Papunësia në vend, kambanë që bie për ndryshim

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Ndryshe nisi ky vit e ndryshe po përfundon, e problemi në thelb ngelet i njejtë në krye, që sikur punuan për të mos patur punë. Papunësia është një plagë e madhe, e cila u zmadhua edhe më shumë në 2020. Ky vit i pazakontë, i pa imagjinueshëm, ku virusi covid 19 u shfaq kudo, duke cënuar njërëzimin dhe izoloi të gjithë botën, jo vetëm vendin tonë të varfër, por me pasuri natyrore të shumta, thoshim çdo vit në shkollë. Virusi nuk cënon vetëm nga ana shëndetësore, por në mënyre të padukshme ashtu si ai është, goditi edhe ekonomitë e vendeve më të fuqishme.

Kësaj here nuk mund të mos tronditej dhe vendi ynë, me një ekonomi të dobët dhe korrupsion te fortë. Shumë biznese pasi u vendos ora policore për izolim total të vendit, në periudhën mars – qershor, qepenat e tyre nuk i ngritën më. E shumë biznese të tjera që u rihapen u detyruan te bëjnë shkurtime, të shtonin, jo prodhimin, por papunësinë. Pasojat e izolimit dhe të mendjeve drejtuese. Qeveria jonë, në fakt është vetëm e vetes, shteti ynë, që ndjehet për keq, tregoi prapë që është i pafuqishëm në përballje me situatat, jo vetëm të pazakonta, si ajo e tërmetit dhe pandemisë, por dhe me situata të zakonshme siç është punësimi. Bizneset dhe qytetaret vetëm humbnin me ndihmen e shtetit. Pasojat e papunësisë janë të shumta, por në vendin tonë gjithmonë japin një efekt akoma më dëshpërues, i cili tashmë është bërë dukuri: “Emigrimi”.

Në fillim te vitit 2020 kur akoma nuk ishim izoluar, emigrimi ishte një shqetësim shumë i madh jo vetëm për bizneset, por për ato po kthehej në gangrenë mosgjetja e punonjësve në fusha dhe kategori të ndryshme. E qeveria e pafuqishme për ta zgjidhur ndaljen e emigrimit, mendoi përtej asaj që pritej dhe që s’mund te imagjinohej. Ashtu e nxituar për të dalë nga situata e jo për ta zgjidhur, hodhi idenë e marrjes e emigrantëve nga kontinente të tjera (?!?) si fuqi punëtore. Por kjo mbeti nje ide futuriste e çmendur. Sepse vendi ynë pa zgjatur shumë, u izolua prej pandemise. Kjo u bë shpëtim për qeverinë. Në të gjitha statistikat vendi ynë renditet i pari për emigrimin, fatkeqësisht ja kalojmë edhe shumë vendeve që janë në gjendje luftë.

Lexo edhe :  Programi ekonomik i PD-së, si supozim mbi ide kontradiktore

Por papunësia është më shumë se shqetësuese, ankth i përditshëm dhe dramë për shoqërinë. Dhe u kthehem zërave të kaluar, larg, por që kumbojnë si tani, si këtu. Teologu Francez i viteve 1800, Hugues- Felicite Robert de Lamennais thote: “Kushtrimi i të varfrit mbërrin deri tek Zoti, por nuk arrin deri tek veshët e njeriut”.  Mbi 55 mijë persona u shtuan nga pandemia në ushtrinë e të papunëve në vendin tonë. Kjo është një barrë e madhe për ekonominë e vendit tonë. Që qytetarët shqiptarë mos ta shohin fundin e pandemisë si shpëtim vetëm nga virusi por edhe si një mundësi për tu larguar nga vendi duhen marr masa të menjëhershme, radikale, gjendjendryshuese. Kjo gjë kërkon vullnet dhe angazhim të madh.

Duhen politika të forta ekonomike, por dhe te vete politikes, kerkon një përmbysje për mirë, ku të ringrihet prodhimi i duhur dhe të ulet papunësia. Ndryshimi duhet të vijë që nga rritja e pagave, ku Shqipëria ka pagat dhe të ardhurat më të ulta në rajon për frymë. Statistikat tregojnë që 80 % e shqiptarëve të ardhurat e tyre i shpenzojnë për ushqime. Kjo është një e dhënë që të ardhurat janë sa për të ngrënë bukë, për mbijetesë. Mbështja me politika lehtësuese dhe zhvilluese ndaj biznesit, krijonte vende të reja pune dhe do të ulte papunësinë. Ndryshimi duhet të ndodhë si shpresë dhe zgjidhje e jo duke vazhduar në regresin e deri tanishëm kuturu. Viti i ri, rrugë të reja. Dhe qeveri e re…

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Autostrada mbushet me kanabis/ Trafikantëve iu hapet dera e furgonit gjatë lëvizjes, policia i kap mat

Ndryshe nga herët e tjera, ku çdo gjë kishte shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, një gabim...

Covid-19/ Shënohet ulje e rasteve ditore, shifër e lartë e të shëruarve në vend

Në 24 orët e fundit janë shënuar 1059 raste të reja pozitive dhe 14 viktima duke bërë që shifrat në vendit tonë të jetë...

Çfarë po ndodh? Sonte rikthehet Ana 1 në Përputhen

Ana njofton se sonte i rikthehet “Për’puthen” Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi, ka njoftuar se sonte do të rikthehet në këtë emision, shkruan Express. Përmes një...

“Përvëlohen për s*ks”/ Nuk do e besoni se kur e shijojnë më shumë marrëdhënien femrat

Ndoshta pjesa më e madhe do të mendojnë se bëhet fjalë për vajzat e reja, ato që janë rreth 20 vjeç, por jo. Zbulime...

Provimet, sezoni, mungesat/ Universiteti i Mjekësisë zbardh vendimin

Universiteti i Mjekësisë ka marrë vendimin për provimet online dhe në auditor. Sipas abc sezoni do të zgjatet 45 ditë. Studentet nuk do të...

Lajme të tjera

Web TV