Ekspertët: Ja pse gjysma e Tiranës e ka kaluar Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rezultatet mbi fazën e dytë të studimit sero-epidemiologjik të gjendjes imunitare të popullsisë dhe të depistimit nga virusi shkaktar i COVID-19 janë prezantuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) këtë të mërkurë, më 30 dhjetor 2020, në një konferencë për mediet.

Akademik Genc Sulçebe dhe prof. Alban Ylli, drejtues të projektit Studimi sero-epidemiologjik i gjendjes imunitare ndaj virusit Sars-CoV2 në popullatën shqiptare  kanë paraqitur rezultatet e fazës II të këtij studimi, ndërkohë që faza I u zhvillua në qershor të 2020-s.

Por edhe pse Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve, në fakt në rang vendi vetëm 25% e popullatës është ekspozuar ndaj virusit.

“Në fund të 2020-ës, mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj koronavirusit. Përparësi që të vaksinohen kanë ata që nuk e kanë kaluar infeksionin. Sepse janë më të brishtë. Të tjerët kanë antitrupa”, u shpreh Genc Sulçebe .

Në konferencën për mediet, akad. Genc Sulçebe deklaroi:  

“Gjatë fazës së dytë të studimit, në kampionin prej 265 personash të testuar, rezultoi një sero-prevalencë e përgjithshme prej 6.43 % e antitrupave IgG, specifikë për Sars-CoV-2, në popullatën e përzgjedhur. Rezultati i shprehur në intervalin e besimit 95 për qind, në popullatën e katër lagjeve të Tiranës, prej rreth 258 000 banorësh, nga e cila është përftuar kampioni, shtrihet në rangun 4.1 – 10 %. Ky rezultat shpreh situatën e qarkullimit të virusit për muajin qershor 2020”, tha akad. Sulçebe, duke shtuar më tej, se “nga ky studim doli konkluzioni se përhapja e imunitetit specifik ndaj Covid-19 në popullatën e qytetit të Tiranës, në këto katër muaj të parë të epidemisë në vendin tonë, ishte e kufizuar”.

Ndërkohë, profesor Alban Ylli ka tërhequr vëmendjen që, pavarësisht imunitetit të krijuar, duhet të merren masa mbrojtëse, sepse stina e dimrit e favorizon përhapjen e këtij virusi.

Lexo edhe :  Kaos në grupin e ‘Rithemelimit’/ Mbështeste Berishën, jep dorëheqjen kreu i PD-së Korçë

Për të marrë rezultatet e fazës II të Studimit sero-epidemiologjik të gjendjes imunitare ndaj virusit Sars-CoV2 në popullatën shqiptare, janë zgjedhur katër qendra urbane shëndetësore të rastësishme të Tiranës.

“Testimi i mostrave të gjakut u realizua me metodën Elisa, të prodhuesit të kitit diagnostik, prodhuar nga Euroimmun, Gjermani. Agjenti që përdor ky kit është proteina SI e virusit Sars-COv-2”, tha akad. Sulçebe.

Akademia e Shkencave ka ndjekur në vazhdimësi nivelin e imunitetit të fituar në popullatë ndaj Sars Cov-2, nëpërmjet testimeve serologjike të realizuara nga specialistët, akademik Genc Sulçebe dhe prof. dr. Alban Ylli, në shërbimin e imunologjisë pranë QSUT-së.

Në muajin prill 2020, Akademia e Shkencave e Shqipërisë filloi përpjekjet për konceptimin dhe realizimin e një studimi sero-epidemiologjik të prevalencës së Covid-19 në popullatën shqiptare.

Pas miratimit nga kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë të projektit “Studimi sero-epidemiologjik i gjendjes imunitare ndaj virusit Sars-CoV2 në popullatën shqiptare”, me vendim nr. 33, në muajin maj të 2020 -s, të paraqitur nga akad.

Genc Sulçebe dhe prof. Alban Ylli, nga Komisioni i Mjekësisë, nisi dhe faza e parë e studimit, që konsistoi në aplikimin e testit serologjik të antitrupave anti-Sars-Cov-2 në një kategori të kufizuar të popullatës, me qëllim për të siguruar një informacion paraprak dhe për të vlerësuar mundësinë e zgjerimit eventual të studimit në një kampion më të madh popullate në Tiranë.

Të fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë...

Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Përveç fjalëkryqeve dhe...

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante në lavanderi

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë...

SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato dhe Redi...

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta, pa mundim, duken sikur kemi...

Lajme të tjera

Web TV