Dy lëngje natyrale që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekzistojnë dy lëngje natyrale të cilat iu vijnë në ndihmë për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, të cilat ua sjellim më poshtë për t’iu ardhur në ndihmë bashkë me mënyrën se si duhet ti përgatisni.

Lëng i fruluar me spinaq dhe kastravec– Ky smoothie është i pasur me antioksidantë dhe fibra dhe një nga aleatët më të mirë për të reduktuar nivelin e lartë të sheqerit, por edhe për të ndihmuar ata që vuajnë nga tensioni i lartë. Marrja e këtij lëngu, stimulon eliminimin e toksinave nga trupi.

Për përgatitjen e tij iu duhet gjysmë kastraveci, 6 gjethe spinaq, një mollë jeshile dhe një gotë ujë. Pasi të keni grirë përbërësit hidhini në frulator, duke shtuar gotën e ujit. Përziejini deri sa të krijohet një masë homogjene kremoze. Ky lëng natyral, këshillohet që të përdoret 2-3 herë në javë dhe do të shikoni se sheqeri në gjak, do të jetë në nivelin e duhur.

Lëng me domate, majdanoz dhe vaj ulliri- Ky lëng cilësohet si “bombë” antioksidantësh, fibrash dhe acide yndyrore të domosdoshme për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak.

Ju duhen tre tufa majdanoz, një mollë jeshile, gjysmë gote ujë, tre domate të pjekura dhe një lugë vaj ulliri.

Para se ti fusni në frulator të gjithë përbërësit, qëroni nga lëkura mollën dhe domatet si dhe prini në copa majdanozin. Ky lëng këshillohet që të pihet esëll tre herë në javë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti...

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype”...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Lajme të tjera

Web TV