Eliza Dushku, shqiptarja që luajti përkrah De Niros e Di Caprios

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ndër të parat shqiptare me njohje ndërkombëtare është aktorja Eliza Dushku e cila ndeshi në vëmendjen e agjentëve të filmit kur ishte 10 vjeç.

Tanimë ajo është 40 vjeç. Eliza Patricia Dushku lindi më 30 dhjetor 1980 në Boston, Massachusetts. Është një aktore amerikane me prejardhje shqiptare. E bija e Philip R. Dushku, një administrator dhe mësues në shkollat publike të Bostonit, dhe e Judith “Judy”, një profesoreshë e shkencave politike. Babai i Elizës është një shqiptaro-amerikan nga qyteti i Korçës, ndërsa e ëma është me prejardhje daneze dhe angleze. Ajo ka tre vëllezër. Dushku ka ndjekur shkollën Beaver Country Day dhe është diplomuar nga shkolla e mesme Watertown. Eliza Dushku u bë e njohur me rolin Faith në TV serinë Buffy dhe nga seriali televiziv Angel. Ajo ka luajtur në dy seriale të rrjetit Fox, Tru Calling dhe Dollhouse. Është gjithashtu e njohur dhe për rolet në filma si True Lies, The New Guy, Bring it On, Wrong Turn dhe Jay and Silent Bob Strike Back, gjithashtu dhe si dublante me zërin e saj për lojra elektronike…

…Eliza Dushku ndeshi në vëmendjen e agjentëve kur ishte 10 vjeç. Ajo u zgjodh pas një kërkimi pesë-mujor për rolin kryesor të Alice në filmin That Night. Në 1993, Dushku mori një rol si Pearl në krah të Robert De Niros dhe Leonardo DiCaprios në filmin This Boy’s Life, një rol që sipas saj i hapi shumë dyer. Vitin më pas ajo luajti rolin e vajzës adoleshente të Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee Curtis në True Lies. Ajo kishte pjesë edhe në Bye Bye Love si vajza e Paul Reiser, si Cindy Johnson në Race the Sun, dhe role në një film televiziv dhe me metrazh të shkurtër.

Personazhi popullor

Dushku kishte në plan të ndiqte universitetin Suffolk në Boston, ku e ëma e saj jepte mësim në atë kohë, por agjenti i kërkoi të dorëzonte një audicion të regjistruar për një projekt ku merrte pjesë dhe një kliente tjetër e tij, Sarah Michelle Gellar. Pasi lexoi skenarin, Dushku nxitoi drejt një prej dyqaneve të Claire për të blerë produkt për make-up të errët dhe aksesorë të tjerë të përshtatshëm për pjesën si Faith në Buffy thë Vampire Slayer. Kur filloi punën për këtë serial, Dushku ishte akoma në moshë të mitur, prandaj duhet të merrte liri prej prindërve të saj për të punuar me orë të zgjatura.

Ajo më vonë rikujtoi me gëzim se gjykatësja që i dorëzoi çeshtjen e kujdestarisë së saj, një ndjekëse e devotshme e atij seriali, i tha se do ta firmoste urdhrin e kujdestarisë vetëm në qoftë se merrte një fotografi të firmosur prej Dushkut. Pasi mbaroi shkollën e mesme, iu rikthye aktrimit me rolin e Faith në Buffy the Vampire Slayer, një vrasës edhe më i trazuar se personazhi kryesor Buffy Summers. Megjithë planin fillestar për një rol vetëm në pesë episode, personazhi i saj u bë aq popullor saqë ajo qëndroi për të gjithë sezonin e tretë dhe u rikthye edhe në të katërtin për dy pjesë.

Filmografia

Në vitin 2000, Dushku luajti në komedinë me nxitëset e tifozëve Bring it On. Kjo u ndoq nga Soul Survivors, duke e bashkuar me kolegun e saj Casey Affleck në Race the Sun.

Në vitin 2001, ajo u shfaq në The New Guy me Dj Qualls dhe në City by the Sea me Robert De Niro dhe James Franco. Ky i fundit mori një vëmendje të gjerë nga një audiencë adulte si dhe disa vlerësime pozitive. Në të njëjtin vit, Kevin Smith e ftoi Dushkun të ishte pjesë e Jay and Silent Bob Strike Back.

Lexo edhe :  Personazh/ Face Yoga, kultura e re e jetesës hyn në Shqipëri

Në vitin 2003, Dushku luajti në filmin horrorr Wrong Turn dhe The Kiss, nje komedi-dramë indipendente. Duke nisur po në këtë vit, ajo mori pjesë në një dramë mbinatyrore të Fox-it, Tru Calling, ku luajti rolin kryesor si Tru Davis, një studente mjekësie. Në një intervistë me Maxim në maj 2001, Dushku thotë rreth roleve të saj, “Është e lehtë të luash një vajzë të keqe. Duhet vetëm të bësh gjithçka që të është thënë të mos e bësh, dhe nuk të duhet të merresh me pasojat sepse është thjesht aktrim.”

Dushku mori pjesë dhe në një prodhim nga Broadway të quajtur Dog Sees God, që nga dhjetori 2005, duke luajtur motren e Van-it, një personazh i paralelizuar me Lucy Van Pelt, nga seria komike The Peanuts tek e cila ishte bazuar produksioni. Ajo hoqi dorë në shkurt 2006 bashkë me anëtarë të tjerë, në mes të zërave për abuzim nga producenti, por që më vonë u mohuan.

Ajo luajti rolin kryesor në “Nurses”, një komedi-dramë spitalore për Fox. Ky ishte prodhimi i dytë i Fox-it tek e cila ajo mori pjesë por që nuk u transmetua. Ajo është parë edhe në videon muzikore të Simple Plan “I’m just a kid”, si interesi romantik i bandës, gjithashtu dhe në videon “Rockstar” të Nickelback.

Vizitat në Shqipëri

Eliza Dushku vizitoi familjen e të atit në Shqipëri në vitin 2006 pas një ftese nga kryeministri shqiptar i asaj kohe Sali Berisha. Ajo vizitoi gjithashtu dhe Kosovën dhe bëri një tatuazh me shqiponjën dykrenare në pjesën e pasme të qafës. Gjatë vizitës së dytë në Shqipëri në vitin 2011, ajo aplikoi për shtetësi shqiptare duke marrë pashaportën dhe kartën e identitetit shqiptare. Iu dha gjithashtu dhe titulli i nderit si Ambasadore e Kulturës dhe Turizmit në botë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Gjithashtu iu dha edhe titulli qytetare nderi e vendlindjes së babait të saj, Korçë.

Ajo është themeluesja dhe drejtuesja ekzekutive e Boston Diva Productions, shërben në grupin drejtues të organizatës THRIVEGulu (Qendra e Shërimit të Traumës dhe Reflektimit në Gulu), një organizatë kushtuar ndihmës së të mbijetuarve të luftës (përfshirë edhe fëmijë ushtarë) në Ugandën Veriore. Si një figurë model për aktivizmin e saj, u ftua nga Millenium Campus Network (MCN) si një folëse kryesore duke marrë çmimin Global Generation në krah edhe të Sekretarit të shtetit amerikan John Kerry në aktivitetet e MCN në 2011.

Në vitin 2015 Eliza Dushku vizitoi sërish Shqipërinë dhe pritet në një takim nga kryeministri Edi Rama.

Çmimet dhe nominimet

Performanca në Tru Calling i siguroi Dushkut dy nominime në vitin 2004 për ndarjen e çmimeve Teen Choice si Choice Breakout Star – Femër, dhe për çmimet Saturn si aktorja më e mirë për një serial televiziv. Revista Maxim e renditi Dushkun në vend të 6-të në listën e femrave më të nxehta të 2009-ës. Dushku u nominua në vitin 2009 për një çmim Scream si aktorja më e mirë Shkencë-Trillim për rolin e saj si Echo. Ajo u quajt dhe Ambasadorja e programit Consumer Electronic Show Entertainment në tetor 2011.

Të fundit

Horoskopi, 18 janar 2021

DASHI Në letër ka komplikime dhe zgjedhje të vështira për të bërë. Nëse jetoni dy marrëdhënie në të njëjtën kohë,...

Aleksej Navalnyn e arrestojnë pasi mbërrin në Moskë

Kritiku i ashpër i Kremlinit dhe aktivisti politik Aleksej Navalny u arrestua, pasi u kthye në Rusi të dielën. Me vendimin për kthim ai...

Makina i gjendet e djegur në Pukë, zhduket në Shqipëri ish-arbitri italian

Prej 10 ditësh ish-arbitri italian i futbollit Davide Pekoreli është zhdukur pa lënë gjurmë në Shqipëri. Mediat italiane raportojnë mbi ngjarjen e mistershme, ku ndër...

“A do dilje me një djalë më të ri?” Armina Mevlani jep përgjigjen e papritur

Armina Mevlani është pyetur në rrjetet sociale nëse do të martohej me një burrë më të ri se vetja dhe ajo tregoi nuk i...

Tronditëse/ Gruaja nga Burreli: Burrin e vrava sepse më solli një vajzë në shtëpi dhe më tha…

Lule Doçi ka qenë pjesë e rubrikës ‘Ka një mesazh për ty’ tek E Diela Shqiptare ku rrëfeu historinë e dhimbshme të jetës së...

Lajme të tjera

Web TV