme, jemi shumë pranë të një marrëveshje të shkruar që kemi filluar që nga takimi ne Njy York“, tha Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tentuan të vidhnin një biznes, arrestohen dy skifterët ‘serialë’ në Vlorë

Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pasi tentuan të vidhnin një biznes në në lagjen...

Skolioza, pse po shtohen rastet? Specialistët rendisin shkaqet

Lakimi i shtyllës kurrizore, i njohur si  gjithnjë e më shumë po prek fëmijë e të rritur. Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi i gabuar për...

Detaje nga zjarri në Spitalin Psikiatrik/ Pacientja i vuri flakën dyshekut në katin -1

Një incident ka ndodhur një natë më parë në shërbimin e Psikiatrisë. Shkak është bërë një paciente e cila ka qenë e shtruar më herët...

Dy agrarë në listat e Berishës/ Duka kërkon dy mandate në listën e sigurt të PD

Ndryshe nga disa javë më parë, Agron Duka po rimendon rikthimin për të kandiduar për deputet në listat e Partisë Demokratike. Kryetari i Partisë Agrare...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 150 robër lufte

Ukraina kreu një shkëmbim të burgosurish me Rusinë të mërkurën, ku 150 luftëtarë të saj u kthyen në shtëpi, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në...

Lajme të tjera

Web TV