Parku Kombëtar i Valbonës tre ditë pa drita, rrezikohet turizmi në zonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parku Kombëtar i Valbonës, në rrethin e Tropojës, prej tre ditësh është në errësirë të plotë për shkak të mungesës së energjisë elektrike, duke rrezikuar kështu seriozisht turizmin malor në këtë zonë.

Burime për Fjala.al thanë se errësira ka pllakosur gjithë pjesën malore, kurse reshjet e shumta të dëborës kanë arritur të mbulojnë gjithçka.

Të njëjtat burime treguan se autoritetet lokale dhe ato qëndrore deri më tani nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e situatës, kur në të njëjtën kohë po rrezikohen seriozisht dhjetra biznese në zonë.

Kujtojmë se Parku Kombëtar i Valbonës u mbulua nga dëbora në ditët e para të dhjetorit, duke ofruar një peizazh mahnitës jo vetëm për turistët vendas, por edhe ata të huaj.

Pavarësisht përmirësimit, vitet e fundit, të infrastrukturës rrugore dhe investimeve të vetë banorëve, në këtë pjesë të Alpeve shqiptare për këtë sezon dimëror po rrezikohet seriozisht turizmi malor, kjo si pasojë e ndërprejeve të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Të fundit

Protesta e “Rithemelimit” bllokon Tiranën, ja rrugët ku nuk do lejohet lëvizja nesër

Policia e Shtetit me anë të një lajmërimi për mediat bën me dije se ka marrë masa për protestën...

LAJM I MIRË për të papunët/ Vende të lira punësimi në Shqipëri, paga 900 mijë lekë për…

Shërbimi i transportit publik në të gjithë vendin kërkon 500 shoferë për autobuse. Largimi i fuqisë punëtore ka bërë që të rritet nevoja për shoferë,...

“Drogaxhi i mu*it”/ Del VIDEO e sherrit mes Maya-s dhe bashkëshortit: Ndihmë, ka shqyer..

Pas lajmit se Gjykata e Tiranës ka pajisur me urdhër mbrojtjeje këngëtaren e njohur të muzikës popullore Maya Aliçkaj, në rrjet po qarkullon një...

Jo vetëm të shijshme, por a e dini se frutat e pyllit luftojnë disa sëmundje? (LISTA)

Frutat e pyllit janë një thesar i natyrës për shëndetin tonë. Ato jo vetëm që janë shume të shijshme, por janë të pasura me...

A do të bëjë aleancë me Sali Berishën? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar dy kushtet që ka ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për të bërë aleancë me të. Ai theksoi...

Lajme të tjera

Web TV